Shtatë trimëritë e Herkulit, shtatë shalianët, shtatë letrat… dhe miti

1 Qershor 2019, 10:24Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Shtata është numër që vjen nga miti. Shtatë ditë ka java, shtatë herë u ul në ndjenjëse shkrojtësi dhe shtatë herë i vuri vulën përsipër. Numerologjia është një fushë që ndihmon shumë mendjet e lodhura nga trazirat e brendshme.

Me thënë të drejtën ai donte ta linte me gjithë zemër tek numri gjashtë, por dikush i foli për të paudhin që e identifikojnë me këtë numër. Ju kujtua që dikur një kazanar i pati rrëfyer për Iron Maiden dhe këngën e tyre të mirënjohur “Number of the beast”. Nuk ia vuri shumë veshin bishës, por numrit edhe në at’botë. Pas numrave është i dhënë, sepse tek ata gjen mistiken, gjen një besim që nuk është i kultivuar në breza, por brenda qënies së tij të përsosur.

Para dy vjetësh rrëmbehu dyshin dhe kënaqi më në fund dëshirën të ngrinte dy gishtat si një herë e një kohë para se ta përzinin nga Partia Demokratike. I njëjti kazanar atë mbrëmje ishte duke ndjekur mbledhjen, kur ai doli marrok dhe briti: “Këto gishta nuk m’i pret dot njeri!”. Askush nuk mbante gërshërë me vete atë natë.

Numrat ia sjellin jetën mbarë ose ters. Në listën elektorale të dy vjetëve më parë urdhëroi të “vritej” partia me numrin 13. Ters i madh trembëdhjeta, prandaj Saimiri u fut me kokë. Ngjante me dikë që hapte gropën për të kallur kufomën e trembëdhjetës në fjalë atje, por ra vetë dhe ai, Mjeshtri u përkujdes ta mbulojë me dhe përgjithmonë.

Sërish numrat i duhen, se ata janë të magjishëm. Kur i thanë sa mandate të duhen kërkoi një numër mbi shtatëdhjetë, sepse kanë shtatën brenda, por mbi të gjitha mitologjia ka përtuar të shkojë deri atje. I del atij për detyrë që këto numra t’i kthejë ai në mit dhe bashkë me to veten. Prandaj, i ngjit në bluze, në rrugë, në ballina ngrehinash.

I pëlqeu numri 30, sepse është i plotpjestueshëm, numër i rregullt, numër bujar, numër i bereqetit. Një ndërtesë me tridhjetë kate ka më shumë duk se një ndërtesë me pesëmbëdhjetë të këtilla. Profesori Robert Langdon mund të jetë më i zoti të shpjegojë magjinë e këtyre numrave dhe shenjave, të cilat pa dyshim që shenjojnë rrjedhja, fate, mbarësi a fatkeqësi për vetëm një mit dhe të vetëm. Në fakt, miti, në këtë dekikë është në fazën e larvës që shumë-shumë zvarritet, por shumë shpejt do fluturojë, sepse do të kthehet në flutur. Rëndësi ka që veç numrat ta ndihmojnë.

Ndaj i pëlqeu tridhjeta, ndaj e krijoi të puthitur pas një bluze mavi, por do ti që ata nuk e kishin hedhur ende shortin. “Kujt i bëjnë ata si të pavarur? Mitit i bëjnë ata si të pavarur?”. Ja, e hodhën shortin dhe zanat deshën ta caktojnë numrin 30, një ditë më vonë, pasi ai e kishte parë tridhjetën në vegimet e tij në odën e fluturave.

Ndaj, u ul në ndenjëse dhe shkroi të shtatën. Për të shtatën herë përsëriti që ai nuk ka asnjë kurrfarë faji. Është i qashtër si djalka që ende nuk është prekur, jo si në tregimin “Ina, Ina uli brekët”, gur kilometrik i letrave shqipe.

Ai është i qashtër si vesa e mëngjesit, si ujët e ndjenjur të gjirizit, të cilat nuk i lot kush. Ai është i qashtër, se po plotëson numrat e profecisë, e cila do ta rilindë në mit.

11 komente në “Shtatë trimëritë e Herkulit, shtatë shalianët, shtatë letrat… dhe miti”

  1. Shqiptar says:

    Cemerit mburren me faren kurse Kelua me aren .

  2. Aman mos na nxirr grun t'na rrafi says:

    Kur paska filluar Enkeli te merret me numerologji. Zanat i mirë per te bere ca pare dhe per tu zgjidhur hallet atyre qe jane ne hall per tu parathënë fatin.

    Fiks fare. As me shume e as me pak nuk pritej nga ky shkrim i shkruar nga Enkeli buri i Mesiles.

    Tani mos be sikur je acaruar tani me ate qe guxoi tju marre gishtat lart se ato nuk ekzistonin kur sipas sërës tuaj këtë shenjë e ka shpik PD-ja Ne kete shkrim thua Ai . Shume vite perpara kur ishe ne qef te madh se shaloje te mirat e PD-se beje nje emision me kuti. Po shihja kete emision te papolitizuar kur se si ta dha truri i the kolegut ne studio te mbyllur në një tip kornize -Sot ai i gjati …….Po ça lidhje kishte emisioni yt me aktivitetet e te gjatit. Tani se je vetë si nje brumbull s’ta ka fajin i gjati.

    Me nje fjale me kete shkrim s’ke thënë asnje gjë por na ke tregu haptas fytyren tënde te paanshme.

  3. AMY says:

    eshte shume e dukshme qe ti ke nje pene te dobet, dhe je njeri i ceket, te vjen per te vjell te lezosh analizat e keti Demi pseudogazetar apo moderator
    o zot ne cfare kohe jetojme ???!!!!!
    Letra e shtate e Rames eshte eshte si te permendesh himnin e flamurit, aq velere ka sa njerez si enkel demi nuk arrijne dot ta vleresojne ose jane teper xheloz se nuk e arrijne dot Edi Ramen ne asnje pike.

  4. Www says:

    O Dem, thuaji gruas që të mos bërtasë e të mos bëjë grifshën në Tv, ashtu siç bën me ty në shtëpi, se la nam. Në s’ja thua dot në sy, shkruaji nja 10 letra, se me 7, ty s’të pjerdh ajo.

  5. timo says:

    Ke parë ti që, kur Mesila vendosi të bëjë varje nëpër palma, lali Eri, nga frika, i zëvendësoi me pisha. Ky personi, si burri i Mesila Palmës, nuk mërzitet. Ai vazhdon shkruan hartime. Temat dhe mesazhet ja përcakton Mesila e cila kur këthehet në darkë nga puna e lodhëshme, ja korigjon dhe i vë notën. Nuk e di a do ta kalojë klasën!!!

    1. Molusk says:

      Ky se kalon klasen ne shtrat jo me në publicistike.

  6. Ladi says:

    Vocrraku Enkel: 30 tek bluza u vu per daten e zgjedhjeve- pra nuk shtyhen, nuk ka lidhje me numrin rendor…Leri keto palacolleqe, keto akuza banale, mos e turpero kaq shume veten!

  7. korcari says:

    Keli i mesiles!Ku nje cam[mysliman]me nje katolike[mesila e dodajve]ha gjize keli sepse tvsh po te mban akoma[o dio mio]paguani o shqiptare,qe keli te tall[kare]…..

  8. merret mesila doda me politike bashke me kete kollovarin ! pisa ja kane pare hajrin se vetem vjedhin dhe dredhin zinxhirin ! legene femer ka hormone e shkreta nuk e cliron dot ky mavria !

  9. xxx says:

    Cifti fatal ala MAKBETH me dy koka majmuni;njera CAME kurse tjetra DIBRANE ……hane shan hane bagdat

  10. neseba says:

    Keli, lëri këto shkrime të tilla se nuk je për këto ti, por mblidh gruan se po të ikën për lesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje