Mbrojtja civile, Rama: Do vendosim sanksione, s’mund të prishim tubacionin e ujit për ca palma në një lokal dasmash

10 Korrik 2019, 10:58Kronika TEMA

Prezantohet projekt-ligji për mbrojtjen civile. I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe kryemisnitri Edi Rama, i cili deklaroi se mbrojtja civile ka kaluar në një tjetër nivel.

Kjo tha Rama është një reformë e thellë ligjore, strukturore e organizative për mbrojtjen civile dhe ky projektligj i ri vjen për t’ju qenë sa më pranë komuniteteve që mund të përballen me fatkeqësi natyrore.

Rama theksoi se shteti ka pasur reagim të menjëhershme për emergjencat duke deklaruar se hartimi i një ligji të ri për mbrojten nga emregjencat ishte një domosdoshmëri.

Kreu i qeverisë deklaroi gjatë fjalës së tij se planet për emergjencat civili do te jen të detyrueshme.

Kreu i qeverisë paralajmëroi sanksione dhe masa të forta, jo vetëm për institucionet shtetërore, por edhe për privation.

“Ka qenë një tranzicion jo i lehtë i emergjencave civile.Sfida mbetet e përditshmja, jo momenti kur emergjenca shfaqet. Fokusi jonë do të jetë parandalimi.

Territori, gjatë tranzicionit të rrëmujshëm e ka dobësuar shumë kapacitetin natyral mbrojtës të strukturës së vendit tonë.

Do vendosim sanksione të qarta për çdo institucion shtetëror apo privat.

Nuk mund t’i hapim gropën vetës në përditshmëri dhe kur të vijë furtuna t’I kërkojmë shtetit të na nxjerrë nga gropa.

Nuk mund të prishim tubacionin e ujit për të vendosur ca palma për një local dasmash, dhe pastaj të ankohemi pse shteti na prishi dasmën”, deklaroi Rama.

3 komente në “Mbrojtja civile, Rama: Do vendosim sanksione, s’mund të prishim tubacionin e ujit për ca palma në një lokal dasmash”

  1. Berti says:

    Ashtu eshte , duhet te mendojme per pronen e perbashket me perpara, pastaj per ate private

  2. 19 says:

    O Ed rama ty belinda balluku po te prish shtetin komplet dhe spo e shikon or debil po te mer ne qafe ajo kurva vetem ne rinas te ka heq 2000 vota .shife pak ate ministre debile dhe kurve qe 17 vjece e qinte greku i amc .

  3. Alo alo says:

    Meqë ra muhabeti tek palmat, po për ato palmat – 3 milion lekshe – njëra, që u thanë në autostradën Tr-Dr, do mbajë njeri përgjegjësi apo vari leshtë se lekët e shqiptarëve janë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje