Jari i propozon Lulit të përdorë aktorët e Teatrit për të bllokuar bashkitë e PD

26 Korrik 2019, 18:42Antena TEMA

Pas asaj që ndodhi në Bashkinë e Devollit, ku kryetari i ri i Bashkisë, arriti të hyjë në zyrë një ditë para se Luli të shkonte në Devoll, Jari doli sot me një propozim të ri, për të ndalur krizën e mos mbajtjes së fjalës nga Luli.

Në propozimin e tij, ai hedh idenë që aktorët që mbrojnë Teatrin, të shoqërojnë tani Lulin në çdo bashki të PD, për të mos e dorëzuar:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Po duket qartë që Edi Rama ka ndezur sherrin tek Teatri Kombëtar, me qëllim që të marrë fshehurazi gjithë bashkitë që qeverisen nga PD, dhe për të cilat Luli është betuar se nuk do t’i dorëzojë.

Sot kjo gjë ndodhi në Bashkinë e Devollit.

Nesër mund të ndodhë në Burrel, Kamëz, Shkodër etj.

Në këto kushte, unë mendoj se suksesi që ka arritur Luli me firmosjen e kontratës me dy vëllezërit aktorë dhe shokët e tyre në PD, duhet të shtrihet në rrethe.

Tani ata duhet t’i kthejnë nderin Lulit dhe ta shoqërojnë në çdo rreth, ku në prani të tyre, kryetarët e bashkive në detyrë, të ulen e të firmosin para Lulit, se nuk do t’i dorëzojnë bashkitë.

Kjo gjë duhet të nisë me Kamzën, Burrelin, Lezhën, Shkodrën, Kukësin, Tropojën e të vazhdojë në 27 bashkitë.

Jehona e madhe mbarëpopullore që pati firmosja e Lulit para popullit, ktheu besimin në popull, se Luli nuk gënjen më.

Ndaj është e domosdoshme që kjo firmë të përsëritet në çdo qytet, duke pasur në krah dy vëllezërit aktorë.

Vetëm kështu ne mund t’ia kthejmë me të njëjtin çmim pabesinë që po na bën Edi Rama, duke marrë fshehurazi bashkitë, tani që ne protestojmë për Teatrin.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari i propozon Lulit të përdorë aktorët e Teatrit për të bllokuar bashkitë e PD”

  1. Keshille, Jari nuk duhet te shkruaje nga shtepia duke hedhe miza kali gomarit te ngordhur, por te marre armet te veshe kostumin luftarak si kumandar i perggjithem qe ka qene, se sa me shume koha shkon koha armet do i ndryshken dhe nuk do shkrepin, gjylpona e pushkes po u ndryshk nuk hun e nuk del ne folene e fishekut. Forca jari dil ne sheshin e mejdanit se po te presim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje