Dёbimi i refugjatёve me "pak dhunё" në Kroaci dhe heshtja nga Brukseli

15 Korrik 2019, 08:26Bota TEMA

Kishte kohë që Kroacia i mohonte njoftimet për kthimin e refugjatëve ilegalë në vendin fqinj Bosnje-Hercegovinë. Por presidentja kroate pranoi në një intervitë televizive, se ka të ashtuquajtura push-backs.

Kroacia si vend anëtar i BE-së ka një qëllim të rënëdësishëm – ajo do të bëhet pjesë e hapësirës Shengen. Por kush e paguan ҁmimin për udhëtimin e lirë nga Hamburgu deri në Dubrovnik? Gjatë 12 muajve të fundit kjo është bërë vazhdimisht e qartë: Ka shumë raportime për qendrimin brutal të policëve kroat të kufirit ndaj refugjatëve, që janë përpjekur të kalojnë përtej pikëkalimeve kufitare zyrtare. Mbrojtësit kroatë të kufijve të jashtëm të BE-së duket se nuk stepen prej mizorisë. Mediet njoftojnë, se refugjatët ndër ta edhe fëmijë janë treguar para kamerave me plagë, që u janë shkaktuar atyre nga policia për t’i ndaluar të kalojnë në anën kroate.

Shumica e mediave kroate e kanë injoruar këtë tragjedi, që luhet vetëm 150 km larg kryeqytetit Zagreb. Ministria e Brendshme e Kroacisë i ka mohuar njoftimet për keqtrajtime të refugjatëve në kufirin me Bosnje-Hercegovinën gjatë të ashtuquajturave  push-backs, pra dëbimin e atyre që udhëtojnë ilegalisht.

Mohim në Zagreb, heshtje në Bruksel

Amnesty International kritikoi është heshtjen e Brukselit ndaj këtyre rasteve. “Shtetet europiane mbyllin sytë kundrejt sulmeve dashakeqe të policëve kroatë dhe madje i financojnë aksionet e tyre”, shkruan organizata humanitare në një deklarim të saj.
Qëkurse gazetarët e televizionit SRF nga Zvicra në maj i kanë filmuar dëbimet ilegale të refugjatëve në kufirin kroato-boshnjak, për autoritete në Kroaci është bërë e vështirë, që t’i minimizojnë apo t’i heshtin këto zhvillime.
Edhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, në fillim të korrikut tha para gazetarëve vendas në kufirin kroato-boshnjak, se “Nëse dikush kalon në këtë territor të vështirë, është normale që të përballesh me gërvishtje, hematoma dhe plagë. Duhet ta mendoni edhe këtë, nëse herën tjetër dëgjoni për historitë mbi brutalitetin e policëve tanë. Ata nuk janë brutalë, ju garantoj për këtë.”

Askohe u tha se nuk ka dëbime, push-backs. Presidentja shtoi edhe se nuk kemi të bëjmë me refugjatë, por me migrantë ekonomikë.
Por vetëm pak ditë më pas Grabar-Kitaroviq në intervistë për televizionin SRF, në kuadër të vizitës në Zvicër pranoi, se policët kroatë zbatojnë push-backs.

“Jam interesuar tek ministri i Brendshëm, shefi ipolicisë në vend, dhe ata më siguruan, që nuk ushtrojnë dhunë të ekzagjeruar. Natyrisht pak dhunë duhet, kur ata zbatojnë push-backs”, tha Kolinda Grabar-Kitaroviq para kamerave. Ajo konfirmoi pikërisht atë, që prej muajsh e mohonin politikanët kroatë.

Jelena Sesar nga Amnesty International e cilëson si “shokuese” deklaratën e presidentes kroate dhe në bisedë për DW thekson, se: “Sipas së drejtës ndërkombëtare dëbimet kolektive dhe push-backs janë gjithmonë ilegale.”

Eshtë skandaloze se si presidentja kroate përpiqet t’i paraqesë push-backs si masa legale dhe justifikon “pak dhunë” për zbatimin e tyre. Amnesty International kërkon, që Komisioni Europian të ushtrojë presion ndaj Kroacisë, për t’u dhënë fund këtyre veprimeve në kufirin kroato-boshnjak.

Komisioni i BE-së i pyetur nga DW lidhur me deklarat e presidentes Kitaroviq, u përgjigj, se nuk ka koment për këtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje