Ralf Gjoni: Për tellallët mediatikë, shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale

11 Qershor 2019, 11:46Politika TEMA

Ralf Gjoni ka reaguar sërish, pas sulmeve nga ana e LSI-së, në lidhje me debatin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.

“Përsëri për të gjithë shpifësit inflacionistë e injorantët që keqinterpretojnë në tellallin mediatik: E thashë hapur dje se kuk ka, dhe nuk do të ketë akt parlamentar për shkarkimin e presidentit të Republikës.

Parlamenti nuk është Gjykatë Kushtetuese, dhe në mungesë të saj shkarkimi i presidentit është i pamundur.

E kam shprehur QARTË që ditën e parë që hyra në Kuvend se shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale.

E përsëris se vota ime në çdo akt parlamentar mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008!

Kjo është arsyeja madhore për të cilën kam pranuar mandatin.

Për më tepër, do shprehem të enjten në seancë plenare”, shprehet deputeti Gjoni.(TemA)

3 komente në “Ralf Gjoni: Për tellallët mediatikë, shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale”

  1. Juri says:

    Do e votojne shoket e tu mos ki gajle.

  2. Muli says:

    Sa shpejt e hëngre provokimin nga bandat e lsi. Ata atë duan dhe të të shajnë dhe të të rrahin dhe të mos të të lënë të qash(dmth mos votosh heqjen e metës). Ik o ralf futi dhe ti ndonjë paçe si faria i ballinjve.

  3. xyz says:

    Du flügen auf der prassen in den bythen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje