A jeni tronditur kështu në vitet 1999, 2000, 2001, 2003, 2004? Jo! Andaj silleni me hipokrizi në vitin 2019!

20 Korrik 2019, 18:40Editorial TEMA
A jeni tronditur kështu në vitet 1999, 2000, 2001, 2003, 2004? Jo!

Nga Enver Robelli

Sapo mbaroi lufta, filloi tmerri. Kësaj radhe shqiptarët kundër shqiptarëve dhe pakicave etnike. Në Dukagjin nisi – në të vërtetë – një luftë vëllavrasëse. Vriteshin njerëz në pikë të ditës e në pikë të natës. Vriteshin në fshatra, vriteshin në Pejë. Vriteshin ushtarë të FARK-ut, pastaj vritej vëllai i Ramush Haradinajt, edhe ky në pikë të ditës. Ngatërresa shumëvjeçare mes klaneve Musaj dhe Haradinaj me vite të tëra ka mbushur faqet e mediave perëndimore. Më 11 nëntor 2000 revista «Das Magazin» e Zürichut citonte Sadik Musajn me këto fjalë: «Njërit prej atyre burrave ia kapa granatën e dorës nga rripi, ia shtyva pushkën, dikush hapi zjarr kundër murit, unë kërceva shpejt pas një veture dhe e hodha bombën – gjatë atij eksplodimi u plagos Ramushi».

Sa kanë mbetur gjallë nga familja Musaj, pjesëtarët e së cilës në mediat zvicerane përshkruhen si «plaçkitës të dhomave të fjetjes»? E di kush? Mario Etzensberger, drejtor i Klinikës Psikiatrike në Königsfelden (kantoni Aargau i Zvicrës) që në vitet ’90, duke folur për vëllezërit Musaj, deklaronte: «Këta keqbërës po zhvillojnë luftë kundër botës perëndimore. Pas hapjes së kufijve me Lindjen ata po e shohin në çfarë mirëqenie jetojmë ne në Europën Perëndimore. Me brutalitetin e tyre duan të na poshtërojnë». A është tronditur dikush kur ndodhnin këto tmerre? A është tronditur dikush kur pushkatoheshin ushtarë të FARK-ut dhe kur lufta e bandave për pushtet i ngjante përleshjeve në lagjet më të rrezikshme të metropoleve latinoamerikane?

A shqetësohej ndokush kur gjykatësit e Tribunalit të Hagës ankoheshin se në rastet e komandantëve të UÇK-së dëshmitarët papritmas mbyllnin gojën? Vinin dëshmitarët në sallën e gjykatës dhe tërhiqeshin nga dëshmia. Shkonin njerëz deri në Skandinavi për të kërcënuar dëshmitarë. Dikush vriste veten. Alarmonte Këshilli i Europës se në Kosovë dëshmitarët janë të kërcënuar dhe opinioni qëndronte duarkryq. A e pengonte ndokënd në Kosovë kur juristët e Gjykatës së Hagës theksonin se strukturat klanore të shoqërisë kosovare e bëjnë pothuaj të pamundur që dëshmitarëve t’u sigurohet anonimiteti? Kur në Kosovën qendrore dilnin njerëz në rrugë dhe ia bënin publik emrin një dëshmitari të mbrojtur, duke e stigmatizuar si tradhtar, pakkush brengosej.

Askush nuk ia mohon Ramush Haradinajt meritat për çlirimin e Kosovës. Madje edhe në mesin e diplomatëve perëndimorë ka shumë të tillë që kanë simpati për gjeturinë e tij si politikan, për talentin e një djali të rritur në një botë konservatore që gati lehtësisht përvetësoi rregullat e salloneve diplomatike, mësoi gjuhët e huaja, tregoi vendosmëri e përkushtim në punë. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana e ndritshme. Por biografia e Haradinajt është kundërthënëse. Gjykata e Hagës ka arritur në përfundimin se në zonën që e ka komanduar ka pasur burgje, ku janë keqtrajtuar njerëz. Një bashkëluftëtar i tij është dënuar me gjashtë vjet burg. Sa i përket pasluftës: si shumica e komandantëve të UÇK-së edhe Haradinaj ka lëvizur e vepruar në një terren që shteti ligjor nuk do duhej ta toleronte.

Pas përleshjes rreth mesnatës në oborrin e familjes Musaj, Haradinaj mbeti i plagosur dhe një helikopter amerikan erdhi me shpejtësi për ta evakuuar. Pastaj amerikanët e dërguan për shërim në spitalin ushtarak afër Landshutit në Gjermani. Tash kohërat kanë ndryshuar dhe avionët dhe helikopterët amerikanë mund të vijnë vetëm për të kryer ndonjë operacion arrestimi. Kanë ndryshuar kohërat, por nuk ndryshuan komandantët e UÇK-së, pa marrë parasysh se në cilën parti bënë karrierë. Kosovën e panë si shans të tyre jetësor për ta plaçkitur. Gati secili prej tyre ka vetëm një hall: drejtësinë ndërkombëtare dhe ruajtjen e pasurisë së fituar paligjshëm. Andaj edhe gjestet spektakulare të dorëheqjes – siç ishte rasti dje me Haradinajn – duhet marrë me rezervë. Sigurisht është veprim i duhur, por pas këtij veprimi fshihen edhe kalkulime elektorale me poza viktimizimi.

Kthehemi sërish në vitet e para të pasluftës: a shqetësohej ndokush kur në qendër të Prishtinës i vihej flaka një veture të një familjeje serbe dhe digjej i gjallë një njeri? Kur vritej një bullgar vetëm pse pyeti dikë në gjuhën e tij sa është ora? Kur kidnapoheshin civilë serbë? Në verën e vitit 1999 gazeta «Koha Ditore» (e pastaj edhe revista gjermane «Der Spiegel») raportonte se si një turmë fëmijësh kishin «zbuluar» një njeri në Prishtinë që fliste serbisht. Turma e kriminelëve iu vu pas atij njeriu, e grushtuan me sa forcë patën, e lanë të përgjakur dhe filluan të tregojnë anekdota. Cili ishte krimi i atij njeriu? Ishte goran. «Ku mbeti morali shqiptar?», pyeste atëherë «Koha Ditore» në një titull.

Më 23 nëntor 2000 u vra në qendër të Prishtinës Xhemail Mustafa. Vrasësit e tij nuk janë arrestuar kurrë. Në atë kohë në Prishtinë e kudo në Kosovë vrisnin e grinin «ministrat» e komandantët nga «Qeveria e Përkohshme», djem të etur për hakmarrje, mizor dhe të bindur se ata qëndrojnë përherë mbi ligjin. Ata sot i gjeni në gati çdo parti. Në një fshat të Drenicës u vra Haki Imeri, në çantë kishte disa ftesa për një Kuvend të Lidhjes Demokratike të Kosovës. U vra Ismet Rraci, kryetar i komunës së Klinës. U vra deputeti i Kuvendit të Kosovës Smajl Hajdaraj – u vra duke hyrë në banesë, ndërsa në duar kishte disa litra qumësht që ia kishte dhënë nëna për t’ua sjellë fëmijëve.

Për t’ua mbyllur gojën dëshmitarëve potencialë, presidenti aktual i Kosovës vrapoi gjithandej për t’i dekoruar ata me medalje. Dhe disa prej tyre i pranuan medaljet dhe mbyllën gojën. Kështu vendoset drejtësia në Kosovë. Në fillim të shtatorit të vitit 2000 u vra arkitekti Rexhep Luci. Ai kishte punuar mbi 30 vjet në komunën e Prishtinës, ishte një profesionist që u përpoq të kundërshtojë mafinë ndërtimore.

Për dy dekada shoqëria e Kosovës ka heshtur, ka qenë indiferente ndaj krimeve, nuk ka treguar kurajë civile për t’u ballafaquar me strukturat e errëta. Kjo shoqëri dhe elitat parapolitike janë tallur kur Dick Marty, i ngarkuari i Këshillit të Europës për të hulumtuar krimet e disa krerëve të UÇK-së, erdhi në Prishtinë dhe kërkonte të takojë përgjegjësit politikë. «Hajt se luajmë ne me Amerikën si macja me miun, ndërsa Europën nuk e pjerdhim fare» – kjo ka qenë parulla e shumë politikanëve të Kosovës të dalldisur nga pushteti, paraja dhe pazaret. Kjo dalldi nuk po merr fund. Edhe sot kërcënohen njerëz që thonë se pas luftës u vranë me dhjetëra njerëz të pafajshëm, kryesisht aktivistë politikë. Ata u vranë për të shtruar rrugën drejt marrjes së pushtetit. Kur erdhën në pushtet, filluan t’i blejnë ata që e shesin lëkurën lehtë, mes tyre edhe një shtresë intelektualësh syuritur të lagjeve të Prishtinës.

Nëse ndokush, helbete, merr guximin e thotë se ndonjë pjesëtar i UÇK-së mund të ketë gabuar rëndë dhe të ketë vrarë edhe ndonjë civil serb apo rom, atëherë priteni lukunitë duke u vërsulur. Çka do t’i ndodhte një shqiptari nëse dëshmon për ndonjë krim të kryer ndaj pjesëtarëve të pakicave? Do të shpallej tradhtar me familje e fis, do lëçitej, do përjashtohej nga kjo shoqëri, do të detyrohej të kërkonte shpëtim në botën e jashtme. Përse shumica e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale po mbahen në vendet perëndimore? Përse këto vende po harxhojnë miliona për t’iu siguruar atyre identitet të ri? Refreni penetrant i disa komandantëve për «luftën e pastër si loti», «luftën e shenjtë», «betejat legjendare» tregon mungesën e vullnetit për t’ia hequr njollat UÇK-së. Rezistenca e armatosur kundër regjimit serb pa asnjë dilemë ka qenë e drejtë dhe legjitime pasi lëvizja paqësore e humbi kontaktin me popullin dhe u diskreditua, u fundos në rutinë, konformizëm dhe shkurtpamësi. Meqë lufta nuk është kurrë «e pastër», por e përgjakshme, me shumë vuajtje e dhimbje, gati përherë ka njerëz që shkelin ligjet e luftës. Të tillët nuk e kanë vendin në politikë, por para turpit gjykues. Aty le ta dëshmojnë pafajësinë – e nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, rruga e mbarë në qeli.

Refuzimi pothuaj kolektiv i shoqërisë kosovare për të ndëshkuar një numër shumë të vogël të të dyshuarve për krime të luftës, refuzimi madje për të pranuar se ndokush mund të ketë kryer krime të luftës e solli së pari Raportin e Këshillit të Europës mbi krimet eventuale të një grupi të UÇK-së, pastaj Raportin mbi kërcënimin e dëshmitarëve (po ashtu të Këshillit të Europës), mandej një prokuror amerikan hetoi edhe njëherë të gjeturat e Raportit të Këshillit të Europës dhe arriti në përfundim pothuaj të njëjtë si politikani zviceran Dick Marty.

Çfarë është pritur në Kosovë se do të bëjë bashkësia ndërkombëtare? Do të tërhiqet dhe thotë: vazhdoni ju se jeni shumë të mirë dhe edhe më të mirë e më fisnikë i keni liderët politikë. Kështu nuk funksionon bota perëndimore. Andaj mbërrimë te Gjykata Speciale, të themeluar vetëm për shqiptarë. Themelimit të saj Kosova nuk ka mundur t’i shmanget, pos nëse do të hynte në aventurën e konfrontimit me shtetet aleate të cilat garantojnë shtetësinë. Kosova ka mundur të insistojë që Gjykata Speciale të ndjekë edhe krimet e kryera nga pala serbe. Por kur e marrin punën në dorë diletantët, të cilët e kanë vetëm hallin e vet, atëherë pasojat rrezikon t’i bart tërë vendi.

Nëse kjo shoqëri nuk është tronditur në vitet 1999, 2000, 2001, 2003, 2004 – pse të tronditet sot, në vitin 2019. Sot batalionet e Facebookut demonstrojnë hipokrizi, shtiren si solidarë «me komandantin», ia fusin ndonjë anekdotë bajate dhe me kaq mbaron muhabeti. Me vrasje e me krime kjo shoqëri është nënshtruar dhe pajtuar. Jo vetëm me vrasje me motive politike, por edhe me konflikte si ai mes klaneve Elshani e Kelmendi nga Peja. Bilanci nga viti 2000: 23 të vrarë dhe 38 të plagosur.

24 komente në “A jeni tronditur kështu në vitet 1999, 2000, 2001, 2003, 2004? Jo! Andaj silleni me hipokrizi në vitin 2019!”

  1. Nik says:

    Z. Robelli nuk e kam lexuar te shkruaje dhe protestoje fort ndaj shtetit serb dhe te sensibilizoje nderkombetaret si u vrane dhe zhduken ne menyre mafioze nga shteti serb Ukshin Hoti, eshtrat akoma pa gjetur, gvellezerit Bytyçi dhe shume e shume viktima te tjera te luftes kriminale te ushtrise serbe, femije, gra, djem dhe burra e te moshuar te Kosoves.

    1. Popull says:

      As ke per ta lexuar ndonjehere. Nuk e kupton ti qe Robelli eshte i dashuruar vetem me ish Jugosllavine?! Jane ana tjeter e shqiptarit qe shajne dhe kritikojne, ekstremi tjeter qe nuk vret por dashuron armikun, te cilin e quan kundershtar kur eshte duke u vrare prej tij. Shkurt muhabeti Robelli dhe disa sivellezer te tij jane nje takem si idhulli i tyre, i peshtiri Rugova.

    2. Vlora1912 says:

      Zoti Torobell,

      A e din ti se vendimi per ta shkaterruar Dresdenin, pasi Gjermania ishte mposhtur, eshte marr nga njerz qe nuk u kercenohej asgje personale…….qe ishin shum larg rrezikut……qe ishin duke e”gezuar” jeten pa privacione te medhaja.

      A e din ti Torobell, se Hakmarrja proporcionale njihet edhe si Element i Te Drejtes Nderkombetare Penale?
      ……………..
      Ne Kosove, nga Serbet dhe ne bashkepunim me disa shqiftar, jane bere krimet me te renda kunder njezimit….Genocid i paster bdaj Shqiptarve..ti i di mir. Nuk besoj se mund ti mohoj njeri

      A nuk ishte e pranueshme dhe nje lloj hakmarrje ndaj atyre qe e shkaktuan kete Genocid dhe Bashkepuntorve te tyre?
      …….
      Nuk di se sa i korruptuar mund te jet Z Haradinaj(Shum e denushme kjo), por nja dy gjera i di;
      1-Ramushit ja kan patur friken Serbet, gjat konfliktit(Ty dhe Rrugoves nuk ja u kishin!)
      .
      2-Me taksimin 100% te mallrave Serb, gjeti nje instrumet politik perfekt, per te ndikuar realisht ne fatet e Kosoves( Nderkohe qe ti si Anal ist dhe intelektual nuk je degjuar per nje propizim api gjetje funksionale per Kosoven).

      3- Nga menyra si e ke konceptuar kete artikull(te le shije te keqe), dukesh sikur ke ngren te njejten Sup si Fatos Llumbonja.

      Te kam lexuar vazhdimisht.
      Je i palexueshem aktualusht

    3. dori says:

      Natyrisht qe nuk keni te drejte. Duhet t’i lexoni shkrimet e tjera dhe jo te gjykoni duke lexuar nje tekst. Perndryshe ky tekst eshte i sakte deri ne piken e fundit. Esenca eshte kjo: lufta kunder regjimit serb ka qene e drejte dhe legjitime, nese ndokush ka kryer ndonje krim, duhet te ballafaqohet me drejtesine.

  2. Pandi Korce says:

    S’fole asgjë për kriminelët serb.

    1. Albani says:

      Eshte nje projugosllall(serb) i cmendur ! as serbet nuk kane ‘nostalgjine e tij’ eshte i semure …dicka ka ne gene jo vetem i semure psiqik !

      1. lora says:

        ketu psikopati po shihet… qenke ti…

  3. Alba.ny says:

    Pa dyshim Robelli është nje nga zerat me te talentuar,me te guximshem, me te artikuluar te mediave shqiptare, e me c’kuptohet edhe gjermanfolese.
    Nje gazetar me kuptimin e vertete te fjales.
    Mbase -per mua- shume i ashper me UÇK-ne, por jam i bindur, shume tolerant ndaj FARK-ut, krimeve te tyre, vjedhjes madheshtore qe Bukoshi dhe lejtnantet e tij i bene 3%_shit te famshem qe u ngrit me gjakun dhe djersen e shqiptareve ne USA, Gjermani, Zvicer e me gjere, per krimin e pafalshem te FARK-ut ne grushtin e shtetit qe Sali Berisha tentoi pasi vrau Azem Hajdarin, etj, etj.
    Mbase është pak rob i Rugoves dhe rugovizmit, dhe mbase pak me llogari personale ndaj Thacit, Ramushit dhe liderve te UÇK, per ate periudhe te luftes.
    Sa per korrupsionin pas lufte, demaskimin e tij, nuk do t’i hiqja asnje presje shkrimeve te tij.

  4. Baton DR says:

    Po komuniteti ndërkombëtar u trondit gjë në ato vite i nderuar????
    JO!!
    Mos të kuptosh që Gjykata Speciale është një instrument anti-shqiptar nuk është vetëm naivitet i pafalshëm …është edhe kriminale dhe po aq e ndyrë sa luftërat serbo mëdha në Ballkan!
    Kur serbët ti bien prapë derës do ta kërkoni Ramushin edhe ju kozmopolitët e k*** ….do Zoti nuk do jetë në Hagë

  5. demokrati says:

    Per Robellin tragjedia me e madhe nisi me lirine e shqiptareve, aty eshte zanafilla. Nga Robelli po mesojme se Dick Marty paska te drejte per klinikat monstruoze ne Bulqize, aty ky nuk i vihen patkonje as kalit, Me Robellin dhe Buzhalen, Kosova ne 10 vitet e ardhshme pefundon perseri nen zgjedhe. Haradinaj eshte e 4 here qe jep llogari pse iu pergjigj genocidit me lufte. 3 here Haradinaj doli i pafajshem, le te presin veglat e Beogradit edhe 1 here cdi te thote drejtesia. Shqiptaret paskan vrare pakicat etnike ne Kosove? Ke? Nese ndonje ka marre uren e zjarrit per tu vene fleken shqiptareve vendin nuk e ka pas mes shqiptareve. Robelli eshte nje jugosllavist i frustruar nga racizmi i lumpen shoqerise zviceriane.
    Haradinaj pesoi nje deformim gjeopolitik dhe kombetar, keshillimi i keq i kosovaristeve antishqiptar qe kishte mbi krye e beri punen e saj.

  6. korkodili says:

    Kosova duhet te bej nje referendum dhe te behet sjhteti i
    52 i SHBA-ve.
    Ka fgtuar lirine fal sakrificave te SHBA-ve
    Vetem kjo mjafton.
    Mos te vonohet.

  7. S.Krasniqi says:

    Shoku Enver,më ke bllokuar në mediat sociale sepse nuk duron mendimet që nuk janë të linjes tënde.
    Do bëje mirë të shkruaje ndonjë artikull pro UÇK,të pakten sa per kortezi.

  8. Art says:

    My po flet sikur me qene dick martin

  9. Albani says:

    Eshte nje projugosllall(serb) i cmendur ! as serbet nuk kane ‘nostalgjine e tij’ eshte i semure …dicka ka ne gene jo vetem i semure psiqik !

  10. Finoku says:

    Dje lexova shkrimin e M Bazes
    Sot lexova deklaratat e Vucicit dhe Dacicit per Haradinain
    Dhe tashme lexova shkrimin e ketij analistit te bythes prej Zvicre
    Mu duk krejtesishte e pabesuesheme !!!!!!!!!!!!
    Dhe pastaj thone se serbet me shqiptaret nuk kane pika takimi!!!
    E pra
    Nuk u besoj syve ato qe lexova
    Te katert thone te njejten gje
    Se Haradinaj e perdore kete thirje per te fituare popullaritet dhe per tu kthyer ne hero!!!!
    Ky lolokua qe e mban veten per shqiptare kalin edhe me tej duke na thene se jane bere vrasje dhe na thote i sigurte se pas ketyre vrasjeve ndodhet haradinaj dhe kreret e UCK!!!!!!!
    As gazetaret serb nuj jane kaq te zellshe me kete urrjejtje ndaj nje levizje clurimtare e nje populli qe diskriminohet qysh nga 1913
    Kur ramush haradinaj kishte dalur malit per clirimin e Kosoves ky analisti i bythes bente kamarierin dhe mblidhte piata ne ndonje restorant te Zvicres dhe shikonte lajmet nga tv se si serbet masakronin dhe vrisnin shqiptaret duke zgjedhur jeten e rehatsheme perpara idealit vrullit patriotizmit te djashoit Haradinaj
    Keta cucek qe sot bejne analistet te moderuare dhe qe nuk dine edhe si perdoret pistoleta i keyejne sherbime tezes seakademise serbe qe po fiton mbeshtetje ne te tera sallonet perndimore
    C thoshin dhe c thone serbet per krimet e kryera ne ish jugosllavi
    !!
    Se kishim te bejme thone ata me nje lufte civile
    Se nuk kishte nje agresor dhe nje viktime
    Se te tere jemi edhe agresor edhe viktima!!!!!
    Na keni vrare dhe kemi vrare thone dhe shume gabim qe perndimi bombardoi serbet duke u kthyer sot ne viktima?!!!!!!??!!!!!!!
    Per fat te keq kete gje e kane harritur dhe kjo fale naivitetit budallekut dhe mosekzistences te politikes shqiptare por edhe asaj boshnjake ne kete aspekte
    Ky ketu na permend disa vrasje qe na jane bere fill pas luftes per te na thene se keto jane krime!!!
    Ky eshte kaq i paditur sa nuk kupton se kemi te bejme me nje twrritore qe sapo ishte cliruare dhe eshte e kuptuesheme te ekzistoje anarkia ne fazat e para
    Ky nuk i referohet se cila qe gjendja e sigurise ne periudhat historike kur kemi te bejme me pragformimin e nje shteti
    Edhe Shba ne fazat e para te formimit si shtete pas revolucionit ekzistone anarkia dhe harriti edhe ne nje lufte veri jug
    Dhe jo vetem amerika por te tera shtetet ne fazat e para te formimit si shtete kane nje periudhe disa vjecare anarkie derisa te konsilidohet shteti dhe organet e tij!!
    Dhe te vemi dhe te gjykata speciale qe eshte nje gabim i madh qe njollos perpjekjet e populli per ti shpetuare diskriminimit
    A ka ndonje gjykate tjeter speciale qe eshte krijuare per te gjykuare ata qe mbrojten vendin shtepine nenat motrat nga serbet!!!
    A u be ndonje gjykate speciale edhe per guerilasit ne sudanin e jugut pasi edhe ata kryen krime duke u mrojtur nga sulmet e Hartumit !!!!!!!!!!
    A ka ndonje gjykate speciale per timurin lindor dhe perpjekjeve per clirim nga zgjedhja indonizia e!!!!
    Atehere duhet te kishim edhe gjate viteve 60me 70gjykata speciale ne tera vendet qe moren pavaresine nga kolonizatoret perndimore!!
    Bile pervec Nyrembergut duhet te kishim edhe ndonje gjykate per bombardimin e Drezdenit ku humben jeten me minra te pafajshem !!!!!!!!
    Bile edhe Garibaldi Mancini Koloktroni M Qemali Bolivari Zapata dhe vete Uashingtoni duhet te kalonin edhe ksta ne gjykata pasi kane kryer vrasje gjate perpjekeve te tyre per pavaresine e popujeve nga ku vinin
    Ironike eshte se po te qe gjalle Adem Jashari keta do ta conin edhe ate para gjykates speciale dhe ky lolokua qe ben analistin do na permente krimet e tij nje nga nje si keto qe po lexojme sot
    E ndersa ne te vertete edhe femijte e vegjel e dine se haradinaj po ndershkohet per qendresen e tij ndaj presioneve per taksen ndaj Serbise
    Po per fat te keq gjoja kete se paska marre vesh M Bazia dhe Robolli i Zvicres !!!!!

  11. Dod Gjinari says:

    Me sa zell e pathos more zoti Robelli , po shkruan pèr gjèra qè nuk èshtè aspak nevoja. Kèto janè gjèra qè nuk duhet tè dalin nè pazarè. Pèrderisa Ti i nxore e po i shet, vetèm nè tregun serb do tè gjenden konsumatorè tè kènaqur. Nuk mè duhet tè di se sa vite po jeton atje nè Zvicèr, por mè duhet t’ju them qè nisma juaj flet shumè pèr atè karakterin tènd prej karaduzi, qè bèn sherr nè ‘familje’ e mè pastaj argètohet me komshinjtè duke nxjerè horlliqet e shtèpisè sè vetè ! Ti nuk je as burrè e as malsorè ! Leveret gjithè seicili duhet ti lajè nè shtèpinè e vet dhe jo tek kroi i fshatit !

  12. xy says:

    Nuk i heq asnje presje shkrimit.Me se i sakt Kosovaret jan bastard me nhe kryeminuster mesjetar te pa gdhendur

  13. mik says:

    Gjithmone ne lufte dhe mbas lufte ka larje hesapesh. Kjo ndodh ne te gjithe boten. Nuk po them se asht e justifikueshme dhe e tolerume por, asht e pa-shmangshme.
    Enver Robeli asht njohes i mire i situates dhe gazetar i zoti por, m’habit fakti se cfar ka prit nga sjellja e clirimtareve te Kosoves ?!!
    Perfundimi i luftes gjithmone prodhon krime per pushtet, gjithmone prodhon hakmarrje, qofte personale apo ideale.
    Autori e trajton ate cka ka ndodh ne Kosove, si rast unik, e kjo nuk asht e drejte. Ne te gjithe historine e njerzimit, jane rrethanat qe percaktojne aktivitetin e nje shoqerie. Edhe ne boten Perendimore ndodhin raste te tilla. Jane sporadike, por ama ndodhin.
    PS : Si statistike dhe krahasim, ne gjendjen e corbes qe asht Kosova, bilanci prej 23 te vrare dhe 38 te plagosur qe nga viti 2000, nuk asht edhe aq alarmant. Mendoj se Shqiperia ka ma shume.

  14. the american says:

    turp & faqja e zezë cfarê ka shkruar ky rubeola shqipfolës.
    farku me në krye rugovën kanë bërë veprime që në një vend me demokraci normale, konsiderohen tradhëti ndaj atdheut.
    haradinaj ka kusuret e veta, por ato kusure nuk kanë lidhje me uçk-në.
    uçk-ja ka qenë nje faqe e lavdishme në historinë shqiptare.

  15. Baton DR says:

    Mero boll me censurën se të piu e kuqja…..hë vëlla

  16. SHQIPE-FREE says:

    @@Enver Robelli, qe Bene Jeten e Luksit ne Zwizer, por nuk “Harrone” te “Mekoshe” me Gjuhen Tende te Gjarprit…!!!!!!!!!!!!
    Mbase dikushe apo Shumekushe do te te “Lavderoje” per “Kalemin tuaj te Rrefimit te se Vertetes”, por e Verteta nuk Shihet, dhe SHIKOHET ne Pasqyren e Shkrimit tuaj..
    1-E shikoj se sa ma “Dhembje” na Tregone, kur “Lukuni” apo Turma..Ndiqnin nje Serbe ne Mese te Prishtines ta Linconin me 1999-ten..por shume Shpejte na Harrove se Plaga e Dhimbjes, qe hapen dhe Mbollen SERBET, nuk ishin te VOGLA, por Humnera, dhe Kur dikush kishte para me syte e tije se si i kishin PERDHUNUAR MOTREN 15-te Vecare..Te cilido Shqipetare, qe shikone SERBE ne mese te Prishtines apo Podujeves GJUHA E ARSYES ,i ka dhene te Drejte GJUHES SE HAKMARRJES…sipas Tradites SHQIPETARE…Dhe Vdekja, per ate Serbe, akoma edhe Gorane Qofte ,Spiune APO Bashkepunetore i Serbeve ESHTE E LIGJSHME .
    2.-Ti Enver Robelli, po na Paraqete “Lufte Klanesh”, Plagosjen ne Lufte te Ramush Haradinajt???Por Gjithe se si ishte nje Plagosje, tani nga Serbet apo edhe nga “Klani” Kjo nuk ka Shume Rendesi..
    3-Me 2001-shin, Punoja ne Qytetin e Münchenit,dhe Kolegja ime SERBE, kur benim Pushimin e Drekes, kur erdhi puna te Lufta e Kosoves me Thote:C´fare Lufte..Daja ime shkoje dhe u Kthye nga Kosova me nje Makine te Mbushur me Frigorifere dhe Televizore….me Keqardhje na tha(SERBI) se nuk kishte patur Fatin si disa Shoke te Tjere te tije(Paramilitare),,…qe u bene te Pasur, sepse kishin Gjetur Mijra Marka Gjermane ne Shtepine te Plackiten…..KETO I DEGJOJE NGA NJE SERBE, dhe SERBJA Enver Robelli nuk e dinte se une isha SHQIPETARE(PASS-EU-je Zoteroj).
    Kjo eshte nga me te Paktata,por ju Enver Robelli shkoni deri aty..sa na Tregoni, se si kane shkuar deri ne Shtete Skandinave dhe kane “Kercenuar” dESHMITARE???Per c´fare “Deshmiratesh” na Flete :Per ata Rome apo Magjype, apo edhe Shqipetare qe Bashkepunuan me Serbet, qe Vidhnin.,Plackisnin, dhe me pas Linin gjithcka ne Meshiren e Zjarrit???Nuk na thoni asgje , dhe as Shkurani per KRUSHEN E MADHE, qe ishte nje Fshate i Bukur; Ndertuar me Para Gjaku ..qe u Dogje dhe u be Shkrumbe nga HIJENAT SERBE….
    TE GJITHE ATA QE KANE DJEGUR, dhe Vrare dhe kane Bashkepunuar me Okupatorin SERBE,..JANE DENUAR NE MENYREN E TRADITES SHQIPETARE..me Plumbe..dhe eshte pake..akoma edhe per Spiunet….
    TE VJENE PER TE VJELLE KUR JU @@Enver Robelli, “Kalemxhiu” Moderrne…me shkrimin tuaj .Apeloni ish-Kriminele dhe Bashkepuntore te Serbeve…[email protected]@LAVDI UCK-se dhe te gjitheve atyre Shqipetare qe Nihmuan per Clirimin e Kosoves…lol

    1. Nik says:

      Shqipe Fre pèr shumè argumenta jam plotèsisht dakort me ju por duhet tè kuptojm se robelli nè shumè artikuj pèrfaqson zèrin e autokritikès nga sa kuptoj prandaj ju e shikoni tè kaluarèn nga pikvèshtrimi juaj .Qèlloj rastèsisht qè nè 1998 èn nè romè tè punoj me njè (serv bastard) i cili nuk e dinte se unè isha shqiptar dhe rastèsisht kur kishte njè takim ndèrmjet ambasadorit P,Xhufi dhe ambasadori pèr>> bastardèt servèt<< me origjin nga Mali i Zi Lukiç si dhe funksionar tè shtetit italianè.Kur filloj ambasadori shqiptar tè pasqyroj realitetin brutal tè servève bastard ndaj vèllezèrve kosovar dègjoj nè sallè pèrplase kèpucèsh dhe kthej kokèn dhe shikoj bastardin servè tè cilève ju drejtova me fjalorin mè tè bukur vlonjat qè pèrmbante gjithçka.Nuk harrohen 20 mij motra shqiptare tè pèrdhunuara nga bastardèt servè,nuk harrohen mijra tè vdekur qè ende nuk ju gjendet asnjè shenj.Kur makina ushtarake e bastardit millosheviq sèbashku me qeverin aktuale serve nga,vuqiq,daqiq ,vulin,vrisnin ,digjnin,,pèrdhunonin dhe sotè i prezantohen europès si njerèz qè nuk kanè lidhje me tè kaluarèn atèhere pèrse gjith kjo dèshir e zjarrt e robellit pèr R,Haradinaj i cili veç dy vèllezèrve ka humbur familjar etj pèrse nuk krijohet njè gjykat speciale pèr ish kolaboratorèt e milosheviqit ,vuqiq,daqiq,vulin tè cilèt qarkullojn tè qet dhe kèrcènojn europèn dhe amerikèn duke ju thènè se nqse nuk hyjm nè europè shkojm me rusinè dhe kèta pèrkèdhelin servèt ndèrsa kosova nè vend numèro ,mendoj se taksa e vendosur ndaj servève nga Haradinaj ishte njè veprim mè s ei drejt.

  17. Ajet Delaj says:

    Te nderuar bashkombas ju pershendes,
    Nuk dua te ndalem fare se cfare shkruan z Robelli dhe as cfare kane bere apo nuk kane bere lideret e Kosoves por fakti qe pothuaj te gjithe keni shkruar anonim nisur nga trashigimia e revolucionit kulturor kinez kuptohet qarte se cfare shteti kane ngritur shqiptaret ne Kosove e Shqiperi,
    Gjejeni emrin vete e vendoseni si te doni por vetem demokraci nuk mund te jete nje shoqeri qe shpif apo thote te verteten dduke u fshehur mbas anonimatit .
    Nuk arrij te kuptoj se cfare clere ka nje prononcim kur nuk guxoni te shkruani emrin tuaj nderkohe i thyem cifteliat duke i kenduar burrnise e trimnise kur me se shumti jemi te zot te gjuajme me pushke e fjale prej mas gardhi e anonimati kompjuterik.

  18. the curaçaoan says:

    ky a-je, a-s’je qenka trimacak i madh… ?
    nuk thote as edhe nje gjysem fjale per ket’ pacavuren rob-veremit, por do komentoje komentuesit…
    se komentuesit e kane fajin per kete artikull anti-shqiptar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje