Nga Mustafa Nano
Jozefina Topallit ia kam dhënë dorën për herë të parë në fillim të viteve 2000, në ambasadën amerikane. Ishim të ftuar atje për një darkë me rastin e vizitës në Tiranë të një zyrtari të lartë të Uashingtonit dhe tok me ne ka qenë, nëse kujtesa nuk më bën prapësira, edhe Ilir Meta e Ben Blushi. Por nuk më ka mbetur ndonjë gjë kushedi se çfarë në mendje prej atij takimi, ndonëse nuk më la shije të keqe. Ishte e ndrojtur dhe shumë e kujdesshme. Bënte ndërhyrje të rralla, veç kur i bëhej ndonjë pyetje, me një anglishte të thjeshtë e të saktë.
Emrin e Jozefina Topallit ma kishin zënë veshët më herët, në pikun e krizës së vitit 1997. Dhe ai emër (nuk kishte ndodhur më parë që një Jozefinë të bëhej personazh me rëndësi publike në Shqipëri), i ndihmuar edhe nga pamja e saj, nuk më la indiferent. Pata për shoqërim idesh – gjë e kuptueshme kjo për të gjithë robtë e brezit tim – këngën e famshme të Chris Rea-s, të cilën ky i fundit ia kushtonte një vajze me emrin Josephine, që “natën ia bënte ditë”. Më ishte pak e vështirë ta mbaja e duroja këtë shoqërim idesh teksa e shihja Jozefinën prore nursëze e të vrazhdë. Por çfarë “humbiste” prej këtij tipari, ajo “e fitonte” me hijeshinë e vet. Jozefina ishte e hijshme. Dhe vijon të jetë e tillë. “Inatin mbaja, por hakun jepja”, thonë nga anët e mia.
Dhe hakun ca më shumë mund t’ia jepja unë që veç inat nuk kisha për t’i mbajtur, s’ka gjë se ajo nuk është tipi i gruas, pas së cilës mund të marrosesha. Ka një tipar që do të ma ftohte dëshirën për t’iu vardisur. Ka diçka si heroike në qenien e saj. Dhe për rrjedhojë, më sillet si diçka jo fort mendjehapur. Sepse heronjtë, dihet kjo, nuk janë mendjehapur.
Nuk gjen njerëz më pak mendjehapur sesa heronjtë. Është edhe për këtë arsye që heronjtë i kam gati zët. Unë për ca kohë kam menduar se Jozefinës ia donte puna të shfaqej e tillë, por pastaj zbulova se ajo shfaqej ashtu si ishte. Ajo është një nga pak personazhet politike që nuk mban maskë. Jozefina që doni të njihni është Jozefina që keni njohur. Mos u mundoni të zbuloni tek ajo një Jozefinë tjetër. E keni pëlqyer? Ok. S’e keni pëlqyer? Ok. Muhabeti quhet i mbyllur.
Për herë të fundit e kam takuar para nja dy vitesh, në përurimin e një romani të Flutura Açkës. Në atë rast mua m’u desh t’i bëja një intervistë Fluturës në prani të të tjerëve, të cilët, siç mund të merret me mend, ishin në shumicë të djathtë. E të shumtët e të shumtëve ishin berishianë. Kishte mes këtyre të fundit edhe berishianë me nam. Siç ishte edhe Jozefina për shembull. Dhe dihet tanimë: berishianët mua nuk më durojnë dot. Edhe unë nuk i duroj dot, ç’është e vërteta. Lëri të tjerat, por janë pjesa më bigote e Shqipërisë.
Ti mund të jesh armiku më i madh i armikut të tyre, por kjo gjë nuk i kënaq ata. Nëse je kundër Berishës, ata nuk ta falin. Dhe mua nuk ma kanë falur kurrë. Më quajnë armik të tyrin. Por edhe unë nuk ua fal. Nuk ua fal së pari që janë berishianë (si mund të jetë berishian njeriu? Ka më shumë kuptim të jesh toskë nga Gjakova), dhe së dyti që nuk ta falin nëse nuk je berishian (kjo është edhe më e pakuptueshme).
Dhe në atë takim, berishianët se si më shihnin. E ndieja shikimin e tyre që më ndukte nga të gjitha anët. Madje, dukej sikur me sy i kërkonin llogari Fluturës: “Ç’borxh ta patëm që na ftove në përurimin e librit tënd dhe na detyrove të shihnim fytyrën, e të dëgjonim zërin e këtij bandilli?”
Jozefina ishte atje, gjithashtu. Por Jozefina nuk ishte e tronditur nga prania ime. U takuam si të ishim në një mjedis neutral dhe jo “në fushën e saj”. Bëmë një bisedë neutrale, gjithashtu, në sfondin e buzëqeshjeve vesh më vesh. Shoqja ime që e kisha në krah, e që është shkodrane, na shërbente të dyve, edhe mua, edhe Jozefinës, si një “rrufepritëse a zjarrfikëse”.
Ishim takuar edhe njëherë tjetër më herët, në Lalz, andej nga viti 2015. Dhe në atë rrethanë, në rrugë, më këmbë, bëmë një bisedë disi të gjatë. Ishte bisedë politike. Dhe e dini se çfarë vura re? Jozefina fliste me mua sikur unë të isha një i veti, sikur të ishim të dy anëtarë të të njëjtit sekt, gjë që m’u duk disi e pakujdesshme nga ana e saj. Ne e spërdredhim gjuhën, dreqi ta hajë, kur hasim njerëz, për të cilët dimë se botën e shohin ndryshe nga ne. Nuk mund të mos e bëjmë këtë gjë, nëse duam me të vërtetë të ndërtojmë ura komunikimi me njerëz të tillë. Dikush mund ta shohë këtë spërdredhje të gjuhës si një hipokrizi, a hile, a arrati të panevojshme prej vetvetes, por pa “hile e dredhi” të tilla nuk do të ishin të mundura bisedat njerëzore.
Dhe prandaj nuk më pëlqeu Jozefina në atë rrethanë. Ajo po fliste me mua me po atë gjuhë që mund të fliste me një demokrat të Bushatit apo të Mamurrasit. Kam përshtypjen se disa ditë më parë duhej të kishte lexuar një shkrim timin shumë kritik ndaj Edi Ramës dhe m’u bë se ajo po shihte te mua një prozelit, ose të paktën një të penduar. Dhe zuri të më bënte pohime “demokratësh”.
“Edi Rama është kryeministri më i keq që ka pasur ndonjëherë ky vend”, më tha, pa e çuar në mendje, ose pa e vrarë këtë të fundit, d.m.th. mendjen, se përballë kishte një njeri që këtë gjë mund t’ia vinte në një farë mënyre në diskutim, apo që, në rastin më të pafajshëm, përballë kishte një njeri që mund të mendonte se “Rama është kryeministër shumë i keq, por ai tjetri përpara Ramës ishte edhe më i keq”.
Por sidoqoftë nuk ishin pohimet e saj që më linin shenjë. Aq më pak pohimi në fjalë. Jozefina duhet ta dijë (edhe të tjerë gjithashtu) se rrallë mund të ketë pohime e qëndrime që të më bëjnë përshtypje. Është një sëmundje profesionale (unë bëj pohime bombastike gjithë ditën e ditës).
Thoni sa të doni gjëra të çuditshme, thoni po të doni edhe se “librat duhen djegur”, edhe se “shqiptarët janë një popull i zgjedhur nga Zoti”, apo krejt të kundërtën, d.m.th. që “shqiptarët janë një popull i harruar nga Zoti”, edhe se “Shkodra është një palo vend”, dhe unë prapëseprapë nuk do të kapem në befasi. Ah, një sekondë, ju kërkoj ndjesë, përballë këtij pohimit të fundit do të shtangesha që ç’ke me të.
Unë Shkodrën e kam pikë të dobët. Këtë gjë e kam shprehur më shumë se njëherë. Dhe në këtë mes ka luajtur një rol tradita e kultura e saj urbane, e në mënyrë të veçantë fërgëllia e përndezja intelektuale e gjysmës së parë të shekullit XX, që e shndërroi atë në një vatër drite për të gjithë kombin. Dhe në këtë kuptim kam frikë se fakti që Jozefina është shkodrane, tok me faktin që ajo rrjedh nga një familje e rëndësishme në historinë e atij qyteti, mund të më kenë bërë mua (pikat e dobëta janë pika të dobëta, s’ke ç’i bën!) të nisem që në start me një simpati të hazërtë për Jozefinën.
Ndryshe, sikur të mos ishte nga Shkodra, do ta kisha kritikuar shumë më tepër për një numër sjelljesh e qëndrimesh të gabuara publike gjatë kohës që ajo ka qenë një aktore e rëndësishme në teatrin politik. Shprehjet “kapeni prej zhelesh” (me këto fjalë iu drejtua ajo rojeve të Kuvendit, nga pozicioni i kreut të këtij të fundit, kur një opozitar po krijonte probleme në seancë) dhe “socialistëve u duhej dhënë plumbi ballit në vitin 1997” kanë për të mbetur gjatë, në mos përgjithnjë, në kronikën politike.
Po të isha në vend të saj, nuk do të doja të kisha pasur në biografi “cene” të tillë. Besoj se edhe ajo nuk është krenare që i ka lëshuar këto shprehje, por edhe në përgjithësi për vrazhdësinë, me të cilën është sjellë në publik. Sikur të mos ishte për hijeshinë e saj fizike, kjo vrazhdësi do t’i ishte bërë këngë. Dhe vargjet nuk do të ishin si ato të lirikës së Chris Reas. “Josephine, I’ll send you all my love / And every single step I take / I take it for you…. Now there’s a storm on my radar / But I can still fly / And you are the reason / The blue in my sky”.
O Muc. Pordhi kali ne dere te hanit. Kaq meriton shkrimi yt per Zhelesfinen.
Pordhi kali ne dere te hanit, e ja njiten Muç Nanit
Zhelefina po bon be, ai ska pordh qy kur ka le
Kokrra e trapit narcistik.
Lavdi Zhelefines dhe gjithe zhelefinistave ? ? ?
Po ,je munduar e menduar thellë për të na mbushur mëndjen për Xhozin,por Xhozi mor mik është ajo që është ,bukuria që ngre në qiell për këdo me tru në kokë është një dhuratë që të jepet për t’a ruajtur ,jo për t’a zhgerryer në llucë, ajo jo vetëm që mbetet shumë provizore por pa shumë virtute të tjera tek njeriu me kuptimin e plotë të fjalës njeri bëhet vetëvrasje e tij .Merre Xhozin ,Visho një palë pantallona nën fustane prej basme me lule ,Visho një palë opinga, dhe vuri një shaml në kokë pa harruar t’a paisësh me një lopatë a shat duke shkuar në arë ,dhe shkrimi i gjatë Juaji edhe pa i njohur bëmat e saj ,do të mjaftonte edhe vetëm një frazë për ty së pari pastaj për gjithë lexuesit.
Hahaha,pikerisht,me e kap prej zhelesh ket shkrim me nzjerr jasht.
Kjo ishte si e rën me dorë!
haha jam i sigurt qe pasi e ka taku Xhozin, i ka fut nje fap fap te shpejte kur ka arrit ne shpi
Tamam Kazan .
Muc katnari ben si rob me stil.
Te ka konsideru si demokrat te Bushatit se ti ia fut pordhes kot o derebardh.
Sic e thua edhe vete, ti ben pohime bombastike, jo sepse ke ndonje fakt, por si provincial qe je, kerkon vemendje.
Ti Muc, packa se jo nga me te trashet, je prape pjese e gazetarise tallava qe ka ne Shqiperi, qe e ben kete vend lemsh e li, ku nuk merr vesh i pari te dytin.
More , sa bosh paska qenë nga brënda ky megaloman I dashuruar me veten !
I lehtë , shumë i lehtë nga trutë dhe pordhac i madh !
O muc marmalata! A ka vdeke jozefina a?! Hajt te te rroje muli pa shkop me shkopin nard ndoka.
Hahahaha katunari mutit. Ik e bjeri me dore tani.
SE ÇKA NJE VRTENDJERJE TE NEVERITESHME KY MUÇ CARI NGA SKRAPARI. I DUKET SE DI GJITHÇKA DHE ESHTE QENDRA E UNIVERSIT BOTEROR DHE HARRON SE VIJON TE MBETET NJE PROVINCIAL I LAGJES 5 SHTATORI TE ÇOROVODES ME TE TERA. VERENI SI RREFEN DHE E VLERESON ZHOZEFONEN. A THUA KY ESHTE MESIA QE KA NE DORE TE VULOS PLUSIN APO MINUSIN. E KUSH TA FUT NE PORDHE TY OR MUÇ KUÇ. GRABIT NAJ GJO NE KETE RRUMPALLHANE DHE PER KAQ VLEN. TI JE TIPIKU I SKRARLLINJVE MENDJEFYEJ DHE GJOKSGROPE.
BRAVO!
Nje BRAVO te MADHE.
Xhozi femra me e shpifur ne kete toke,nje grua metipare burri,tip kafshe,ordinere.
Nje “bukuran ” si future jote prej fshatari klasik, xhozi eshte nothing… Shko bej shuren ne ndonje kazan dhe shif surratin
Rri Muc se ti nuk e njeh Shkodren. Eh mor mik, nuk dalin neper ekrane bukuroshet e Shkodres, luleboret e saj. Po marr vetem “nje zonje te rande”. Merr Roza Xhuxhen _(Anagnostin), ne rinine e saj nje ylle, e kish skalite i Madhi Zot sic thojme ne shkodranet me shume nge, me ate fytyre engjellore, nje lekure trendafill roze sic e kishte emrin, me ato floket e bukur qe ralle mund te shihnje nder femra te tjere, ate te ecuren e bukur e c te te them qe kur shkonte drejt teatrit Migjeni, te gjithe ndalnin frymen kur kalonte ajo Roze qe rrezatonte vec miresi, duke pershendete me shume dashuri njerezit qe ajo i njihte apo tue ja kthue pershendetjen e ambel edhe atyre te panjohurve qe e pershendesnin per respektin qe kishin per te.. Ashtu u rrit dhe u madheshtue me nje sjellje princeshe, goje ambel, me ate za te bukur magjepes dhe ashtu na e grabiten Rozen. O Zot. Edhe sot po ajo Roze e bukur, e ambel, e thjeshte, nje zonje e rande qe kur del ndonjehere ne televizor nuk ngopemi tue e pa. Sot ajo ka nje emer shume ma te madh se sa nje deputete, Ajo tashme ka hyre ne histori si nje artiste e madhe e skenes se Teatrit e Kinematografise, ajo ka lene role te mrekullueshme dhe te pazevendesueshem bashke me tere ate plejade te shumte artistesh te medhenj.
Rosa Xhuxha eshte shembulli i perkryer i nje intelektualeje qe gjate viteve te tranzicionit ka dhene shume mesazhe dashurie mes njerezve, mesazhe urtesie, optimizmi dhe qe nuk u perlye kurre ne interesa te ulta e te castit te politikes vrastare shqiptare.
Muc ti nuk i di keto, nuk e njeh Shkodren dhe trendafillet e luleboret e Shkodres.
Sic e the edhe ti vete, Gjyzepina do mbahet mend vetem per zhelet e saj dhe asgje me teper,
O Muc
Roli i gazetarit pervec permbatjes dhe tematikes se shkrimit eshte nje fare mase te mbroje gjuhen dhe edukoje,
“Bigote” e perdorur nga ju nuk mendoj se te ben me interesant. Ti je ai qe je. Jepi lexuesit nje aresye me teper qe te harxhoj kohen per te lexuar shkrimet e tua. Personalisht nuk e njoh Jozin, por ju po mundoheni te hidhni bazat per te skalitur nje karakter politik pjese e nje kaste qe e mori Shqiperine te varfer dhe e ktheu ne kazan anarkik llozhurash
Ky eshte gomar. Dhe si ka mundesi qe ky I jep vetes tagrin te gjykoje nivelin e anglishtes asokohe kur ky anglisht nuk di as sot?
Deri aty e lexova…te besh shkrim per nje njeri ordiner si Jozefina eshte e papranueshme te ta botojne ne gazete.
Gjithë kohën duke marrë nëpër goje emrat merren analistat.në Shqipëri? Kaq I famshëm është ky Much Rrota.qe.të .na tregoje.në se.cila.eshte e bukura dhe cila jo. O. Karamuc, ka.ik.koha kur bukurinë e caktonte Partia. Njeriu o.Much e ben vetë vlerësiminë e bukurise si te.doje sepse Bukuria është shije.
Po te ishte ne krye te PD do ti kishit thene gjera monstruoze! qe te mos jua rrezikonte kurre pushtetin! Tani e perdorni per diversion. Sa ulet luani.
O Muç, qe paske fanepsur per Jozefinen, kjo s’eshte ndonje gje e re si mashkull dhe pa grua qe je, por qe te ka ftuar dhe Flutura idiotje edhe kjo s’ka gje te re. Keto jane femrat e kohes qe kane dobesuar dashurine per seksin femer. Se femra gjithmone eshte e mire, por kur del jashte kornizave te saj, behet e qelbur fare. keshtu si keto te dya qe permende ti , njera ne Shkoder e tjetra atje ku ka shtepine Lulezimi. Mos u magjeps shume se te gjitha femrat ate vrimen njesoj e kane , plus te tjerat nga jashte. Ah, se harrova; Shkodra djep i kultures?! Po Korça, po Elbasani , po djepi patriotizmit ku eshte, prandaj mos u magjeps shume me prifterinjte shkodrane qe e mbanin revolen ne mes te bibles se ti je dhe ateist. Mire bere qe na e kujtove Jozefinen, por ajo trashegimia eshte sipas fjales popullore , nga ferra del trendafili dhe nga trendafili del ferra, megjithese manaferrat jane me te domosdoshme se lulet e trendafilit! Po me ate Flutura Açken Kaçken , i thone arres andej nga Permeti) na bere razi eshte eshte nje derr femer qe nuk ka haber nga civilizimi njerezor, bajate deri ne vjellje.
Nuk kuptova asgje nga ky shkrim. Ishte per te mbushur faqen e gazetes. Jam plotesisht dakort me mendimin e pare te bere nga “mona”
o mustafa bjeri qenit se na ha
po ja lyp jozit nga gazeta o muc kulufi
muc pushti
tarasi
o muc skrapari po cke qe kruhesh…
Në marinë,”Muço” u thonë ushtarëve të rinj
që s’dinë asgje nga jeta prej marinari.
Edhe Muçi eshtë një “muço” në qytetarì.
Duke u nisur nga parimi:”lepurit,thuaji frikscak por ,shpejtësinë mos ia mohò”,them që Muçi
Vërtetë ka dellë gazetari,por eshtë larg të qenurit si Jozefina,qoftë si kulturë apo prejardhje.
O shqiptar o koqe kanari. Po pser mor burrë vetëm fjalë të këqia dhe negativitet transmetoni. Çfar të keqe ka ky shkrim more burra?. Përveç se zotëria ka shprehur një mendim të cilin ashtu e ka menduar për Jozefinën, ku qëndron “gomarlleku”, “katunarlleku” e shumë epitete të tjera që vetëm në gojën e shqiptarit do ti gjesh.
Edhe sikur asnjë vlerë të mos ketë në lidhje me personin të cilit i është kushtuar kjo ese, të paktën pranojeni more faqezinj se artistikisht është goxha i bukur si shkrim. E nqse as këtë nuk keni vullnet ta pranoni, nuk kam mendim tjetër për ju përveç se jeni ca qënie të pështira që villni vetëm vrer e helm dhe asgjë tjetër nuk dini të bëni në këtë jetë.
Ti do jesh ndonje nga keta analeshet qe u duket vetja ajke… se ata thone shqiptaret keshtu e shqiptaret ashtu… te gjitha komplekset e personalitetit vetjak ja veshin mehalles. Shko pirdhu ti me gjith Muc gomarin.
Muci eshte gomar se ngarkon dru pa ditur se pse ose se per ku dhe eshte katundar se prap me mistrice e mbyll shishen.
Me da duket shumica e shqiptareve nuk jane aq te holle sa ty,nuk arrijne te kuptojne ato qelizat artistike te Mustafait,un per vete e pranoj,nuk kam c’bej,nuk jemi te gjithe si ty,bucko.Jam i bindur qe Mustafai heren tjeter qe do te kete ndonje ide artistike,do te mendohet dhe perqendrohet mire,te pakten do e fillonte esell,qe te jete i sigurt te mos i dali nje shkrim topall.
O Muc ku ti nje “malok” Skrapari dhe ku Jozi qe eshte nga nje prej qendrave te kultures Shqiptare (Shkoder, Elbasan apo Korce).
Me duket nje shkrim i nje niveli prej mediokri qe nuk shikon me larg se sa i shohin syte, nejse kur i beni karshillek Edit se keni per turp
me i be biografine kujt te ju shkoj ne mend me pare.
O gjergj,per kete zhelefinen eshte turp te shkruhet,kjo letyre qe nuk ka asgje te perbashket me shkodren,kete qe eshte turpi i shkodres,pjella me e keqe e femres shqiptare,kjo ka treguar se c fare mund te beje soji i saj kur i jepet pushtet.
Do kete lexuar “Ditarin sekret” te Pushkinit, ky Muc’ katundari, me konstipacion kronik.
c’ne ky shkrim per Jozefinen?
me c’rast?
Respekt per …omofilolilin.!!!
Ky shkrim i Muçit,me kaq lavderime eshte nje ofendim i madh per Jozefina Topallin. E ka thene shume mire i madhi Fan S Noli “Nje e lavderuar ne sy,jane dy te shara pas kraheve”.
WOW.This is beautiful Love story.
Nje grua do te jete inteligjente, kur te harroje qe eshte e bukur …?
Zoti Nano , ta paska lene driten ndezur Jozefina o derman, problem i veshtire kjo puna e ndjenjes, kot nuk thone qe dashnia ti merr mente, keshtu ka ngjetur edhe me ty o Muçi, te shkuara te harruara, po me mire keshtu. Thone qe zoti nuk ti jep te dyja, Jozefines l ka dhene bukurine, ndersa mende e saj nuk i duhen as dreqit, edhe saliu per te paren e ka zgjedhur, te jesh i bindur. Sa per politikane Jozefina nuk eshte gje tjeter, veçse nje moster, zot na ruaj e na shpeto nga ky mutacion.
.
A po ma ban edhe mu nji shkrim , Nano?
Tpaguj , sa don?
0 Mut Nano……o krijese pa shtylle kurrizore,koke bosh,…..
Ti mut na qenke magjepsur pas Jozefines,o bajge ,qe ke lene 3 gra e tani pritet te lesh edhe te katerten…
Pis mut burri….yyyyyy…
Jo o Muc, te ka fole qe katnar Corovode, se aq e ke kandarin ti.
Mbarova paragrafin e pare e thashe me vedi, ca jam tuj ba? Mos i hin ksaj pune mos Muc se asht rruge e gjate e nuk vuloset me 20-30 vjet qe ke ti n’Tiran. Ba me pyet e merr vesht se shkallat e cardakut ku asht rrit baba i saj kan ba sa tan shpijat e katunit tand bashk. He se paske dal ti po i thona, me do mend ma shum e mujke me vlersu anglishten “e thjesht e te sakte” te pinjolles se Cobajve. Po yt bir a jote bije ca do bahen? po femijet e tyne? Po nipat e nipave? Po te siguroj se ne rrugen gjate te jetes ka devijime ndojhere, si puna jote qe ke dale prej rradhet. Po me ba me e pa prej nalt, viza asht e drejt o Mustaf. Si Jozefina, si pasusit e saj ne te njajten rrug si gjyshat e katragjyshat do t’shkojn, po ashtu si ata te tujt. E nuk asht faj ky as i saj, as i joti. E ka da Zoti kshtu.
Sjellja e Jozefines ne disa raste ka qene e neveriteshme, sidomos me gjykimin sot, por as te tjeret nuk jan sjell ma mire se ajo. Ajo ishte kryetare kuvendi ne nje situate teper te rande per Shqiperine, ku njerzit e humbin kontrollin kollaj, e si te jete vendi bahet kuvendi. Pastej, ne e dime qe politikanet tone nuk shquhen per etike morale, per kete kemi shembuj te mjaftueshem per me kriju nje opinion, ne te gjitha koherat. Gjithsesi, nuk e kuptoj, pse kapemi vetem me Jozefinen, e jo me te tjeret qe kan qellu edhe me pistolete ne Parlament.
Ne te gjitha Parlamentet e botes, si te asaj te ” qyteteruar ” dhe asaj te pa ” qyteteruar “, ndodhin skandale.
Sjellja e njeriut mvaret edhe nga rrethanat. Po te jetosh midis deleve do blegerish si dele, e po te jetosh midis ujqerve do ulerish si ujk, perndryshe nuk mbijeton.
Mire ti s’pe gjë te Jozefina po ajo ajo ça pa tek ti. Po kur e pa a ia bani zemra ratatata. Jozefina ishte nje kelyshe e Berishes. Nje grua qe i flet goja para mendjes.
Ja e duruam Jozefinen 8 vjet e cfarë na ka mbetur ne mend është se si opozites ish numri 2 i shtetit i thonte zhele. Pra
per zhelen dhe keni ik apo keni shku per lesh do te mbahet mend gruaja e pare kryeparlamentare
sado vite te kalojne. Ne vend ti shuante sherret ne kuvend kjo ndizte konfliktete edhe më keq.
hahahhahahahahahaaaaaaa
hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
do shkoj gjithcka ne origjin lol .
katnari do kthehet na fshat e do kullosi lopen
kush ta porositi kete shkrim o katunar ! edi rama sigurisht ! po ce ndrojtur ore ! po ajo ja kalonte dhe burrave nga sjellja njesoj si sali berisha !
“”..Dashuri ne kohen e koleres” E paske dashur ,por nuk ja paske thene atehere dhe tashti je penduar! Ngushellime Nano,Jozefina desh mori me qafe Saliun , ndersa ty qe qenke “djegur ” per te s’te lkishte regjistruar ne ata “defteret”e saj!Atje ne plazh nuk di c’kini bere ,por Ajo ka ditur me shume per ty se sa ti per te!Edhe njihere ngushellime ,per kete shkrimin tend , qe duket si pendese per nii faj , qe sic thone edhe fetaret, meshkujt i cojne ne Ferr!
“”..Dashuri ne kohen e koleres” E paske dashur ,por nuk ja paske thene atehere dhe tashti je penduar! Ngushellime Nano,Jozefina desh mori me qafe Saliun , ndersa ty qe qenke “djegur ” per te, s’te lkishte regjistruar ne ata “defteret”e saj!Atje ne plazh nuk di c’kini bere ,por Ajo ka ditur me shume per ty se sa ti per te!Edhe njihere ngushellime ,per kete shkrimin tend , qe duket si pendese per nii faj , qe sic thone edhe fetaret, meshkujt i cojne ne Ferr!
“”..Dashuri ne kohen e koleres” E paske dashur ,por nuk ja paske thene atehere dhe tashti je penduar! Ngushellime Nano,Jozefina desh mori me qafe Saliun , ndersa ty qe qenke “djegur ” per te, s’te lkishte regjistruar ne ata “defteret”e saj!Atje ne plazh nuk di c’kini bere ,por Ajo ka ditur me shume per ty se sa ti per te!Edhe njihere ngushellime ,per kete shkrimin tend , qe duket si pendese per nii faj , qe sic thone edhe fetaret, meshkujt i cojne ne Ferr!