SHKRESA: A shantazhoi Arben Malaj për një leje ndërtimi për të vëllanë dhe a është kjo arsyeja përse ai nuk po rizgjidhet në BSH?

16 Korrik 2019, 09:33Politika TEMA

Socialistët duket se kanë vendosur të shkarkojnë Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë, duke mos e rizgjedhur.

Vendimi i papritur, ashtu siç në fakt ishte edhe emërimi i tij në këtë post, ka shkaktuar reagime të shumta.

Per momentin nuk ka reagime nga mazhoranca për arsyet e shkarkimit të tij të mundshëm, por muajt e fundit, Malaj ishte bërë shumë agresiv ndaj mazhorancës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Vetë Veliaj zbuloi në një intervistë para pak kohësh, se burimi i sulmeve të ish- deputetit, ishte refuzimi i kryebashkiakut që t’i jepte një leje ndërtimi, e cila sipas tij, rezultonte në kundërshtim të plotë me ligjin.

Familjea Malaj, më konkretisht vëllai i tij, Basir Malaj, ka pretenduar një leje ndërtimi për pallate në zonën e Mjull-Bathores.

Siç lexohet në shkresën që mban datën 17 janar, vëllai i Arben Malajt, Basri Malaj, i ka dërguar kryebashkiakut Veliaj një letër, e cila nis me vlerësimet më të larta për punën e Veliajt në Tiranë, e më pas shpreh kërkesën e tij për marrjen e një leje ndërtimi në tokë bujqësore, konkretisht ullishte, në zonën e Mjull-Bathores.

Ndër të tjera, në kërkesë Basri Malaj kërkon që Bashkia e Tiranës ta kthejë nga tokë bujqësore në një truall ndërtimi.

“Fillimisht dëshiroj t’ju falenderoj për angazhimin dhe përpjekjet tuaja për ta bërë qytetin tonë jo vetëm një qytet modern, por me mundësitë dhe lehtësitë që krijon për investim dhe pune.

Shqetësimi që po ju paraqes është i të gjithë banorëve të kësaj zone, një pjesë e tyre emigrantë të cilët pengohen të kthehen dhe të investojnë në pronat e tyre në këtë zonë.

Personalisht, në cilësinë e pronarit të pasurisë së paluajtshme prej 3000m2, regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, me numër 546/2, Volumi 8, Faqe 205, Z.K.2704. Fshati Mjull Bathore, Fark, Tiranë, zëri kadastral “Ullishte”, parashtroj kërkesën time si më poshtë: Bazuar në parashikimet dhe përcaktimet e akteve ligjore dhe nënligjore, si: Ligji nr.8405, datë 17.9.1998 “P.r urbanistikën” i ndryshuar, Vendimi KM nr.722 datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores se urbanistikës” i ndryshuar, Udhëzimi MPVD nr.1, datë 24.1.2001 “Për funksionimin e KRRT-ve”, Udhëzimi MRRTT nr.4, datë 11.8.2004 “P, mënyrën e ushtrimit të kompetencës për planifikimin e territorit nga njësitë e qeverisjes vendore”, Ligji nr.10 119 datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit” i ndryshuar, kërkoj: (i) lejimin e vendosjes së ndërtimeve provizore në pronësinë time, në përputhje me kufizimet strikte parashikuara për ketë zonë, deri ndryshimin e destinacionit të tokës dhe lejimit , ndërtimeve të përhershme;

(ii) Ndryshimin e zërit kadastral të sipërfaqes prej 3000m2, në pronësinë time, nga “Ullishte” në zërin kadastral “Truall”, me qëllim dhënien e mundësisë për ndërtimin e objektive të paluajtshme, sipas koefiçientit të vendosur në zonën ku ndodhet kjo pasuri”,” thuhet në letrën që Malaj i ka dërguar kryebashkiakut Veliaj.

Ai e mbyll letrën duke shprehur konsideratat:

“Banorët e zonës besojnë shumë në integritetin tuaj se kjo zonë nuk do të lejohet të zhvillohet për interesa abuzive të investitorëve aktualë apo potencialë në këtë pjesë të Tiranës. Mbetem me shpresë dhe besim ne përmbushjen e kësaj kërkese”, thekson Malaj.

Pasi kjo leje nuk iu dha, Malaj nisi sulmet mediatike ndaj qeverisë dhe Veliajt.

Duket se ky lloj shantazhi, ka bërë që mazhoranca të kërkojë shkarkimin e tij.(TemA)

6 komente në “SHKRESA: A shantazhoi Arben Malaj për një leje ndërtimi për të vëllanë dhe a është kjo arsyeja përse ai nuk po rizgjidhet në BSH?”

  1. Danke says:

    E perjashtojne e sulmojne se kane frike se kthehet e merr ps .Mirepo PS nuk e leshojne minoritaret rama, blushi, veliaj,majko,koci,spiropali e ndonje tjeter qe eshte me i miremaskuar si shqiptar. Tani kjo lufte behet atje.Tahirin, Bushatin,Dade e Malaj Islami luftohen thjeshte se jane shqiptare konkurente per kreun e ps. Me diskretotimin e renien e soros fitojne shqiptaret.

    1. Dankeschön says:

      Një anal-ist më shumë. Cilët shqiptarë fitojnë me diskreditimin e Soro-it? Se shumica ask nuk e njeh dhe as ka përfituar direkt. PD-istat po. PS-istat po. Shkërdhatat e tjera që janë që prej 30 vjetësh në pushtet, po. Analistët, si puna jote dhe lukunia e kazanxhinjve, po.

    2. bureto says:

      Ne te gjithe, gjithe diten e dites, themi se sot Shqiperia eshte ne kete gjendje se kane sunduar per afro 30 vjet PS dhe PD. Po mire kjo PS nga cilet u drejtua? A nuk ishin kryeministrat e saj Nano, Majko dhe Meta. A nuk lindi korrupsioni se pari nga Nano nga 1998 dhe vazhdoi me eger me Meten. Cilet ishin drejtuesit e PS ne ato kohe? Nuk ishin islamet, dadet, blushet e co. A nuk ishte minister i Financave per 8 vjet Arben Malaj? Pse kemi kete ekonomi sot? Pergjigjia, sepse ky vend eshte drejtuar per 30 vjet nga Ujqer me dy kembe, qe menduan vetem per pushtet e para. Malaj i mori PS gjithçka, por eshte mesa duket i pangopur. Nese eshte qibar, le te tregoje popullit gjithe pislleqet qe ka bere ajo parti sa here ka qene ne pushtet, perfshire dhe kete periudhe qe qeveris me Ramen.Tani e ka rastin. Le te laje sado pak mekatet e tij, nese e ndjen se ka te tilla. Une besoj se ka. E mire do thote dikush, po qeverite e Berishes a ishin me te mira? Epo keto i dime gjithsesi. E thame ne fillim te dyja bashke jane autoret e katrahures ekonomiko-shoqerore qe ka pesuar vendi. Por nuk eshte ky rasti per te cilin flasim. Per bemat e PD, mund te na tregonte ndonje gje Bode, por ai u miklua nga Rama dhe si doç qe zakonisht eshte, nuk para flet. Edhe Malaj nuk foli, per parime aq sa foli, por per interesat e tij, qe me mire ia dine te vetet. Me nje fjale jane te tere te perlyer, vetem se pyetja shtrohet: Si i behet qe pastrimi te jete radikal dhe kush ka shkelur ligjet dhe pasurine e kane vene me korrupsion te ndeshkohen dhe pasuria t’i shkoje atij qe iu grabit.

  2. Silvio says:

    Ore Danke ata qe thu ti, minoritaret e PS nuk e leshojne PS se eshte parti e miadinit e dushanit dhe e Kane marre me tapi.Ato shqiptaret qe permend brend PS ta braktisin e krijojne PS te re socialdemokrate e te marrin dhe mete skraparliun.

  3. Zagali says:

    Shume mire ka bere bashkia e Tiranes qe nuk e ka miratuar per t’a kthyer nga toke ne truall.

  4. loku says:

    Si nuk hoqi dore nga pislliqet ky hajduti Ben Malaj por nuk ka faj se fajin e ka Ed palla qe e ve ne keto funksione per te mbushur xhepat njelloj si vuri Ilir FLORIRIN……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje