Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do zhvillojë një sërë takimesh me qytetarët e qarkut të Shkodrës.
Pas vendimit për të intensifikuar takimet me qytetarët edhe gjatë sezonit të verës, Basha do të jetë i pranishëm ditën e nesërme ne qytetin e Koplikut.
“Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës.
Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejen tonë të përbashkët, ndryshimin e madh.
Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës”, bën të ditur Anton Kokaj.
Ndërkohë që axhenda e takimeve do vijojë edhe në orën 19:00 në qytetin e Shkodrës, ndërsa takimi do vijojë më pas në orën 20:00, takime me struktura dhe me qytetarët Vaut të Dejes.
ketij i doli boja ne Tirane para k/m,parlamentit dhe MIN brendeshme dhe nga qe nuk i mblidhet mileti se duan edhe ata te pushojne,po shkon Basha tek ata.Mire e ka menduar.Te merret me nje pune qe te justifikoje rrogen,megjithse ai ska nevoje shume per to.
KY KA PROBLÈME.
ISHTE NE PARLAMENT DHE DOLI .
NE ZGJEDHJE LOKALE NUK MORI PJESE.
ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME JO SE NUK ESHTE GATI.
DO TE RREZOJE RAMEN PA ASNJE DEPUTET PA ASNJE TE TZGJEDHUR LOKALE .
KY ESHTE SPECIE E RALLE FITON ZGJEDHJET PA HYRE NE VOTIME 85% .
PD ESHTE DREJTE SHKRIRJES SI PARTI