Islanda bllokon në aeroport ekipin Kombëtar turk, revoltohet Ankaraja

10 Qershor 2019, 11:13Sport TEMA

Rrezikohet të kthehet në një çështje diplomatike trajtimi që i është bërë mbrëmë Kombëtares së Turqisë në Islandë, ku do të ndeshjet me ekipin vendas për eliminatoret e Evropianit të vitit të ardhshëm.

Sipas lojtarëve turq, Burak Yilmas dhe kapitenit Emre Belozoglu, ekipi ka qëndruar në pritje për më shumë se tri orë në aeroport për kontrollin e pasaportave, madje të gjithë lojtarëve iu janë kontrolluar imtësisht dhe bagazhet me motivin për arsye sigurie.

Skandali thellohet dhe më tepër me gjestin e një personi që hiqej si gazetar, i cili i ka afruar kapitenit turk një furçë dhëmbësh, gjatë intervistës, sikur të ishte mikrofon.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ankarasë zyrtare me ministrin e Jashtëm Cavusoglu i cili e cilësoi si të papranueshme pritjen e skuadrës përfaqësuese, si në rrafshin diplomatik ashtu edhe atë humanitar.

“Nuk ka dyshime që do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha Cavusoglu duke paralajmëruar dhe një notë proteste përmes ambasadës së Ankarasë në Norvegji.

Kombëtarja turke dhe ajo islandeze ndodhen në një grup eliminator me Shqipërinë.

2 komente në “Islanda bllokon në aeroport ekipin Kombëtar turk, revoltohet Ankaraja”

  1. Turkofagos says:

    Ella Klimax , Plato. Doli puna per ju sot. Komentoni.

  2. Adi says:

    Nuk eshte furce dhembesh, por furce nevojtoreje. Kjo eshte fyese per cdo njeri, dhe tregon nivelin e ulet te atij qe e ben kete gjest.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje