Studenti i ekselencës që vjen nga Moska: Në Rusi pata mundësi punësimi por zgjodha Shqipërinë

2 Qershor 2019, 12:31Kulturë TEMA
Studenti i ekselencës që vjen nga Moska: Në Rusi pata

Pedagogu i UET: Studentët shqiptarë janë ndër më të mirët jashtë vendit

Nga Fernada Cenko

Redion Luli, një student ekselent ka zgjedhur të kontribuojë për vendin e tij. Edhe pse ka studiuar në Rusi, është përshtatur mirë me atë vend, ka marrë dije shumë të mira dhe është specializuar në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare, ai ka zgjedhur që të kthehet në Shqipëri, në të njëjtën kohë që aty janë ofruar mundësi të shumta punësimi.

Në një intervistë për Tema Javore, Redioni tregon gjithë anagazhimin e tij në fushën e pedagogjisë, në kërkimet shkencore. Ai është lektor i brendshëm i së Drejtës Ndërkombëtare në UET, pas një tentative për tu punësuar në administratën publike, por tregon që është i lumtur me punën që po bën.

Mund ta hasni në salla konferencash apo në takime të nieveleve të larta të takimeve Shqipëri-Rusi, pasi është përkthyes zyrtar i gjuhës ruse, por edhe në terren duke u marrë me guida turistike vetëm me turistët rus dhe bjellorus që vizitojnë Shqipërinë.

Redion, ju jeni larguar nga Shqipëria për të vazhduar studimet në Rusi. Pse zgjodhët Rusinë, jo një vend të Europës? Dhe pse latë Shqipërinë?

Unë në vitin 2005 përfundova studimet në shkollën e mesme profesionale të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë në degën Gjermanisht. Ëndrra ime ishte të vazhdoja studimet e larta në Gjermani, pasi në vitin 2005 zura vendin e 2 në rang republike për zotërimin e gjuhës gjermane në kuadër të një testimi të zhvilluar nga DAAD dhe kisha të drejtën të vazhdoja studimet në universitetet gjermane pa qenë nevoja të kryeja kursin e gjuhës. Por për efekt të kostove të larta të studimeve në Gjermani, si dhe për faktin që Gjermania rrallë ofron bursa të plota studimi u detyrova të kërkoja variante alternative me bursa të plota studimi dhe mora vesh se Ministria jonë e Arsimit ofronte mundësinë e përfitimit të bursave të studimit në Federatën Ruse, në kuadër të një marrëveshjeje dypalëshe midis dy vendeve.

Nuk e kisha menduar ndonjëherë të studioja në një vend të Europës lindore, aq më tepër në Rusinë e largët, por më interesonte të kisha një eksperiencë studimore jashtë vendit dhe aplikova për një bursë studimi në Federatën Ruse. Për efekt të mesatares së lartë gjatë studimeve në shkollën e mesme, m’u akordua një bursë studimi në Rusi në degën drejtësi, të cilën unë e pranova me kënaqësi. Nuk e lashë Shqipërinë përgjithmonë, por u largova për të marrë një arsim më cilësor se sa ai që ofronte Shqipëria.

Për çfarë keni studiuar atje?

Të treja ciklet e studimeve të larta i kam kryer në fakultetin e drejtësisë të Universitetit Rus të Miqësisë së Popujve në Moskë. Nga viti 2006-2010 kam studiuar drejtësi të përgjithshme. Në përfundim të studimeve u shpalla “Best graduate” i brezit të diplomuar në vitin 2010. Më pas përfitova sërish bursë nga Ministria jonë e Arsimit për të vazhduar studimet në nivelin master shkencor në katedrën e së drejtës ndërkombëtare të po të njëjtit universitet ku u fokusova në studimin e hollësishëm të së drejtës ndërkombëtare dhe europiane.

Nga viti 2012-2015 kreva studimet pasuniversitare në po të njëjtën katedër dhe në shtator të vitit 2015 mbrojta me sukses tezën e doktoraturës me temë “Kundërveprimi ndaj akteve të keqpërdorimit të aviacionit civil: aspektet ligjore ndërkombëtare” dhe mora gradën Doktor i shkencave juridike (PhD, International laë and European laë).

A është e vështirë që një i ri shqiptar të studiojë në një vend si Rusia?

Aventura ime në Rusi ka nisur në një qytet të vogël rus në kufi me Ukrainën, në Bjellgorod, ku dhe studiova për rreth një vit gjuhën ruse në fakultetin përgatitor të Universitetit shtetëror të Bjellgorodit. Muaji i parë larg të afërmve në një qytet ku nuk kishte shqiptarë të tjerë ishte pak i vështirë, por përpara largimit për në Rusi kam udhëtuar shpesh jasht vendit për të marrë pjesë në forume ndërkombëtare dhe jam mësuar të adaptohem në ambjente të reja. U miqësova shpejt me studentët e tjerë të huaj nga vendet e Amerikës Latine, Afrikës dhe Europës, madje u përfshiva edhe në një grup muzikor të përbërë nga studentë të huaj që jepte shfaqje herë pas here në qytetin e Bjellgorodit, duke kënduar këngë folkloristike ruse. Qëllimi im ishte që të transferohesha në Moskë, atje ku universitetet ishin më prestigjioze. Mundësinë për t’u transferuar në Moskë ma ofroi dekanati i fakultetit përgatitor, pasi fitova olimpiadën e gjuhës ruse ndërmjet studentëve të huaj. 

Më mundësuan transferimin në Univeristetin rus të Miqësisë së Popujve, një prej universiteteve më të njohura jo vetëm në Moskë, por në të gjithë Rusinë. Viti i parë i studimeve në një grup me vetëm studentë rusë ishte impenjativ, pasi nuk ishte aq e lehtë t’u bëje konkurrencë studentëve të talentuar rusë me një inteligjencë për t’u patur zili, por falë përpjekjeve personale dhe falë një përkujdesjeje të veçantë që shfaqnin pedagogët rusë ndaj studentëve të huaj, arrita të fitoja vetëbesimin e nevojshëm dhe të konkurroja me studentët rusë. Barriera e gjuhës ndihej gjatë dy viteve të para të studimit, më pas ajo erdhi duke u venitur. Nuk është e lehtë të krijosh miqësi të qëndrueshme me rusët, por nëse e fiton besimin e tyre, ata të hapin dyert e shtëpisë dhe të bëjnë të ndihesh si një anëtar i familjes. E kam ndjerë veten si në shtëpinë time gjatë viteve të studimeve në Rusi, pasi ndoshta edhe mentaliteti i popullit shqiptar është shumë i ngjashëm me atë të popullit rus. 

Kam marrë pjesë aktive në jetën sociale të universitetit, themelova Shoqatën e studentëve shqiptarë në Universitetin Rus të Miqësisë së Popujve, e cila ekziston ende dhe ndihmon studentët shqiptarë të adaptohen me kushtet e jetesës në kampusin universitar dhe të mbrojnë të drejtat e tyre. Përveç kësaj kam patur mundësinë të jem përfaqësues i studentëve europianë në Shoqatën e studentëve të huaj të Rusisë. Gjatë dy viteve të fundit të studimeve të doktoratës më është dhënë mundësia të jap mësim në katedrën e së drejtës ndërkombëtare të Universitetit Rus të Miqësisë së Popujve (Peoples’ Friendship University of Russia). Mund të them se e kam ndjerë veten të privilegjuar brenda mureve të universitetit ku kam kryer studimet e larta dhe jam ndjerë pjesë e një komuniteti multinacional, pasi në universitetin tim studionin studentë nga 147 vende të botës.

Ishte i vështirë adaptimi juaj me Rusinë?

Përpara se të zhvendosesha për studime në Rusi, kam patur mundësinë të udhëtoja shpeshherë jasht vendit dhe të qëndroja larg familjes për periudha dy javore ose një mujore dhe kjo ka ndikuar sadopak që adoptimi im në një vend të ri si Rusia të ishte pak më i lehtë. Por sigurisht që barriera e mosnjohjes së gjuhës ruse ndikonte në adoptimin e ngadalshëm në Rusi gjatë muajve të parë, pasi komunikimi ishte i vështirë, duke qenë se rusët nuk njihen si komb që kanë dhuntinë e mësimit të gjuhëve të huaja si ne shqiptarët. Megjithatë kjo barrierë ra shpejt dhe komunikimi në gjuhën vendase ndikoi në krijimin e kontakteve miqësore, në rritjen e rrethit shoqëror dhe në integrimin e shpejtë në ritmin e jetës së përditshme.

Kam studiuar për 10 vjet me radhë në Moskë, e cila për nga sipërfaqja, së bashku me rrethinat e saj e përfshin 3 herë sipërfaqen e Republikës së Shqipërisë. Moska është një shtet më vete, e ndarë nga Rusia mund të them, me një ritëm marramendës dhe shumë të shpejtë, me distanca të largëta, me kosto të lartë jetese, një qytet që nuk flen kurrë…shumë njerëz lodhen shpejt nga Moska, pasi nuk e përballojnë dot ritmin marramendës të qytetit, i cili është rraskapitës, ku ushqimi konsumohet gjatë rrugës për në punë, kur zbret për të marrë trenin në stacionet e metrosë që cilësohen si më të bukurat në botë. Për mua personalisht adaptimi ka qenë relativisht i lehtë edhe pse klima e ftohtë më bente që të më merrte malli shpesh për klimën tonë mesdhetare.

E keni njohur gjuhën më parë apo? E kishit të vështirë?

Mësimi i gjuhëve të huaja ka qenë hobi im, zotëroj 5 gjuhë të huaja, ndër të cilat edhe gjuhën ruse. Përpara se të nisja rrugëtimin tim në Rusi në nëntor të vitit 2005, pata filluar të ndiqja një kurs me pedagogen më të mirë të gjuhës ruse në Shqipëri, Profesoreshë Xhemile Zykajn, ish-shefen e departamentit të gjuhëve ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të UT.

Një kurs që zgjati dy muaj dhe që më mësoi bazat e gramatikës së gjuhës ruse. Gjuha ruse cilësohet si një prej gjuhëve më të vështira për t’u mësuar për efekt se është gjuhë dinamike dhe pasurohet çdo vit me fjalë të reja. Por falë pedagogëve të fakultetit përgatitor në Universitetin shtetëror të Bjellgorodit arrita ta  përvetësoja mirë rusishten dhe madje të zija vendin e parë në olimpiadën e gjuhës ruse ndërmjet studentëve të huaj.

Çfarë të mungonte nga Shqipëria kur ishit aty?

Më mungonin prindërit e mi, duke qenë që edhe ata e ndjenin shumë mungesën time, pasi jam djalë i vetëm. Ndjeja mungesën e miqve të mi, shokëve të ngushtë për këshillën e të cilëve kisha nevojë në momente të caktuara. Dhe sigurisht që më mungonte klima e butë shqiptare, me ditët me diell edhe gjatë muajve të dimrit, ndërkohë që në Moskë qielli ishte gri gjatë 7 muajve të vitit dhe kjo ndikonte sadopak në gjendjen shpirtërore.

A do të ktheheshit në Rusi duke e lënë përfundimisht Shqipërinë?

Në vitin 2018 mora një ofertë nga një kompani ruse në Moskë për të punuar si kryejurist, të cilën e pranova për arsye edhe të rritjes profesionale dhe për të patur një eksperiencë si jurist praktikant dhe jo vetëm si pedagog i së drejtës. Por nuk mendoja zhvendosjen përfundimtare në Rusi dhe fakti që u riktheva dhe po punoj sërish në Shqipëri e dëshmon më së miri këtë. Mendoj se kontributi im është më i vlefshëm në Shqipëri se sa në një vend të huaj, por kjo nuk përjashton largimin për periudha të caktuara kohore për arsye të rritjes së kualifikimit.

Çfarë ju pëlqente në atë vend?

Më pëlqente trajtimi që kishim ne si studentë të huaj, një përkujdesje e veçantë e stafit pedagogjik, dashamirësia që shfaqnin, kur vërenin se ishe student i përkushtuar. Më ka bërë përshtypje gjithmonë dhe më ka lënë mbresa të veçanta jeta e larmishme kulturore në Moskë, mundësia për t’u zhvilluar në fusha të ndryshme, vlerësimi që merrje pa kursim për arritjet në mësime dhe jo vetëm.

Ju mungon Rusia?

Kur kalon 10 vjet në një vend të huaj, sidomos kur bëhet fjalë për periudhën kohore kur nis e formohet personaliteti i një individi, sigurisht që lidhja shpirtërore me vendin në fjalë është e fortë. Më merr malli për vitet studentore në Moskë, vite që për këdo cilësohen ndoshta si më të bukurat në jetë. Kanë qenë vite të larmishme, të mbushura plot emocione në një prej megapoliseve më të mëdha të qytetërimit botëror. Më mungojnë shëtitjet në rrugët e pafundme të Moskës, gjallëria e qytetit që nuk flen kurrë, jeta e pasur kulturore që gëlon në çdo cep të qytetit. Pas kthimit në Shqipëri më ka rastisur të marr pjesë pothuajse çdo vit në konferenca shkencore në Moskë i ftuar nga kolegët e mi, së fundmi po punoj edhe për publikimin në Moskë të monografisë time në sferën e së drejtës ndërkombëtare ajrore.

Pasi mbaruat shkollën andej, përse vendosët të ktheheshit në Shqipëri?

Unë që në momentin e largimit nga Shqipëria e kam patur qëllim kthimin në vendin tim dhe dhënien e kontributit personal në ato sektorë ku nevojiteshin profesionistë të mirarsimuar jashtë vendit. Madje mund të them se gjatë qëndrimit në Rusi në kuadër të shoqatës së studentëve shqiptarë kam mbajtur marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi me ambasadën tonë në Moskë dhe kam ndihmuar përfaqësinë tonë diplomatike në sigurimin e ambjenteve për organizimin e aktiviteteve kulturore për promovimin e Shqipërisë.

E patët të vështirë punësimin si pedagog?

Për të thënë të vërtetën, pas kthimit në atdhe kërkova të punësohesha në profilin tim, pra si ekspert i marrëdhënieve me jashtë ose si jurist-ndërkombëtar në administratën tonë publike, por ishte e pamundur të punësohesha në profilin tim. Për këtë arsye iu dretjova dyerve të universiteteve ku menjëherë u pranova si pedagog i brendshëm në Kolegjin Universitar Luarasi, ku punova deri në shtator të vitit 2016. Më pas mora oferta edhe nga universitete të tjera dhe u transferova tek Universiteti Europian i Tiranës, ku vazhdoj edhe të punoj aktualisht si lektor i brendshëm.

A sillni risi në mësimdhënie, duke ditur që keni edhe një backgrounde të mirë nga jashtë?

Mundohem të sjell në auditor praktika mësimore që aplikohen në universitetet prestigjioze jashtë vendit për ta bërë më atraktiv procesin mësimor.

Si janë studentët shqiptar, meqë ju njihni nga kombet e ndryshme?

Studentët shqiptarë kanë dëshmuar që janë ndër studentët më të dalluar jashtë vendit. Në Shqipëri gjatë dekadës së fundit vihet re një nivel i ulët përgatitor i studentëve që vjen si rezultat i rënies së nivelit të sistemit arsimor në Shqipëri, çka i detyron të rinjtë të aplikojnë për studime në universitete

prestigjioze jashtë vendit. Megjithatë, gjatë eksperiencës time personale si pedagog mund të them me bindje të plotë se edhe në auditoret e universiteteve shqiptare evidentohen studentë mjaft të talentuar, të cilët dëshmojnë përkushtim në përfitimin e dijeve të reja.

Më bën dot një krahasim mes sistemit të arsimit atje dhe në Shqipëri?

Nëse do të bëjmë një krahasim mes sistemit rus dhe atij shqiptar të arsimit mund të them se sistemi rus i arsimit ka patur rrënjë të thella dhe është implementuar në sistemin shqiptar të arsimit të lartë për efekt edhe të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve deri në vitin 1962, kur ndodhi dhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, të cilat do të rivendoseshin në vitin 1992. Sistemi rus i arsimit të lartë fokusohet tek teoria e formimit të përgjithshëm të studentëve dhe ka tendencën e përfitimit të dijeve të thella teorike. Studimi në universitetet ruse kërkon angazhim serioz dhe bazohet në një sistem të organizuar të kërkimit shkencor.

Ndërsa sistemi arsimor shqiptar ka nevojë për reformim të thellë me qëllim rritjen e mundësive për zhvillimin e kërkimit shkencor, si dhe organizimin e praktikave efektive profesionale për aplikimin e dijeve teorike. Një problem tjetër që haset në sistemin arsimor shqiptar është përgatitja e dobët profesionale e disa prej pedagogëve, të cilët duket se kanë humbur stimulin për rritje të mëtejshme profesionale ose janë bërë pjesë e stafeve pedagogjike jo në sajë të kualifikimeve profesionale.

Jeni pedagog. Në protestën e studentëve morën pjesë dhe e mbështetën edhe pedagogët, ishte një protestë që justifikoi qëllimin?

Kam qenë mbështetës i protestës studentore që në fillimet e saj, pasi kërkesat e studentëve shqiptarë ishin plotësisht të drejta dhe duhet të ishin mbështetur më shumë nga shoqëria civile dhe nga i gjithë populli në tërësi. Protestat ishin paqësore dhe kishin për qëllim mbrojtjen e të drejtave legjitime të studentëve.

(TemA Jovore)

29 komente në “Studenti i ekselencës që vjen nga Moska: Në Rusi pata mundësi punësimi por zgjodha Shqipërinë”

  1. Hahahahahaha says:

    Eshte specializuar ne Rusi per “drejtesi nderkombetare” hahahahaha ruset nuk kane “drejtesi” ne Shtepine tyre e jo me te “specializojn” dike tjeter per ate nderkombetare…hahahahaha drejtesi alla Putana qe mund ti shkoj pershtat buceve te ruso-serbo-grekeve ketu si Saliut Lulit Likes e Monit …..

    1. `ptuuuu jazek! says:

      ate po mendoja dhe une! Te ishte ndonje inxhinjeri po hade mo, por llafollogji? Ne RUSI eshte mire te studjosh mjekesi ku e kane te perparuar, inxhinjerite po ashtu I kane te forta, po ashtu per diktature kane rrenje te thella, por per shkencat sociale Anglia, Amerika jane vendet ku merren njohurite per njerzillek. Te kuptohemei jo se avokatura eshte e pa rendesishme, por Russia nuk eshte vedi I duhur. Kuptohet personi ne fjale me duket I talentuar por ka harxhuar shume energji per gjuhet e huaja. Une kam harxhuar energji per gjuhet ne rinine time dhe gjuhet qe nuk ikam perdorur pothuajse I kam harruar. Rinia jone duhet orientuar drejt profesioneve, inxhinjerive, jo shkencave sociale qe prodhojne te pa pune

  2. ¬ says:

    Më shumë duam Rusët se Holandezët.

  3. Mati says:

    Dhe ne harrove te Thuash qe u rekrutove nga kgb.kete gje ben rusia me te gjithe studentet neper bote. Te njejten gje beri me Kim Filbyn..

  4. ish emigranti says:

    Hajt per hajer i qofte te zotit t’shpise ?

  5. Ledio says:

    Vendi qe mban te pushtuar toka qe i perkasin Japonise, Kines, Ukraines, Gjeorgjise , Kalingradin. Vendi qe vrau 1 milion Cecene ,miliona Afgan etje -etje paska edhe univiersitete per te Drejten Nderkombetare..? Ti mund te jesh djale i talentuar ( pa ironi) , por e ke harxhuar kohen kot ne nje vend qe vetem ka lindur gulag edhe autokrat. Nqs nuk te kane sjelle per te te vene ne vend te Sali Berishes, te jap te drejte per nje gje qe Ruset ne pergjithesi jane njerez te mire.

  6. Genti says:

    Pavarsisht politikes dhe orientimeve startegjike qe kane qeverite tona ne kohe dhe epoka te ndryshme populli rus per vlerat e tij gezon respektin maksimal na populli yne dhe anasjelltas. Nje popull qe ngriti nje perandori gjigande nga Evropa ne Azine e Larget,qe rrezoi Car e Sekretar te Pare e qe luftoi me vetmohim duke dhene dhjetra miliona te rene kunder Nazifashizmit e me kaq e kaq kontibute ne kulturen,shkencen dhe historine boterore nuk ka si te mos respektohet. Popujt tane gezojne nje miqesi te gjate e qe duhet te jete frytdhenese e pa u ndikuar nga politikat ditore dhe ndjenjat nacionaliste.

    1. Kuq e zi says:

      Sa per pullin rus qe nga car e deri te sekretar duke perfunduar te ky i sotmi asgje nuk ndryshon karshi shqiptareve na duan nen shkja

  7. Shqipe says:

    Ne Rusi mundesi te shumta punesimu per studentet e huaj qe kane studiuar drejtesi?! Me behet qejfi we ky djale po I ben reklame vehtes, por me pak genjeshtra. Nje student I huaj I drejtesise (e theksoj) mund te marre oferte per punen ne Rusi pasi te dije rusishten ne menyre perfekte (madje dhe pa theks) dhe vetem nese do te ishte shume shume I talentuar. Eshte shume e veshtire ne Rusi pasi ka nje konkurrence shume te forte dhe rusisht ja si gjuhe eshte shume veshtire. Plus ekzistojne edhe njohjet etj. Djalit suksese ne Shqiperi, po mos t’ia rrise kaq shume vehtes mendjen. Po te kishte marre oferte nuk do te kthehej. Studentet shqipetare te kohe e te kaluara kane shkelqyer atje, kjo eshte e vertete.

  8. Pellazgos says:

    Rusia eshte kombi me i Madh sllav zoti me comentin Hahahahaha.
    Dhe nuk eshte ndertuar me skllever nga Afrika apo koloni te formuara me dhune,percarje,gjak.
    Ruset jan krenare per ate qe jane,kurse Muslimanet “shqipetare” qe kane Identitet Arabe dhe hiqen “vellezer” me Arvanitasit qe jane viktimat e Turqise eshte skandal kombetatre.
    Pyetja eshte shume e thjeshte.
    Pse Arvanitasit epirote luftuan per kombin Greke ne kohen qe skishte Greqi apo Albania por Perandori Osmane,kurse heronjte e Albanistanit si vellezerit Frasheri,Ismail beu,Hasani etj shkuan ne Kostandinopolin e Kastriotit te pushtuar nga Osmanet?
    Se ndergjegja Albania nuk egzistonte ne ate kohe.
    Institucionet ishin Turke dhe Greke dhe nuk ishte krijuar ako,ma Glua (glosa) e bukur (buatiful) Albanese nga Amikos (mik) dhe armikos te Epiroteve fashistet e Romes.

    1. Pellazgu says:

      Ti je i lene nga trute a mavri ( mavi, ne Turqisht). Perserit te njejtat gjera 200 here si nje i semure psiqik pa e kuptuar cfare thua, e pa pasur njohuri per ato qe thua.

      Dhe bene autogol kur thua qe kishte institucione greke e turke te formuara ne ate kohe, kjo tregon se romoi ( ata qe sot vetquhen grek) duke qene servilet dhe sherbetoret e perandorise Osmane, i lane te kishin institucionet e tyre. Ku te formoheshin gjuha shqipe kur patriotet shqiptare si Papa Kristo NEgovani apo Koto Hoxhin vriteshin e persekutoheshin nga autoritet ‘greke’ e ‘turke’?

      ‘Ndergjegja’ qe thua ti, ka bashkuar nje komb multietnik jevgo-sllavo-shqiptaro-vllah-turko-anadollak nen emertimin grek. Ndaj nuk ka vazhdimesi te grekve te lashte me te kete amalgamin qe sot quhen grek e i ka bashkuar kisha. Nderkohe qe shqiptaret jane te vetmit komb te bashkuar nga gjeneza e jo nga feja.

      Arvanitet nuk luftuan per ‘kombin grek’, por luftuan ne emer te kishes, dhe duke luftuar per ate amalgam njerzish vajten drejt shfarosjes se tyre perfundimtare duke u zhdukur fare e dhemballe. Ate qe s’beri dot osmani me arvanitasit, pra ti zhduknin gjuhen e nenes. ja bere shteti fallco grek, qe s’i le as te flasin shqip.

      Sa per ngjashmerit e shqipes me gjuhe te tjera, kjo tregon qe shqipja eshte nena e gjithe gjuherave, dhe krenare nje gjuhe indo-europianet. Ik tani pi ilacet, njeri i semure.

      1. Xhixhi says:

        O Pellazgu, shiko mos njeh ndonji doktorr te mir jepi andresen se terapia qe ka ber der tani si ka ber derman.

  9. pokeristi says:

    Te lumte Redion!
    Le te jene rezultatet e tua te shkelqyera burim shtytjeje dhe frymezimi,per te gjithe studentet shqipetare,kudo qofshin.
    Je nje shembull mjaft pozitiv,per te gjithe ata shqipetare qe e duan Shqiperine dhe me konrributin e tyre behen nje force pershpejtuese drejt familjes Europiane.
    Te pafshim ne majat me te larta te shkences juridike!

  10. Alpet.al says:

    Ju lutem, mund te percaktoni ne fotot kush eshte studenti yne. Une nuk emunda ta gjeja edhe pse ne foton solo ishte me kapele skish.

    Nga rezultatet qe na tregon vete autori, duket se te pakten aty ku perfshihet, eshte student serioz dhe me rezultate, pra nuk ka shkuar thjesht per turizem, sic ndodh rendom sidomos nga ata qe shkojne me bursa shteti.

    Nderkaq, sic e e ka vene ne dukje nje komentues me siper, syudenti yne ka studjuar per “llafollogji”, jo per profesione reale qe i nevoiten Shqiperise ne menyre imperative, ne fusha si mjekesia, inxhinieria, informatika e programimi, teknologjite ushqimore dhe kimike, e te tjera si keto.

    A thua nuk ne duhen njerez te kualifikuar jashte shtetit dhe te specilizuar ne fushen e jurisprudences, te se drejtes nderkombetare, sociologjise e psikologjise, teadministrimit dhe diplomacise, te menaxhimit dhe marketingut, te gazetarise dhe komunikimit?

    PO, pa asnje dyshim qe PO!
    Por le te mbulohen keto fusha me bursa te dhena nga universitetet nderkombetare me konkurse apo thjesht me aplikime rutine apo, kur munden, edhe me finanicime private apo familjare.

    Ama, ato pako bursa qe siguron shteti yne nga marreveshjet me shtete partnere, duhen perdorur vetem me kritere te forta dhe me kontrata detyruese ndaj shtetit nga perfituesit e tyre vetem per studime per ato profesionet e “verteta” qe i permenda me siper. (Dhe te ndahen vetem me konurence dhe me konkurse kombetare)

    Gjithesesi, sinqerisht uroj qe kualifikimet qe ka marre Redion Luli te mireperdoren ne dobi te sistemit akademik, ku aktualisht ai eshte edhe akomoduar, si edhe formimit te studenteve tane aty si dhe ne perfitim te karieres dhe interesave te tij shkencore e profesionale.

    Nuk eshte pa sens gjithashtu, te sillet ne vemendje se Rusia, qe eshte pa dyshim ne majat e sistemeve universitare te botes, eshte po aq e permendur per rekrutime te bursisteve te saj te huaj, si celula potenciale te fjetura proruse ne vendet e origjines se tyre, qe aktivizohen kur lindin nevoja specifike dhe pasi celula tanime eshte stabilizuar ne nivelet e larta te shtetit, administrates apo shoqerise perkatese.

    Kjo varet gjithmone nga integriteti dhe formimi atdhetar i bursisteve perkates, por shpesh ata jane shume vulnerabel ndaj ofertave te tilla.

    1. Xhixhi says:

      E ke goditur hallall!!! ???

  11. Studenti says:

    Edhe po te kisha nje dipllome nga (rrushet) ruset nuk do ta tregoja kurr pale te krenohesha.

    1. mamaduja says:

      Po mer rrot carri …… e mbarove shkollen e rezervave ti student me dipllome albanistani blere me parat e babit ?????

  12. Ledio says:

    Pellazgos qenke i verber shpirterisht sepse edhe po mos ta dije ose dish , fare mire mund te kerkosh. Po na thua ketu qe Rusia nuk perdori skllever, me te vertet e ke ? Lexo pak per autostraden MAGADAN qe pershkon Siberine , i bije qe per cdo nje meter rruge te kete nga nje te vdekur , bile quhet autostrada e kockave. Vertet nuk ishin skllever te zinj edhe nga Afrika , por ishin Rus qe u perdoren si skllever nga Stalini. Lexo pak se si ne luften ne Afganistan ne vijen e pare te frontit ne pergjithesi coheshin ushtar jo Rus/Sllav e plote e plote te tjera. Ju ka verbuar gjeja qe mendoj keni te perbashket me Ruset, edhe sinqerisht duhet te kurrohesh ti edhe shume te tjere si ty qe i perkasin fese tende apo feve te tjera…. ?

  13. Ben says:

    Shikojeni semis është agjent Ruse se shkollat në Rusi nuk shquhejanë shumë, sidomos për Drejtesi. Ik ore pallosh mos na jep shumë mend se nuk mësohet në Rusi si te.drejtosh apo të zhvillosh një shtet demokratik. Cfare ushqehet ka hyrë kaq shumë dashuria për Rusinë kur perëndimi ka milionë Shqiptar emigrant. Cfare te.mire u ka ardhur nga Moska more trace e keqe? Për. je cike lekë apo inat jeni gati të shisni çdo gjë.

  14. Taraboshi says:

    Urimet me te mir perkete student Shqiptar qe ka nderuar veten dhe vendin e tij.Shkolar ruse ne pergjithesi.jo vetem ne europe por edhe ne bote jane ekselent.Lum kush gezon te drejten te diplomohet por edhe te studjoje ne kete shkolla.Keto shkolla fitohen me munde dhe me djerse dhe jo me nderhyrje apo edhe me leke.Cdo njeri qe shkollohet ne keto shkolla del plotesisht i formuar si njeri dhe per ti sherbyer vendit te tij.
    Mbaj mend student ushtarak qe kishin mbaruar AUSH.ne Rusi kishin marre dijeni edhe per ushtrine dhe krahas kesaj ishin diplomuar edhe ne aspekte te ndryesheme si inxhinjeri.Drejtesi e shume dege te tjera.Arsyeja e vetme ishte qe te punoje atje ku je me i afte per ti dhene Atdheut.Per studentin qe koment me qe e paska per turp diplomen e ketij studenti te marre ne Rusi te perdori diplomen e tij nga Kristali.

  15. Shqipo says:

    Po u mbyt duke i rene gjoksit ….jo fitoi konkursin per gjuhen gjermane jo pastaj per gjuhen ruse…ky do çliroj planetin me idete e tij….duket duhet te jet vlonjat… Bjeri gjoksit bjeri….

  16. Adi says:

    KGB e ka urdheruar te kryej detyrat ne Tirane dhe jo te rrij ne Moske ha ha
    Studenti ekseledhit te K G B

  17. Seit Oerd Bylykbashi says:

    Ky mjeran duket sikur e pallon Henri Çili çdo nate ne te dale te ures se peshkatarit, tani ketij te ziut i paska dale para dhe kjo Nada-Fernanda apo nuk ka goxha thumb ajo qe po te preku me pjeshken e saj ta ndes xixa o rrote.

  18. Arber Iliri says:

    Ore me ben pershtypje qe studentet qe mbarojne ne Rusi kane goxha prioritet ne administraten shqiptare., nuk e dij pse por duhen pare me kujdes duke ditur regjimin e Putinit dhe ambicjet drejt Ballkanit.

  19. Pellazgos says:

    Rusia te prish pune ty zoti me comentin Arber “Ilyrios”?
    Ke degjuar ty per Koloni te Anglezeve ne Amerike,te Spanjolleve ne Ameriken latine (Lanete) e Papes duke degjeneruar identitetin vendas?
    Po per Afrike te Jugut te Mandeles?
    Apo ishin “urdhra” te Zotit ato koloni.
    Une nuk jam as me Angloamerikanet qe futen Milloshevicin e Turqise Ataturkun ne Nato,as me Ruset qe mbeshtesin Sllavet si Serbet,pushtues,Bullgaret,Shkupin e “Maqedonise” etj.
    Mua me intereson Historia dhe Identiteti Helene ne Ballkan dhe me gjere.
    Kjo tregon respekt,dinjitet,dashuri per historine dhe paraardhesit tane.
    Ju mund te ndertoni sa te doni Xhamija,shkolla turke,festoni Barjamin,Novruzin,Namazin etj por nga ana tjeter e bconsideroni veten “Albanas” dhe komb i “lashte”.
    Po keshtu edhe me fasistet e Romes dhe Katoliket qe mbiven ketu kur ra Perandoria Greke e Bizantit,gje qe eshte kunder deshires se Zotit.
    Fete si Myslimane dhe Katolike jane product i pushtimeve dhe si te tilla duhet te luftohen ndryshe nuk kemi per te pare dite te bardhe.
    A ka me dinjitet dhe nder me te madh se Kombi dhe Identityet i Tij?
    Jo,vellezer.
    Kete Identitet te Lashte Epirote dhe Ilyre e kane degjeneruar pushtimet me dhune dhe Fete e tyre.
    Eshte kaq e vertete sa Shqipetaret e vertete che vellezerit e tyre Arvanitas jane pakice Greke ne Albanistane dhe urrehen nga kush?
    Nga te degjenewruarit dhe servilet.

  20. eri says:

    Man ore se na çate prapanicen me keto studentet e ekselences per drejtesi, ca ne Rusi e ca ne Kanada si puna e atij Gjergj Hases. Ata qe jane vertet studente te ekselences per drejtesi po bejne karriere, mastera, doktoratura dhe shijojne jeten per bukuri ne vendet ku jane pa bere buje dhe pa shitur mend neper gazeta. Kalliri plot e ka koken poshte thote populli. Keta jane ca karabusha qe sapo arrijne gjene me te vogel ne jete, shesin pordhe e mbushin dynjane sikur kane kapur majat. Rrogetare jane kudo qe punojne, gjysmen e rroges ia merr qeveria me taksa. Boll na çate trapin duke shitur mend. Ahu, juristet e vertete i kane ble ca shtepira dhe makina luksoze ne vendet ku punojne, keta karabushat qe dalin ne gazete mundohen ti bejne reklame vetes sepse jane MALL QE NUK SHITEN. Malli qe vlen, shitet vete dhe nuk ka nevoje per shume reklame. Ky i Rusise me ane te shkrimit kerkon me i bo vetes publicitet, ishalla po e merr ndonjeri ne pune. Ai koqja i Hasajve te Kanadase i ben reklame vetes me shpresen mos kap ndonje klient shqiptar qe do te emigroje ne Kanada, dmth te peshkoje ndonje peshk.

  21. . says:

    ju jeni te doktrinuarit dhe te dipllomuarit per spiunazh ne te ardhmen ne sherbim te karputinave.

  22. SHQIPETARI-GJERMANI says:

    i Nderuar “Student Ekselent”..Pa pasur Kompleksin e te Kritikuarit….Themi Bravo per Studimet tuaja..por nuk na the asgje se c´fare MENDOJNE RUSSET PER NE SHQIPETARET…lol

  23. lela says:

    Pres nga brezi i ri te jet i sinqert ne rrefimet e tij e jo si paraardhesit………… u ktheve apo te kthyhen ( di se kush studion jashte me burse nga shteti nuk lejohet te punosohet mbas mbarimit te studimeve , por duhet te riatdhesohet)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje