Nga Alfred Peza
Dita e fundit e këtij muaji 31 maji, shënon zyrtarisht edhe 24 orët e para, të fillimit të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 Qershorit 2019. Sipas ligjit elektoral shqiptar partitë politike, koalicionet dhe kandidatët në garë kanë pas kësaj një muaj në dispozicion, për të shpalosur platformat, programet, mesazhet, premtimet dhe për tu bërë gati nga pikëpamja organizative, edhe për të dielën e votimeve.
Si rrallëherë në këto 30 vitet e fundit, dita e parë e fushatës ishte pothuajse pushim, nga pikëpamja e aktivitetit politik në terren. PS kishte programuar shumë herët, se do ta hapte zyrtarisht më 30 maj fushatën e saj zgjedhore. Në Tiranë u njoftua organizimi i një takimi me 61 kandidatët e saj për kryetarë Bashkie të Shqipërisë dhe me të gjithë kandidatët për këshilltarë. Në përfundim të protestës së 25 majit, PD me sa duket ende nën euforinë e saj, e caktoi zhvillimin e mitingut të radhës në kryeqytet, ditën e nisjes së fushatës socialiste.
Për ti ikur me elegancë kësaj sjellje parapolitike, lidershipi socialist deklaroi shtyjen me 24 orë, të këtij aktiviteti. E si për ti shkuar deri në fund foshnjërisë së saj, edhe PD e shtyu protestën. Këtë radhë, duke e zhvendosur një ditë pas socialistëve. Justifikimi? Kishin harruar që të premten është Nata e Kadrit për besimtarët muslimanë dhe se të shtunën e 1 Qershorit, festa e fëmijëve. Kështu që përfundimisht e lanë për tu mbledhur sërisht para Kryeministrisë, më 2 Qershor.
Loja e “cic miceve” në 24 orët e para të fillimit zyrtar të fushatës, është pasqyra më e qartë për të parë, kulturën e sjelljes politike të lidershipit të opozitës sonë jashtparlamentare. Një kulturë që bazohet vetëm mbi improvizimin, duke konsumuar energji për gjëra boshe për ti ikur me vetëdije të plotë jo vetëm garës elektorale si e vetmja rrugë dhe mundësi për tu përfaqsuar në lojën e madhe të demokracisë. Por, me sa duket PD, LSI dhe aleatët e tyre po ikin pa e kuptuar as vetë, edhe nga sistemi politik i vendit. Duke i lënë hapësirat e tyre bosh, për forca dhe lëvizje të reja opozitare, që kanë filluar të forcohen në Shqipëri.
Lidershipi i opozitës sonë jashtparlamentare në vend që ta shfrytëzonte kohën e fundit në dispozicion, për të pranuar dialogun pa kushte me mazhorancën socialiste, vijoi fluturimin e pandalshëm drejt humnerës politike.
As 6 letrat e përditshme të Edi Ramës drejtuar Lulzim Bashës, që rrekeshin ti tregonin rrugën nëpër sokakun e errët ku ndodhet, drejt derës së hapur të dialogut;
As progres- raporti i KE që rekomandoi hapjen e menjëhershme dhe pa kushte të negociatave për anëtarsimin e Shqipërisë në BE;
As tregimi me gisht i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit nga SHBA e BE, si liderët që kanë udhëhequr protestat e dhunshme kundër institucioneve kushtetutese;
As editoriali i Ministrit për Europën i qeverisë “Merkel” në gazetën më të madhe të Gjermanisë, që apelonte se BE nuk duhet të verbohet nga politika e papërgjegjshme e PD e LSI dhe protestat e tyre të dhunshme.
Dhe as qetësia e vendosmëria e PS, për të zbatuar detyrimin kushtetues për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 Qershor, nuk e ndalën lidershipin e opozitës sonë jashtparlamentare, për ti shkuar deri në fund aktit të vetvrasjes politike.
Asnjë faktor ndërkombëtar, nuk e ka inkurajuar deri më sot, aktin e djegies së mandateve parlamentare.
Asnjë partner strategjik ose jo i Shqipërisë, nuk e ka mbështetur opozitën, në rrugën e daljes nga Parlamenti.
Asnjë kancelari perendimore dhe asnjë institucion politik nuk e pranon mosfutjen e një grupimi partish opozitare, në zgjedhje.
Reformën në drejtësi të cilën opozita jonë e quan të dështuar duke e nxjerrë si pretekst për të mos hyrë në zgjedhje, ambasadori BE në Tiranë e vlerësoi si suksesin kyç e përcaktues për marrjen e rekomandimit pozitiv e pa kushte për Shqipërinë.
Me sa duket, jo 24 orë por as 24 javë dhe as 24 muaj të tjerë, nuk do të mjaftonin për opozitën tonë jashtparlamentare që të rikthehej në institucione. Për tu ulur në tryezën e dialogut pa kushte. Për tu futur në garën elektorale. Për aq kohë sa suksesi i kësaj reforme ka detyruar “liderin historik” të opozitës Sali Berisha, që tia caktojë asaj vijën e kuqe: “Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”!
24 orët e para ikën. Pas një muaji, të gjithë do të shohim, se cila nga këto dy mundësi do realizohet. Deri atëherë, Edi Rama do udhëheqë fushatën e mazhorancës drejt fitores të zgjedhjeve të 30 Qershorit! Sepse për mazhorancën ka dy mundësi: “Ose Shqipëria do bëhet më në fund europiane, ose do vijojmë që të riciklojmë të njëjtat kriza, si edhe në 30 vitet e shkuara!”
Analizë perfekte . Exelent. Po mire mo Alfred a e pe sonte tek fix farë si ulërinte lideri i demokrateve para naziskineve të Mamurrasit në Kurbin. A kishte ndonjë dallim me fjalimet e Fyrherit të Rajhut të Tretë në vitet 1930_ 1933 në rrugët dhe sheshet e Berlinit, Nurenbergut, Mynihut,, bile ulërima e Bashës janë shumë më të frikeshme së ato të Fyrherit se sot jemi 80 vite me vone dhe nuk bëhet fjalë që të ringjallet Fyrheri në rrugët e Shqipërisë vetëm e vetëm që Flamur Herman Geringu i pd_ sheh ëndërra me sy hapur që mund të vijë në pushtet me një grusht naziskinesh me molotov apo flakadane apo Nafije Dybeku me ndihmën e lristave naziskine të Jales. 30 qershor do jetë gozhda e fundit në arkivolin e leshelise që po jep shpirt
Me këtë opozitë, gjithmon terminé keq.
Ulërima histerike të Bashës në Kurbin para naziskineve të Mamurrasit dhe sharebajgave te leshitdhise dhe në një lokal ne Tirane janë shumë të ngjashme me fjalimet e Fyrherit të Rajhut të Tretë në vitet 1930_1933 në Berlin, Munih, Nurenberg, etj para përkrahësve të tij, bile këto të Bashës janë me të frikeshme. Ky popull nuk do lejojë kurrë rikthimin në pushtet të Flamur Herman Geringut që krijoi Republikën e Lazaratit dhe sot ndersen naziskinet e Mamurrasit me molotov rrugëve të Tiranës. 30 Qershor dita e fundit në arkivolin e leshelise që po jep shpirt, bashkë me sharebajgat dhe lristat e haremit veror të Jales
Ky gazetar, eshte shume prodhimtar,
Java shtate dhe ky tete, perdite del ne gazete.
Analize shume sakte, FATKEQSISHT ME PAK PERJASHTIM SHOHE VETEM MERON DHE ALFREDIN TE ARTIKULLOHEN SAKTE E DRJETPERDREJTE TE RRJENJET E TE KEQES.
Saliu me banden e tij kane te drejte kur thone o iken Edi ose shkrihet opzita. Deri ketu kane arritur punet..Per ta nuk ka rrugdalje tjeter. I gjithe arsenali i tyre i cili nuk eshte pak te gjitha parate e vjedhura ne vite dhe financimet e ardhura nga kanalet e nendhshme te boshtit t ortodks jane duke u perdorur si municion ne kete “LUFTE ” Nuke shikoni si blihen deklaratat e ndonje polikani fundor ose pensionisti ne europe e pompohen ne mediat opozitare si vije e sjelljes se europes per shpiperine. Kryeministi yne dhe pjesa dermese e popullit shqitare nuk kane shance ta nenvleftesojne kete beteje. Kjo beteje eshte nje beteje per jete o vdekje midiss nje rregjimi rrumpale i cili kerkon te rivije ne pushtet per tu ricikliuar e shpetuar drejtesise dhe nje sistemi normal demokratik ku forcat vijne e ikin ne baze votes se popullit .Kam frike se kryeminisrti yne e ka marre lehte e me sportivitet kete beteje. Edi duhet ta kuptoje kjo beteje duhet vlersuar si beteje midis te mires e te keqes. Shqiptaret nuk ka shancin ti japin shancin te keqes te vije perseri ne pushtet e te sundoje shqiptaret. O sot o kurre kjo bande duhet te shkaterrohet dhe vendin e saj ta zeje nj opozite normale qe lufton me mjete demkratike. Populi duhet te kuptoje se nje opozite qe thote qe eshte maxhorance absolute ne shqiperi i ben mitingjet naten.Nje njeri me intelekt normal e kupton se mitingjet behen naten per te mos u pare pjesmarrja dhe masiviteti pasi eshte e veshtire te filmohet pjesmarrja, Sa me vogel pjesmarrja aq me e madhe eshte dhuna e perdorur me qellim te krijoje effektin e duhur te ndrkombetaret te cilet do vije nje moment do thone e mendojne si nje edukatore perttace kopshti femijesh qe kur nje femije eshte grindavec e vazdhimisht qane per teka te tij vendos ti jape atij lodren qe kerkon me qellim qe te mos degjoje me qaren e tij. A e mbani mend Salin dikur qe nuk e linte Sheshin Skenderbej per tubimet e opozites por e rezrvonte vetem per mitingjet e saj. Pse nuk i ben mitingjet atje dhe ta mbushi sheshin skendebej dhe godinat perreth . Kuptohet qarte nuk ka njerez qe vijne nga mbrapa . Ata pak qe i kane mbetur jane banda e tij e perhershme qe i ka pasur sa here te gatshme dhe qe e ka ushqyer dhe i ka lene te vjedhe kur ishte ne pushtet si dhe puntoret e bashkive qe kane pasur dhe qe dijne se mund te jene te punesuar vetem nese ne pushtet eshte Berisha. Nuk them se nuk ka njerez te tjere te pakenaqur ndja kesaj qeveria por ata nuk pranojne te identifikohen si te dhunshem. Edhe nje shembull tjeter qe mendoj se mund te perdoret per kete band qe mendon se eshte shumice- Ne box kur ti e kupton se je ne forme dhe e mund kundershatrin ti mezi pret te ndeshesh me te e ta mundesh jo me pike por ta edhesh nockout mundesisht per ti treguar se ti je kampioni i vertete. Ndersa kjo e ashtuquajtur opozite tek ne i ikin ringut dhe ballafqimit me kundershatrin se ai gjoja i blen arbitrin dhe madje i blen edhe publikun qe vejn per te pare dylyftimin. Nga do ta kapesh kjo e ashtuquajtura opzite qe une e konsideroje nje bande te rrezikshme fute uje. Ben BLA BLA jashte ringut per tu dukur e fuqishme por ne fakte nuk eshte e fuqishme . I fuqishem je vetem ku ke popullin me vete.Por popull nuk mund te konsiderosh ate qe i jep 1000 leke te ri i siguron buke per ate dite e hyp ne autobuz e i thua dil mbush kthinat e parlamentit me shpresen se ne rastin me te mire mund te merren per mbeshtetes edhe kalimtaret e rastesishem . Kjo jo vetem eshte nje loje pandershme por nuk e merioton te shperblehet . Qeveria ka ardhur koha ti tregoje vendin kesaj bande ose nese nuk ja tregon do ti degjoje avsazin keaj bande per vite me rradhe.