Lulzim Basha: Shumë shpejt në qelinë ku është Bardh Spahia do të jenë Edi Rama dhe zyrtarët e PS-së, nesër do ta rrëzojmë në orën 20:00

20 Qershor 2019, 15:27Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si timonierin kryesor për ideimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve në vend.

Basha tha se Rama nuk ka bërë diferencime për të afruar të gjithë llojët e kriminelëve për të zgjedhur vota.

“Përgjimet na kanë treguar me detaje të skemës së vjedhjeve. Së pari për kupolën e PS ka mjaftuar që cilido që është i aftë që siguron vota të bëhët pjesë e skuadrës së tyre. Kenë bashkëpunuar me vrasës dhe trafikantë.

Aleanca e rilindjes ka përdoruar që të gjithë aparatin shtetërorë për të vjedhur zgjedhjet. Edi Rama është timonieri i vjedhjeve të zgjedhjeve ne vend. Përgjimet tregojnë qartë se çfarë harmonie që ka mes njerëzve të qeverisë dhe kriminelëve.”

Ndër të tjera, ai tha:

“Kanabizimi i Shqipërisë nga Edi Rama ka patur qëllim të qartë prodhimin e parave për t’i ndarë me pushtetarët dhe për të financur vjedhjen e zgjedhjeve.

I gjithë ky projekt ishte një projekt shkatërrues për vendin. Jo thjesht sepse prodhoi drogë, jo vetëm sepse kapi politikën nga krimi, por sepse ai shkatërroi ekonominë dhe mundësitë për shqiptarët e thjeshtë.

Ekonomia shqiptare tashmë është bërë e varur nga droga, njësoj si Edi Rama dhe banda e tij. Biznesi i ndershëm është në gjendje kolapsi dhe të vetmit që bëjnë hajër janë biznesi i lidhur dhe i financuar me paratë e drogës. Pasojat janë papunësia në nivele rekord, varfëria dhe depresioni ekonomik dhe social.

Por këto pasoja do të jenë edhe më të rënda, nëse nuk ta ndalim tani këtë makineri kriminale, të drejtuar nga Edi Rama.

Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkëkriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë këtë megakrim me shpresë se shpejt do të harrohet.

Dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do harrohet.

Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet.

Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë.

Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve.

Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave.

Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gjitha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve.

Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur.

Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë.

Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka qenë shtrirë si në kohë, ashtu edhe në të gjithë territorin e vendit. Praktikisht në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama, në mënyrë masive në të gjithë vendin.

Ky është përfundimi kryesor që i madh e i vogël, në Shqipëri dhe kudo në botë, nxjerr nga përgjimet e BILD dhe nga të gjitha skandalet e tjera të 6 viteve të fundit.

Përgjimet e BILD na dëshmuan në detaje përmasat, elementët dhe metodat e kësaj vjedhje.

1. Së pari, prej tyre mësuam se kupola e Organizatës Kriminale të Rilindjes në krye të PS nuk ka bërë asnjë lloj dallimi mes kriminelëve që ka përdorur. Ka mjaftuar që individi të jetë kriminel i aftë dhe i gatshëm të dhunojë dhe është bërë bashkëpunëtor i PS-së.

Ata kanë kanë bashkëpunuar me trafikantë droge.

Kanë bashkëpunuar me trafikantë qeniesh njerëzore.

Kanë bashkëpunuar me vrasës.

Kanë bashkëpunuar me grabitës.

2. Së dyti, kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur çdo mjet dhe çdo mekanizëm për të vjedhur votën.

Ata kanë blerë vota me para në dorë.

Kanë kërcënuar qytetarë për të votuar për PS-në.

Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga votimi ata që nuk do të votonin për PS-në.

Kanë ndëshkuar ata që nuk u janë bindur

Çdo mjet i dhunshëm dhe i paligjshëm është përdorur pa asnjë kufizim.

3. Së treti, aleanca Krim-Rilindje ka përdorur të gjithë administratën shtetërore dhe të gjithë aparatin shtetëror për vjedhjen e zgjedhjeve.

PS ka përdorur nëpunësit civilë

Ka përdorur nga drejtorët tek punonjësit e thjeshtë

Ka përdorur administratën qendrore dhe atë lokale

Ka përdorur institucionet e varësisë dhe të pavarura

Ka përdorur punonjësit e ndërmarrjeve publike

4. Së katërti, në vjedhjen e zgjedhjeve Aleanca Rilindje-Krim ka përfshirë gjitha nivelet partiake dhe shtëtërore:

Nga kryetari i parties, tek drejtuesi më i ulët

Nga kryeministri, tek cdo ministër e depute e zëvendës ministër

Nga aparatçikë patiakë, tek komisionerë zgjedhorë

5. Mbi të gjitha, Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij, me planifikimin, koordinimim, shtytjen dhe kontrolin e tij.

Është Edi Rama ai që e ka bërë bashkë këta lukuni karakteresh dhe personazhesh për të kryer një mision të përbashkët.

Nga përvoja e tij e gjatë e bashkëpunimit me trafikantë, pastrues parash, kriminelë dhe biznesmenë, ai ka fituar aftësinë si të përdorë pushtetin për të koordinuar dhe shkrirë interesat kriminale dhe korruptive me pushtetin politik dhe si ta bëjë pushtetarin të punojë me kriminelin.

Ky është gjenialiteti kriminal i Edi Ramës.

Sikurse u pa në Durrës dhe në Dibër, sikurse është parë në gjithë Shqipërinë, sot krimi, qeveria, dhe bizneset grabitqare janë shkrirë në një, janë kthyer në një sipërmarrje të përbashkët aksionere.

Brenda kësaj sipërmarrjeje, secili ka aksionet e veta, detyrat e veta dhe merr pjesën dhe përfitimin e vet. Por të gjithë veprojnë me një qëllim, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim të strukturuar kriminal. (TemA)

34 komente në “Lulzim Basha: Shumë shpejt në qelinë ku është Bardh Spahia do të jenë Edi Rama dhe zyrtarët e PS-së, nesër do ta rrëzojmë në orën 20:00”

  1. B.G says:

    Sa neser kane kaluar dhe ti i ke honger mutin Rames

  2. Milan says:

    Surrati yt i shkerdhyer o te shkerdhevsha robt

  3. Nandi says:

    Boll ore boll se ngele duke e rrezuar

  4. tori says:

    Do pushohen nga puna protestuesit me border e honorare te Bashkive te prapambetura nga cdo pikpamje ekonomike,kulturore,injoranta ne Kulm qedrejtohen nga PD

  5. Zigur Qarri says:

    Shqiperia eshte e pasur,dhe kaq e pasur sa sot,nuk ka qene kurre me pare me valute te huaj,nje nga mangesite me te medha ne te
    kaluaren.Nje ne tre shqiptare eshte emigrant,dhe kjo eshte miniera me e madhe e floririt shqiptare.Por,por,por…..si eshte vjedhur
    Shqiperia ne kete koh,si eshte abuzuar me Leket e takspaguesve shqiptare nga Edvin D’Rama dhe banda e tij,nuk ka shembull
    jo vetem ne historine shqiptare,por edhe ate botrore.Perfitimet e Rames me aferat korruptive indirekt,te kamufluara, kapin
    shifra dhjetra milion euro,pa llogaritur shpenzimet marramendese per qellime private,hapje ekspozitash per zhgarravinat e tij,
    marrja pjese ne emisionet televizive apo ndeshjet e futbollit dhe basketbollit,shoqeruar nga suita kryeministrore,qe kushtojn
    gjithashtu miliona.Vjedhja e Shtetit eshte nje normalitet ne Shqiperi,aq sa justifikohet ne mentalitetin tone,se Shtetin po vjedh
    dhe jo fukarain.E tha edhe Edvini,qe nuk i ka futur kujt doren ne xhep!Ne çdo vend normal,duhet kishte pasur rrezim te Qeverise
    me dhune dhe ekzekutime te politikaneve,por tek ne ndodh vetem si ne rastin e 97-es,ku qytetaret ngrihen vetem kur preken vete
    direkt,duke harruar se Leket qe i vidhen Shtetit jan po te tyret.Ketu e ka bazen e keqja.Skandali i Unazes se re,qe ishte nje
    korrupsion i hapur,i kuptueshem per te gjith,duhet te ishte nje rast proteste te mbi nje milion shqiptareve,por qe nuk ndodhi.
    Kjo,sepse gati te gjith socialistet kan ndergjegje partiake,me pasoje heshtjen ndaj krimit dhe mbrojtjen e tij per interesat partiake,
    interesa qe jan ne dëm te Shtetit shqiptare.E para vjen Partia,pastaj Shqiperia tha patrioti socialist Taulant Balla!

    1. Qytetar says:

      Ziguurrrrrr !

    2. Arjan says:

      Rahmuti ka vetem nje merite qe arriti te shkaterroje partine fashiste te Sali qenit ne keto 6 vite ne pushtet ,per te tjerat I ka thene Zigurr Qarri me lart .Si eshte e mundur qe Tirana jone te kete rritur nje qurrash nje plehre si lulush kukulla qe shkel dhe I ve zjarrin simboleve kombetare .As italia apo gjermania fashiste nuk perdhosi flamurin Shqiptar.Si eshte e mundur qe policia bashkiake lejoj perdhosjen e stemes qe kombit Shqiptar ose me sakte flamurit kombetar,para kujt jane betuar keta plehra dhe kush I paguan.Neqoftese I paguan sali kerma ti lene kapelet dhe te mos njollosin shtetin Shqiptar .A kane bese ata police veriore .

    3. Gureziu i Qarrit= Haleja e Vicidolit says:

      Diarreja Gurezi Karri haleja e talebaneve. Vini kundergazin se eshte toksicitet I gjalle vicidolist

    4. Arjan says:

      Rahmuti ka vetem nje merite qe arriti te shkaterroje partine fashiste te Sali qenit ne keto 6 vite ne pushtet ,per te tjerat I ka thene Zigurr Qarri me lart .Si eshte e mundur qe Tirana jone te kete rritur nje qurrash nje plehre si lulush kukulla qe shkel dhe I ve zjarrin simboleve kombetare .As italia apo gjermania fashiste nuk perdhosi flamurin Shqiptar.Si eshte e mundur qe policia bashkiake lejoj perdhosjen e stemes qe kombit Shqiptar ose me sakte flamurit kombetar,para kujt jane betuar keta plehra dhe kush I paguan.Neqoftese I paguan sali kerma ti lene kapelet dhe te mos njollosin shtetin Shqiptar .A kane bese ata police veriore.Kush ka llogjike e ka kuptuar Se nuk ngrene dy deputete te vjedhur ne diber Kur dihet qe partia fashiste e Sali kermes nuk merr ne tirane asnje deputet nga 30 te mundshit.

  6. nord.al says:

    Eshte e dhjeta neser qe i han mutin Rames. Te befte mire.

  7. djemte e vlores plake djemte e laberise tym dhe flake kunder shkerdhaterise says:

    do vijme edhe ne per te shkerdhyer gruan ty o pederast.

  8. Azio says:

    Po nuk eshte ngopur more I dashur.
    Mos ja prish oreksin se e ka tasin plot,megjithse mund te mos i mjaftoje.

  9. O Lolo cirku je bere si Ver Llapa, nxjerr Llapen, qe ti e rrezon Ramen sa here qe del ne miting e kemi marre vesh po cdo besh kur te mbarojne mitingjet e tua.

  10. tori says:

    Qelia e burgut ne Rec te pret me padurim o trafikant I parave te pista.Trafikant parash te pista eshte akuza qe FBA dote marrin sipandehur,pas prokuroris se krimeve te renda.Se shpejti edhe Berisha se bashku me miqt e tij tropojane

  11. H says:

    Shprehje i një të tremburi. Trego ku i more paratë për lobimin o legen., pastaj akuzo tjerët. Nuk mbulohet një akuzë amerikane me një shpifje shqiptare se nuk ke asnjë kredi morale.

  12. LULJA says:

    LULE MOJ LULE CDO JAVE NJE HISTORI
    NESER DO TA RREZOJME RAMEN .
    AKOMA SE KE KUPTUAR QE QEVERIA RREZOHET ME VOTA JO ME 200 RRUGACE TE MBLEDHUR NGA MALET DUKE I BLERE NGA NJE BYREK
    LULE MOJ LULE ME BARDHEN PALOQEN DHE FLAMURIN PA SHKOPE RAMA DEL NE PENSION KRYEMINISTER

  13. tori says:

    Mor ZIgur miku ne si lagje nuk na ka vjedh askush,ne te kaluaren dihet zyrtarisht qe na ka vjedhur Berishqeni.A mos valle edhe kete nuk e dine?

  14. Baton DR says:

    Ka të drejtë Nandi: tja ngrej njiher se ngeli tu ja ul!
    Janë edhe shokë të vjetër…sikur s’shkon

  15. FLUTURA says:

    Ja nxoret ujin e zi pergjimeve. Te thena e sterthena. Vete keni shitur e blere vota sa kini plasur, nderkohe kishit vene pergjuesin tek PS. Kjo ju ben shume te peshtire, saqe nuk u afrohet dot njeri. Shantazhi eshte nje gjest i ulet dhe i percmueshem. Ti Lulezim basha do te behesh kryeminister, por kjo nuk mjafton. Duhet te jesh simpatik ne syte e njerezve, ndersa ti je nje gallaco, qe meresh me pergjime.
    E mjaft tani se edhe ptotestave e molotoveve u doli boja. Largohu nga drejtimi i PD dhe te biem rehat te gjithe. Trazove gjithe dynjane me budallallekun tend.

  16. undefined says:

    Hahahahahahahahaha….o mjdrim o mjerim..

  17. Hamdi says:

    Akoma ti idiot fashist,kriminel,kendon himnin ulurin si taliban tik-tak. Shpejt pa tjeter do bijesh ne batak. Ti dallkauk bashke me “babin e cmendur,vellane kokemadh dhe motren kryemadhen “shpejt do bini ne atje ku e meritoni. Ti Lulezime pederasi ke zene vendin e komandantit te talibaneve afganistanas ketu ne ALbanistan.Pse allahu te ka lene kaq budall dhe I poshter.

  18. USA says:

    Ky te kenaq portokalli ky eshte si gomari qe po hante ujku dhe kujtonte veten ne Enderr. E ka sugjestionu aq keq saliu sa dhe plumbin me 21 te saliut pra on vetem ta bejne Pithtar demoracie paloka se Aton mbeti shqupi poshte ire’s lanes.

  19. shkerdhate aty te rrish ! dogje shkolle ti legen!! bythlepires !

  20. TARRASI says:

    HE,SI THONI,CFARE THOT KY SHOKU I ZIGURIT

  21. Tu says:

    E ke perdor ti nepunesin civil sa…..kam qene nepunes e kam provuar ne kurriz ne zgjedhjet 2011 dhe 2013 mos thoni qe po genjej o militsnte

  22. Genti says:

    Me ty do ta filloja o Zigmut !
    Mjaft u lodhe te na tregosh se kush ka vjedhur me shume se eshte dicka qe duket qarte.
    Po ti rendis: Sali qeni me klanin e tij, Ilir Tao-Tao & Fjona Kryemadhi, Lule beqiri dhe jane nja 1000 vende te tjera te zena nga te djathe e te majte pastaj vjen Koqe Rama.
    Prandaj duhet ta kuptosh qe denimi duhet te filloje qe nga me te ndyret tek i fundit dhe nuk ka shqiptar me mend ne koke qe nuk e kupton kete.

  23. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton says:

    Ka mundesi qe Lulezimi me Moniken ta shtyjne rrezimin e Edi Rames sepse mund tu kete thene Iliri ta shtyjme dhe ca dite sa te mbledhim bereqetin qe ketu e deri ne Lalez e Holande. O turpi dynjase qe genjeni dhe idiota shqiptare e i moret ne qafe se do hane burgun. Dhe nje gje parasysh: ato qe prishni dhe digjni do ta shikoni veren e atyre qe ju ka nxjerre se boll duruam o qente zagar te kesaj bote!

  24. kasemi says:

    Lul mos u shqeteso se letrat jane pergatitur per ty dhe se shpejti bashkohesh me bardh kriminelin. Sa per ramen ka kohe. Mbase kur ta lirosh ti celine.

  25. Lani says:

    Hahahahaha. Vazhdon te besh humor o Lul hiçi!

  26. Dingo says:

    Po Pse Peme eshte te rrezohet,Sovrani dha voten dhe te futi 1milione hunj ne bythe ty dhe qenit serb,
    Me mire nje psikopat si Rama se kelyshet e serbet e te rusit.Do I hani hajdarin.Rama me day arrestime te saliut qe dhe te Metes,merr 2 million vota ….nuk ju don me Kombi o vrases I ndyre serb I ke duart me gjak..

  27. Beni says:

    Neser do ti rruani trapin !

  28. aleko says:

    Ik ore debil se le nam!. Do e rrezoj sot de rrezoj neser, .o I pafytyre!..Njehere e prishet shtetin me kryemostren e shqiperise Sali Berishan, mos tu shkoje mendje te beni ndonje 97 tjeter se kesaj here duhet te llogarisni me pare koken tuaj , pastaj mund te vriten dhe ca shqipetre budallenje per koken tuaj..Hap syte o budalle se vec ca budallenj mund te vine pas teje.. Populli u njeh rrenje e dhemballe…e keni kot..

  29. Ferdi says:

    O Luli, nese lexon pak keto rreshta, apo zagaret e tu, vetëm te dish nje gjë! Ti s’je politikan, ti je fundrrinë dhe bajga e SB që po e helmon politiken dhe Shqiperine. Ti je vetem ciceron i IM, SB dhe injorantes ne krye te LSI.

  30. Analisti amator says:

    Basha hedh cdo dite akuza ndaj Rames. Per mua ato jane llafe pazari dhe nuk mund te krahasohen me aferat e Lulzimit, Saliut dhe Ilirit qe kane procese te hapura dhe te pa perfunduara me drejtesine. Le te supozoj se Basha ka te drejte(qofte edhe te pjeseshme). Psh Rama mund te denohet ne te arthmen sepse i dha Bashes 13 milon dollare per ta korruptuar, duke shfrytezuar problemin e pallatit te vjehrit… Rames me siguri do i vije koha te pergjigjet, por sot eshte rradha e Bashes, Sales dhe Ilirit.
    Ne kete mesele te bie ne sy se pse Basha dhe Co nuk “mbrohen” por hidhen ne sulm. Sulmi i tyre i ndertuar ne thashetheme, genjeshtra dhe gjysem te verteta, denigron edhe te vertetat e mundeshme ndaj Rames. Kjo spjegohet thjeshte me faktin qe ata nuk kane kohe. Ketu fshihet lepuri. Rama me mjeshterine e intriges se nje pikturisti, i futi ne gracke. I kompromentoi ata per te treguar se edhe ai eshte i njejti “borgjez” hajdut, prandaj le ta bejme nje here une e nje here ti. Basha dhe Iliri e hengren karemin(nuk ma merr mendja qe Sala ta kete ngrene kete karem). Nga ana tjeter perendimi e shikon situaten alarmante. Padyshim qe korrupsion ka na te dy anet, por sot rradhen per tu pergjigjur e kane mjeshtrat e florirt, pronave, vrasjeve, spiunlleqeve, shitjes se interesave shqiptare per te mbrojtur zullumet, etj etj. Fakti qe edhe Rama eshte si ata nuk mund te jete argument qe ata jane te pafajshem. Ashtu si dhe vdekja qe vjen per individin, mortja ne kete rast ka vendosur qe te marri Saliun, Ilirin dhe Bashen. Ata nuk mund ti shpetoje asgje, bile as Rama, po te doje. Ne kete valle me vjen keq qe populli shqiptar eshte aq i politizuar sa prodhon dhe individe qe jane gati te sakrifikohen per Sali Trimin,. Ilir Floririn dhe Bashe Hollandezin. Ne demokraci nuk ka revolucin per te marre pushtetin, por vote. Sa me shume te gaboje Rama aq me shpejte do e humbasi pushtetin. Me sa duket “katershja” vendosi te djege etapat. Kerkoi pushtetin ne tavoline sepse kjo ishte marreveshje e heshtur me Ramen. U teguan jo vetem naiv por dhe te babezitur. Po te kishin ikur me kohe si psh Fatosi, sot PD mesiguri do e merrte pushtetin sepse Rama ka bere shume gabime. Kjo ishte llotaria qe Rames i ra ne pjese . Ishte fakti qe ai e ka te lehte te fitoje betejat politike me keta hadute ordinere, megjithese dhe vet mund te mos jete i shenjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje