Pompeo: Dyshime për planin e paqes në Lindjen e Mesme

3 Qershor 2019, 11:32Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dyshime se plani i ardhshëm i paqes i SHBA-së për Lindjen e Mesme, i përgatitur nga dhëndri i Donald Trump, mund të pritet me skepticizëm dhe të konsiderohet si i pazbatueshëm, raportoi dje ”Washington Post”.

Aspektet ekonomike të këtij plani me objektiv zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez do të shpalosen me 25 dhe 26 qershor gjatë një konference të organizuar në Manama, në Bahrein.

Deri më tani plani është kundërshtuar nga palestinezët, të cilët mendojnë se Uashingtoni nuk është një negociator i besueshëm për shkak të mbështetje pa kushte të shtetit hebre.

”Plani ka mundësi të kundërshtohet”, konfirmoi Mike Pompeo, gjatë një takimi privat në Konferencën e kryetarëve të organizatave kryesore hebraike amerikane, sipas ”Washington Post”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje