Operacioni "Poker": Vijonin aktivitetin me lojërat e fatit, procedohen penalisht 2 shtetas

10 Qershor 2019, 12:28Kronika TEMA
Operacioni "Poker": Vijonin aktivitetin me lojërat e fatit,

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. 

Gjatë operacioni “Poker” janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh dhe vlera monetare. 

Deklarata e policisë:  

Goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 

Operacioni nga Komisariati i Policisë nr 2. 

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. 

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh dhe vlera monetare. 

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në dy lokale të ndryshme zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme aktiviteti i lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Poker”, ku si rezultat u proceduan penalisht shtetasit: 

– R. N.,32 vjeç, banues në Tiranë. 

– A. S., 55 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini” dhe në rrugën “Ismail Qemali”, në lokalet nën administrimin e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare. 

Kontrollet kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm. 

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme. @ Tirane, Albania (TemA) 

1 komente në “Operacioni “Poker”: Vijonin aktivitetin me lojërat e fatit, procedohen penalisht 2 shtetas”

  1. Lek Kondi says:

    VAZHDONI DHE MOS E NDALNI ATE AKSION DERI SA TE SHKATERROHET EDHE MASHINA E FUNDIT SE ATO JANE LOJERA MASHTRUSE DHE JO LOJERA FATI. KETO LOJERA JANE SHPIKUR NGA CIFUTET DHE KEJO ESHTE SHPIKJA E DYT DHE E FUNIT NGA CIFUTET MBAS PERRALLAVE PER JEZU KRISHTIN ( PERRALLA I KA QUAJTUR SHENCETARI I MADH ALBERT AISHTAIN I CILI ISHTE EDHE VET IZRAELIT) NJE GREKE QE KA PUNUAR SHUM KOHE NE KAZINO NE LAS VEGAS ESHTE DUKE PREGATITUR NJE LIBER PER GJITH TEKNIKAT MASHTRUSE QE PERDOREN NE KAZINO. EDHE SHQPETARJA ERMELINDA MANOS KA BOTUAR LIBRIN HUMB NE LAS VEGAS POR NUK E KAM LEXUAR DHE NUK DI CFAR FAKTESH KA DHEN PER HUMBJET E KUJTDO NE LAS VEGAS. DENIMI I PRONAREVE TE JET ME KUSHT DHE JO ME HEQJE LIRIE TE MENJEHERESME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje