Nga Ramaformë, në reformë: Mic Sokoli tërhiqet nga komploti sorosian?

22 Korrik 2019, 18:58Politika TEMA

Sot presidenti i Republikës Ilir Meta, postoi në faqen e tij në Facebook një koment të vetin mbi reformën në drejtësi. 

Shkruan z. Meta:

“Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.

Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.William Brownfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë.

Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit.

Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë”.

Në datën 16 korrik i njëjti njeri, ose institucion, varet si e sheh, shkruante një gjë krejt tjetër.

Ai konsideronte se reforma ishte katandisur në Ramaformë.

Ja disa pasazhe në fund të të cilave z. Meta paralajmëronte me fjalën, VIJON:

“Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese që ai realizoi me:

– Ligjin antikushtetues për “Shembjen e Teatrit Kombëtar”;

– Ligjin antikushtetues nr.94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (me të cilin iu falën tatimet mbi fitimet me efekt prapaveprues shoqërive të lidhura me qeverinë në kundërshtim të hapur me nenin 155 të Kushtetutës)

– Ligjin antikushtetues nr.111/2018 “Për Kadastrën”;

– Ligjin antikushtetues nr.39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me të cilin u favorizuan nga ana fiskale bizneset e lojrave të fatit, përpara se ato të mbylleshin.

– Të gjitha Kontratat Koncesionare Antikushtetuese të PPP-ve të miratuara nga Qeveria;

– Të gjitha Vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me interesat e shtetasve shqiptarë;

Pa Gjykatë Kushtetuese, nuk kishte ku të ankohej as Opozita, as Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetuese të qeverisë dhe kuvendit;

Pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një PPP të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mbretëria Ramaformë, do të ishte e pagjykueshme, e pakontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush.

Një tjetër guinness i ri shqiptar, 16 muaj (Prill 2018 – Korrik 2019) Republika e Shqipërisë një shtet demokratik i së drejtës është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale!!!!!

Ndërkohë që kanë kaluar 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, jo vetëm nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as Gjykatë të Lartë funksionale dhe as Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Kjo është Ramaforma dhe jo Reforma, që u votua me konsensus historik maksimal tre vite më parë dhe që e mbështesnin mbi 90 % e shqiptarëve.

Kështu Ramaforma “përmbyti” edhe të gjithë atë punë të vyer të Komisionit të Venecias dhe ndihmën që na dha ky institucion prestigjoz gjatë hartimit dhe miratimit të reformës në drejtësi me shqetësim kryesor garantimin e moskapjes politike të institucioneve të Drejtësisë së Re.

16.07.2019

VIJON…..”

Me sa duket, vetëm brenda pak ditësh, Mic Sokoli, siç e konsideroi vetën Ilir Meta, ka ndryshuar qendrim.

Nga Ramareformë, ai tani flet për reformë.

Dhe nuk përmend më komplote sorosiane e nuk publikon letra në seri për Ramën, me premtimin “VIJON”.

Nuk dihet pse ka ndodhur kjo zbutje e Mic Sokolit brenda një kohe të shkurtër, por me gjasë është momentale, pasi reforma në drejtësi është armiku publik i tij, që këtë verë e çoroditi fare dhe e bëri që të humbiste toruan, aq sa në disa moment, të lindte pyetja nëse ishte vërtet Ilir Meta, apo ndonjë personazh tjetër.

 

13 komente në “Nga Ramaformë, në reformë: Mic Sokoli tërhiqet nga komploti sorosian?”

  1. john says:

    Duket sikur po behet gati te hyje mbas atyre hekurave qe ka mbrapa. Do zoti dhe punon SPAK.

  2. Futja kot says:

    Eshte krenar ky palloshi hajdut qe 3 vjet me pare u votua nga 140 deputetet ne parlament?!
    Po mundihet tja faturoje vetes faktin qe me kokat ulur dhe me kartonat jeshil lart votuan tr gjithe? Ky nuk ka turp! Ju kercenoi Donald Lu o kerriç gamori. E pame te gjithe se koshit mbi 2 vjet qe po 3 terhiqnit zvarre reformen ti dhe berisha. Edhe pasi votuat i perdoret te gjitha menyrat per ta ngadalesuar, ankesa te komisioni i venezias, ankesa tek gjykata kushtetuese si nga ju pastaj edhe nga te korruptuarit e gjyqsorit. Pa pa pa… Si ka surret dhe del tuj fol. Po nuk ka dhe nuk ka per te pasur drejtesi ne Shqiperi se reforma eshte destinuar te deshtoje sepse prokuroret dhe gjykatesit jane shqiptare, pra lehtesisht te korruptueshem . Ndoshta vetem kjo shprese te ka ngel o xhuxh kokekatrori nga katunet e Skraparit

  3. GAZETARJA says:

    Pse na beni te harxhojme kohe me kete deshtakun ..
    Shikoni se si i shtrengon grushtat per te kuptuar se ne c’gjendje te rende psikologjike eshte ! Zoti e ndeshkofte …..

  4. Arifi says:

    Po te kan then qe nuk te bejm gje do “shpetosh” dije se ta kan fut me lezet . Vitin e ri do ta hash me cunat te 7 penxheret

  5. Loni says:

    Me pelqen stili i artikullit…duke is perplasur ne surrat keti maskarai e hajduti i cili flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes. Bravo qe ja cirrni masken dhe e nxirrni lakuriq duke ja rreshtuat te gjitha akrobacite alla hajdute qe ben me deklarimet idiote. Te gjithe e dime rolin e ketij horri qe nga fillimi i reformes e deri tani…cfare roli negativ e pengues derisa shkoj edhe ne zjarrvenie te Shqiperise e vellavrasje…reforma qe tani po e lavderon di ta qije ate motren o katunar hajdut. Fytyre mut. Burgu po te pret. Ptuuuu!

  6. Mere says:

    I kishin mbaruar ilacet te gjorit ose eshte si puna e konsensusit te reformes ne drejtesi para 3 vjetesh (ne resht nje per e qe te tere )

  7. XheJ eN Bi says:

    Shumë e thjeshtë për të kuptuar pse ndroi kursin Meta !
    Bëri të vështirin dhe të fortin me dhpresë se do nënshtronte Ramën dhe ndërkombëtarët, Kur e pa që nuk i shkoi ,do të bëj kompromise për të shpëtuar kokën .

    1. Salvadore says:

      Jo or jo por ka ndigjuar keshillen e Avokat Ngjeles qe u tha:Skeni nga shkoni,per mua duhet te interesohen per avokat se jane tek dera e gjygjeve!Mos humbni kohe!Ndaj dhe “Toto Likja” ka nxituar e smerret me me Ramaformen se nuk i leverdis dhe thone qe ka marr nje avokat te huaj nga Bosnja me rekomandim te Serbise dhe Genc Gjokuten ,kete te dytin ia ka rekomanduar Berrrrrrrrrisha!

  8. Plaku says:

    Te gjithe politikanet genjejne dhe jane hipokrite por ky zotni i kaluar te gjithe. Per te vene duart ne koke

  9. Alba.ny says:

    Edhe nje analfabet e mer vesh qe ky i metë po i serviloset Venecias dhe Washingtonit me qe dosjet e prapesive te tij po vjen dita te hapen.
    Dhe po e ben kete fare pa dinjitet.

  10. KOmentuesi says:

    Meta nuk ka turp kur thot qe kembengula une qe u votua me 140 vota pro reforma ne drejtesi.Te gjithe e dine sot e me pare se Meta eshte bythe brek me Sali Karaxhiçin qe nuk e donin kete reforme,por ishin babaxhanet e Amerikes dhe te BE qe ja futen kembet ne nje kepuce ketyre myteberve. Po te ishte per Meten,Berishen,Bashen,sot nuk do kishim fare reforme ne drejtesi.

  11. nord.al says:

    Hipokrit i neveriteshem.

  12. MH says:

    Jo se nuk e kishte ndier lageshtinen.Por tashti lageshtina ka marre drejtim driket ne palc.Dhe nuk ka lojna ma me kundershtime per reformen e slloganin idiotllek Ramaforme.Ky dhe shoket e tije duhet ta dijne qe kjo nuk asht ramaforme mbasi koha do ta vertetoje qe dhe ramaforme do ti pergjigjet Vettingut.
    Konkluzioni,Reforma ne drejtesi asht per ti sherbye Popullit dhe asnji klani apo kriminelit,politikanit apo korrupsionistit.Ligji i kesja rreforme asht per te gjithe njerezit i barabarte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje