Denoncimi i fortë dhe parimor, Kreshnik Spahiu: Ilir Meta më ka vjedhur shqiponjën(pritet dhe reagimi i tifozëve Kuq e Zi)

10 Qershor 2019, 16:53Politika TEMA
Denoncimi i fortë dhe parimor, Kreshnik Spahiu: Ilir Meta më ka

Pas përfundimit të konferencës për shtyp, presidenti Ilir Meta ka publikuar në ‘Facebook’ një foto, në të cilën kishte realizuar simbolin e shqiponjës.

Meta e ka shoqëruar me shprehjen e famshme të përdorur nga vetë ai “Me qetësi dhe dashuri”.

Pas këtij gjesti ka reaguar ish kreu i “Aleanca Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu i cili pretendon se simbolin e shqiponjës e ka përdorur ai më herët.

Sipas Spahiut, pasi vodhën shtetin, bregdetin, thesarin, arin, bankat dhe çdo pasuri kombëtare, u duhen dhe simbolet kuq e zi.

Ndërkohë që pritet një reagim i fortë dhe nga tifozët Kuqezi, të cilët janë të parët që e kanë përdorur simbolin e shqiponjës në të gjitha eventet sportive.

1 komente në “Denoncimi i fortë dhe parimor, Kreshnik Spahiu: Ilir Meta më ka vjedhur shqiponjën(pritet dhe reagimi i tifozëve Kuq e Zi)”

  1. Amy says:

    ketij metes mafioz nuk i shkon te berit e shqiponjes, eshte mashtrues dhe hipokrizi e gjalle, o zot sa i neveritshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje