Rusët që folën me Zaev e Haradinaj: E bëmë për qejf, t'i tallnim pak

10 Korrik 2019, 20:18Rajoni TEMA

Kryeministri Zoran Zaev, zgjoi interes tek komedianët rusë me deklaratat e tij për përzierjen ruse në çështjet e brendshme të shtetit, e pasi filloi t’u jep informata që ata as që nuk i kërkonin, Alekseit dhe mikut të tij iu bënë të mërzitshme bisedat me kryeministrin e vendin dhe vendosën t’i publikojnë videot.

“Ne e zgjodhëm atë sepse e dëgjuam deklaratën e tij se Rusia po tenton të përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë, dhe se po tenton ta parandalojë aderimin e Maqedonisë në NATO. 

E më pas dëgjuam se Rusia ka organizuar protesta vitin e kaluar, kështu vendosëm ta telefonojmë. 

Arritëm ta kontaktojmë dhe më pas e kuptuam se ai dëshiron të vazhdojë të flasë me ne. 

Menduam se nuk do të marrim asgjë interesante nga ai, dhe u lodhëm duke folur me të dhe ashtu…”

Aleksej thotë se “viktimat” i zgjedhin sipas rëndësisë së tyre dhe aktualitetit, e për Zoran Zaevin kanë dëgjuar për herë të parë në lajme.

“Ne nuk jemi specialiste për çështjen e Ballkanit! 

Kemi udhëtuar në Ballkan dhe kemi dëgjuar shumë gjëra. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, do të jenë dhe janë miq tanë sepse ashtu duan popujt tanë. Sa i përket problemeve… 

Ne nuk kemi shkaktuar probleme me asnjë shtet zyrtarët e të cilëve i kemi tallur. 

Kemi tallur edhe kryeministrin e Kroacisë, të Kosovës dhe shumë persona tjerë”.

Në kanalin e tyre në YouTube kanë rreth 92 mijë ndjekës, kurse mund të dëgjohen biseda telefonike edhe me funksionar tjerë të lartë, si me Makron, Boris Jonson, Niki Haley, Dushan Markoviç e shumë tjerë.

2 komente në “Rusët që folën me Zaev e Haradinaj: E bëmë për qejf, t’i tallnim pak”

  1. Likefloriri says:

    Nuk eshte e veshtire te tallesh me haradinajn,por e veshtire me likefloririn qe po ze miqsi me qent e rruges kudo qe shkon.

  2. keti says:

    Aleksej dhe miku i tij nga Rusia, kane publikuar ne kanalin e tyre ne youtube…. nuk do benit gabim te jepnit mbiemrin e komedianit apo linkun ne youtube, apo vari lesht…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje