Opozita ndoshta, por Basha kurrë!

19 Korrik 2019, 18:23Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Gjithnjë e më shumë po bindem që Lulzim Basha jo vetëm që nuk di, jo vetëm që nuk kupton, por, për fat të keq, ai ka humbur të gjitha shqisat e një politikani dhe është bërë një altoparlant i pështirë që të neverit dhe të bën të mbyllësh veshët kur flet ose të mbulosh sytë kur të duhet të lexosh atë që ai shkruan.

Opozita, siç është zakoni në një demokraci, një ditë do të vijë në pushtet, por Lulëzim Basha kurrë. Këtë e them me bindje dhe me keqardhje të thellë. Do përpiqem ta argumentoj mendimin tim, më shumë për ata që nuk e kanë kuptuar ende se të jesh lider i një force të madhe politike nuk është gjë e lehtë.

Në demokraci ndeshjet politike, megjithëse zhvillohen me metaforat e luftës, përsëri nisin dhe mbarojnë në ligjërim, në gjuhë. Veprimi politik përkthehet në lëvizje, pra, në ndryshim, kur zhvillohen zgjedhjet dhe pastaj në parlament. Në fushatat zgjedhore partitë politike dhe liderët e tyre paraqesin programme, bëjnë debate, akuzojnë kundërshtarët politikë, por, e gjitha kjo, deri në ditën e zgjedhjev, është një spektakël, sepse nuk ndryshon asgjë, pra nuk prodhon asnjë veprim. Parlamenti është po ai, administrata po ajo, ligjet po ato. Sapo spektakli i zgjedhjeve merr fund, fjalën e merr votuesi ose populli dhe ai, me anë të fletës së votimit, prodhon veprim. Pasi shpallen rezultatet e zgjedhjeve, qeveria nuk është më ajo e para, parlamenti nuk është ai i mëparshmi .

Kur nis veprimtarinë qeveria e re dhe parlamenti i ri, projektligjet dhe ligjet që miratohen nga qeveria dhe nga parlamenti janë të vetemt tekste të shkruara që prodhojnë veprim, pra, që ndryshojnë jetën e njerëzve. Ndërsa, në institucione të tjera si prokuroria, gjykata, policia, ushtria, gjendja civile etj., kthimi i fjalës në veprim është i menjëhershëm. Shembulli klasik që përmndte babai i pragmatikës gjuhësore, Austin, është ai i çiftit që shkon të vërë kurorë në bashki ose në kishë. Statusi i tyre ndryshon sapo çifti i përgjigjt po, pyetjes se a e do për burrë apo për grua filanen apo filanin. Pra, vetëm kjo fjalë mjafton që ai që deri dje ishte beqar apo beqare të kthehet në i martuar apo e martuar.

Ndërkaq, pasi mbarojnë zgjedhjet nis përsëri festivali i ligjërimit publik me aktorë kryesorë politikanët, qeveritarët, opinionistët, komentatorët e blogjeve e kështu pafund. Të gjithë shajnë, lavdërojnë, mallkojnë dhe ndërtojnë botën e tyre virtuale sipas qëllimit që kanë. Opozita në të gjitha vendet demokratike normale, vepron si një qeveri hije dhe në çdo rast kritikon qeverinë dhe tregon alternativat që ajo ka dhe e përgatit opinionin që në zgjedhjet e ardhshme të votojë atë dhe jo qeverinë.

Tani të kthehemi te opozita jonë. Lulëzim Basha nga mëngjesi deri në darkë, çdo veprim të qeverisë e denoncon dhe e shpall a priori si veprimtari kriminale. Pa asnjë ekspertizë, pa asnjë provë, ai merr rolin e prokurorit komunist dhe shpall se do ta çojë në ferr Edi Ramën dhe ata që e mbështesin atë. Shikoni se çfarë ka thënë sot:

Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit me anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh. Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet  dhe rritet përditë – vjedhja dhe grabitja e pasurive dhe parave publike.

Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e  Shqipërisë, një grabitës psikik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë, grabitja me spektakolare në histori” (marrë nga gazeta TemA)

Le ta shohim më nga afër dhe të numurojmë frazat offensive, epitetet fyese që i përkasin një retorike vulgare dhe komuniste: qeverisja kriminale, vazhdon grabitjen, koncesionet kriminale, Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë. Dje u miratua në landfillën e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë.

Është fjala për një koncesion që mund të ketë një mijë e një të zeza dhe që vendimi për të është miratuar nga Parlamenti. Kj është ngjarja që ka ndodhur. Tani del Lulëzim Basha dhe pa u menduar dy herë akuzon me një fjaloir të rëndë si ishte nuk e di se ku, sepse nuk ka vend tjetër në botë që një lider i opozitës të flasë si një njeri pa asnjë gram kulture dhe të akuzojë me një stil të ngjashëm me gjuhën që përdornin komunistët në propoganmdën e tyre. Por të thuash që Parlamenti është landfill, pra, vend grumbullim plehrash kjo është shkarje në psikikë dhe Lulëzim Basha është mirë o të vizitohet ose të këndohet në ndonjë hoxhë në Kavajë.

Po të ishte vetëm kjo deklaratë edhe mund të kapërcehej, por ky njeri e ka kthyer në sport akuzën hiperbolike dhe gjuhën e drunjtë me epitete e metafora që vijnë jo nga një ligjërim demokratik.

Ndërsa ajo që është me rëndësishme dhe që ky njeri nuk e kupton është një anë tjetër e ligjërimit politik dhe atij publik në përgjithësi. Lulëzim Basha është një nga autorët e ligjërimit politik dhe nuk është mbi palët. Ai duhet ta dijë se sa herë që marrim fjalën në publik ne i drejtohemi një bashkëbiseduesi dhe llogarisim edhe publikun që na dëgjon.

Në këtë rast, Lulëzim Basha ka për bashkëbisedues militantët e tij të cilët i eksiton me fraza luftarake dhe i përgatit që si kundërshtarë nuk kemi vëllezërit tanë të ndryshëm, por kriminelë që duhet t’i asgjësojmë dhe nga ana tjetër publiku që e dëgjon dhe që nuk ka lidhje me marrëzitë e Lulëzim Bashës. Ky publik ndjehet keq dhe fillon e kupton se me këtë njeri, me këtë gjuhë që përdor ky politikan, opozita jo vetëm që nuk vjen në pushtet, por do rrudhet dhe më.

Dhe e fundit. Nuk ka asnjë qeveri në botë e dalë nga zgjedhjet që të pëlqehet. Që ditën e dytë ajo është në shënjestër të të gjithëve. Mirëpo, opozita nuk mund të marrë rolin e Perëndisë dhe të njeriut të kulluar që shëron plagët e kapitalizmit apo të demokracisë. Ajo duhet ta dijë se edhe nëse vjen nesër në pushtet, që ditën e dytë do të jetë nën trysninë e kritikave.

Ndaj Lulzim Basha që përdor fjalorin më denigrues e fyes në hapësirën demokratike europiane, duhet ta dijë se ka mbi vete të paktën dy akuza një për shpërdorimin e mbi 200 million eurove në Rrugën e Kombit dhe një si përgjegjës për vrasjen e katër protstuesve në Bulevard. Ndërsa aktualisht ai është i pandehur nga Prokuroria shqiptare për financimin e paligjshëm të PD-së për lobim në SHBA. A ka të drejtë ky njeri të na tregojë se kush është hajduti dhe se çfarë është Kuvendi i Shqipërisë ? Ndaj e them me bindje se pushteti në Shqipëri do të vijë dita që edhe do ndërrohet, por Lulëzim Basha nuk do të jetë kurrë kryeministër në këtë vend.

(TemA)

24 komente në “Opozita ndoshta, por Basha kurrë!”

    1. Komentuesi says:

      Shkelqyeshem Ilir.Vertete Basha nuk ka per t’u bere kurre kryeminister, se eshte fyell nga mendja. 7×7 bejne 42.Me shprehjen prej budallai, se, parlamenti na qenka landfill plehrash,ai duhet te dergohet ne prokurori e te gjykohet, te denohet per nje ofendim te madh kundrejt deputeteve te kuvendit te shqiperise.Kete gafe nuk mund t’a beje as nje çoban me dhi,mirpo po e bene Basha me ate cektesine e tij.Turp.E quan vehten te mençem.Te mençmit nuk flasi keshtu nga xverku si ky matuf njeri.

      1. Raimond vlonjati says:

        Sa I zgjuar eshte ky gazetari krimb mor aman !

  1. Arber says:

    Paske lajthitur.Ai do Jete kryeminister 8 vjet e lutu te Jete i mire dhe I drejte qofte dhe me ty qe llap vec kunder opozites qe nuk ka asgje ne dore ndersa qeverine e korruptuar nuk e kritikon se te ushqen me tagji te mykur.

    1. Arber(jo ky rrocka me siper) says:

      Arber shpellarit,
      E paske caktuar ti myteber 8 vjet KM kete mase amorfe qe akoma merr fryme persa kohe te kete arber-vemje si ty qe besojne ne perroin psiqik te ketij humbamenoje. Arber, shko ha tagjine e SHQUPit se sot e kreve misionin. Neser pergatitu per komentin e rradhes se Ed Paloqja ua heq triskat e persheshit.

    2. prizem says:

      @Arber
      7 x 7 = 42

  2. Amy says:

    e ke thene fiks fare, ky lulush pa mend ne koke, nje idiot qe drejtohet nga vjehrri i tij politik plaku mere i cmendur deri ne kriminel, kurre nuk mund te votohet nga nje mase e gjere, eshte bere si lolua, qe na del cdo mengjes dhe darke dhe flet nje fjalor te njejte te drunjte prej mashtruesi ordiner nje genjeshtar tek ai dhe ktheu mbrapsht, dhe qe une dhe shume te tjere besojme se ky njeri nuk ka lexuar kurre asgje, nuk di te flase me llogjike fare po fare, nuk ka piken e edukates te ndonje fare kulture, eshte me keq se nje evgjit qe eshte i shkreti i pashkolle, keshtu eshte ky lulushi jone qe do medoemos te behet kryeminister, o zot cfare mban kjo toke mbi vete!!!!

  3. Simoni says:

    Epitetet e tua ndaj Bashes jane ne njejten peshore, fyese, mbarsur me mllef te dukshem. Duke e vene ne tabelen e qitjes, shkrimi duket teper misionar. I njeanshem deri ne mbarim te tij.

    1. Ish pd-isti says:

      Orti Simon.
      Duhet te kuptosh qe autori eshte gazetar dhe ka shkruar edhe per fanatiket e PD si puna jote. Vetem duke pastruar partine nga ai mut i madh qe e ka marre ne d’ore shpetohet PD.
      Lulka nuk eshte gazetar porvarrmihsi I PD.

  4. Vjola says:

    Te lumte z.Ilir

  5. "BOHOTINA" says:

    Numurojani po nuk i dolen gjithesej 17 fjale/ Kaq di gjithesej. Na ka merzitur kaq shume me kaq pak fjale, me kete fjalor rrugaci, sa nuk kam fjale.

  6. andi says:

    lulzim basha eshte nje horr qe nuk di te drejtoje veten e vete jo me nje parti

  7. Koba says:

    Bukur po kujt i THUA???? Atij Sumkapuci ne nje vesh i hyn nga tjetri i del dhe nuk i mbetet asgje MRENA (PERVEC HUNIT NE SUME )

  8. BRACE says:

    per komentuesit qe e “anatemojne”kete analize si te njeanshme-lexojeni me ngadale dhe me kujdes.Ka prekur plagen .Ky gazetar eshte per tu lavderuar sepse eshte me I drejtperdrejti qe kam lexuar pas Mero Bazes.Nuk behet fjale per ate se ne cilin krah qendron por per ate se sa e ka kellqen Lu..per te udhehequr.

  9. Zhzh says:

    BUKUR DHE SAKTE. LULUSHI ESHTE NJE IDIOT DHE KOQE KANDARI QE NUK DUHET MARRE NE KONSIDERATE.

  10. Jimi says:

    Ilir! Te eshte dukur ndonjehere lider ky drejtori i emeruar i SHQUP-it? Mua s’ma mbush syne as per kamarjer sic ka qene dikur!

  11. Komentuesi says:

    Shkelqyeshem Ilir.Vertete Basha nuk ka per t’u bere kurre kryeminister, se eshte fyell nga mendja. 7×7 bejne 42.Me shprehjen prej budallai, se, parlamenti na qenka landfill plehrash,ai duhet te dergohet ne prokurori e te gjykohet, te denohet per nje ofendim te madh kundrejt deputeteve te kuvendit te shqiperise.Kete gafe nuk mund t’a beje as nje çoban me dhi,mirpo po e bene Basha me ate cektesine e tij.Turp.E quan vehten te mençem.Te mençmit nuk flasi keshtu nga xverku si ky matuf njeri.

  12. MH says:

    I ke ra m’te.Bashes duhet ti kendoj nji hoxhe qe te vije ne trezi.Ato hoxhet e Kavajes ndoshta ka ndonji qe ia kendon.Por ka kene nji ne Shkoder quhesh She Alja,teper i afte ne kendime dhe rrealizime, zor se jeton.Ky,po ti kendonte Bashes.Basha do niste jeten persedyti me mend krejte te reja.Fati nuk e don qe ti kendoje Hoxha i Shkodres dhe keshtu mbetet per tu amortizue ne landfillin e plehrave te pa riciklushem.

  13. demokrati says:

    Z. Yzeiri ! Pergjithesisht i lexoj shkrimet tuaj dhe jam dakord ne shumicen e gjerave qe shkruan. Mirepo, as ju nuk i kini shpetuar ” semundjes ” se kohes. Ciles ? Per cdo te keqe qe konstatoni dhe damkosni sot perpiqeni t’i jepni ngjyre ” komuniste “. I ashtequajturi komunizem ka pasur nje mije e nje te zeza por ky fjalori i Bashes, atit te tij shpirteror, Berishes dhe gangstereve te tjere politike nuk ka kurrfare lidhjeje me ” komunizmin “. Ketu nuk eshte ceshtje lavderimi apo fyerjeje te ” komunizmit por eshte ceshtje te vertete historike. Duke ia faturuar cdo marrezi te sotme ” komunizmit “, autoret behen qesharake dhe, me e rendesishmja, as nuk kapin thelbin e problemit dhe as nuk ofrojne zgjidhjen e tij.

  14. a.f. says:

    Per komentuesit:
    Te merresh me Lulin eshte humbje kohe. Kur behet me qellim eshte krim kunder shqiptareve. Autori i shkrimit, ka kohe qe rropatet te fshehe te Verteten. Kupola e te Keqes perbehet (kryesisht) nga Berisha, Rama dhe Meta.
    Per Yzeirin:
    Perpjekjet dhe argumentat ne kete shkrim, vertetojne mercenarizmin ekstrem dhe varferine tende te intelektit.

  15. a.f. says:

    Per komentuesit:
    Te merresh me Lulin eshte humbje kohe. Kur behet me qellim eshte krim kunder shqiptareve. Autori i shkrimit, ka kohe qe rropatet ta fshehe te Verteten. Kupola e te Keqes perbehet (kryesisht) nga Berisha, Rama dhe Meta.
    Per Yzeirin:
    Perpjekjet dhe argumentat ne kete shkrim, vertetojne mercenarizmin ekstrem dhe varferine tende te intelektit.

  16. Lulka eshte vetem nje papagall i races se qelbur, qe ka vetem nje sqep te gjate dhe fara kungulli ne koke, truri i lulit mendon pasi sqepi ka leshuar fjelen dhe jo sqepi te flase c’mendon truri. Lulushi ne bagazhin e tij njeh vetem 10 fjale, krim, kriminel, droge, lufte, molotoffff (v), dhe i perserit vazhdimisht pambarim. Lul ka ardh koha qe ta kuptosh se je analfabet dhe hapi rrugen dikujt tjeter. Nuk behesh K/M edhe sikur te rrosh 100 vjet. Fatkeqesi per PD qe ka ne krye kete njeri, ose ndryshe mish me dy sy, pa tru.

  17. Roland says:

    I përkryer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje