Voltana Ademi u del në krah punonjësve të saj që iu arrestuan për ryshfet: Jemi mësuar me burgosjet politike tani

29 Korrik 2019, 14:18Politika TEMA

Sot gjykata vendosi që të ndryshonte masën e sigurisë duke i nxjerrë nga qelia në detyrim paraqitje dy inspektorët që u arrestuan pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi sipas policisë dyshohet se morën ryshfet nga pronari i një hoteli në zonën e plazhit në Velipojë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetarja Voltana Ademi duke u dalë në krah inspektorëve bashkiakë që u arrestuan nga policia në kuadër të aksionit anti-informalitet dhe u nxorën nga qelia nga gjykata.

Deklarata e plotë e bashkisë së Shkodrës

Bashkia e Shkodrës ka mbështetur dhe inkurajuar transparencën me mediat dhe qytetarët, luftën pa kompromis ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet, nga kryeministri deri tek punonjësi më i thjeshtë i administratës shtetërore. Edhe sot, Bashkia Shkodër rikonfirmon të njëjtin qëndrim, duke kërkuar nga të gjitha agjensitë ligjzbatuese që të vënë para përgjegjësisë ligjore çdokënd që shkel ligjin.

Ishte lehtësisht e parashikueshme se, pas votimeve- farsë të 30 qershorit, do të fillonte një “valë” përmes arrestimeve dhe ikjeve masive nga vendi. Ashtu si në vitin 1945, parashikohej se Shkodra do të provonte sërish arrestimet e burgosjet politike. 

Edhe arrestimet e ditëve të fundit në Shkodër, fatkeqësisht po vërtetojnë atë. Edi Rama po tenton të tërheqë vëmendjen nga kriza e thellë dhe e gjithanshme ku ai dhe banda e tij kriminale e ka zhytur vendin. 

Pas PPP-ve që ai i ka kthyer në qoka për klanin e tij të korruptuar duke i zhvatur paratë shqiptarëve, pas kanabizimit që vazhdon të lulëzojë edhe sot në Veri të vendit, pas uzurpimit të të gjitha institucioneve shtetërore dhe atyre gjoja të pavarura, Edi Rama është urdhëruesi dhe ideatori i represionit policor ndaj Bashkisë së Shkodrës.

Bashkia e Shkodrës është vetëm njëri nga institucionet që ushtrojnë kompetencat ligjore në territor. Po çfarë po bëjnë institucionet e tjera si Drejtoria Rajonale e Tatimeve, AKU dhe dhjetra inspektoriate në varësi të kryeministrit dhe ministrive? Janë dhjetra shkresa që Bashkia e Shkodrës u ka dërguar këtyre institucioneve, duke u kërkuar thjesht zbatimin e ligjit, edhe në formalizimin e bisneseve, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje të vetme.

Arsyeja është një dhe vetëm një: Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve, në vend të zbatimit të ligjit e kompetencave, janë të zhytur në korrupsion. Ata shqetësohet vetëm në zbatimin e urdhrave politikë të shefave të tyre të inkriminuar në kryeministri apo ministri të linjës.

 Bashkia e Shkodrës vazhdon të besojë tek drejtësia dhe jemi të bindur se vetëm ajo, mund të shërojë plagët e thella të këtij vendi, të hapura më së shumti nga keqpërdorimi politik dhe interesa klienteliste i institucioineve shtetërore.

Në një shtet ligjor, një shtet të së drejtës, çdo person ka të drejtën dhe detyrimin të përgjigjet para drejtësisë. Askush, e përsërisim, askush nuk mund të njollosë imazhin e asnjë individi, me veprimet e mosveprimet e tij, aq më pak të një institucioni siç është Bashkia e Shkodrës.

Përballë drejtësisë, shumë më shpejt nga sa e mendojnë, do të vihen edhe ata që sot zbatojnë urdhra politikë duke shkelur ligjin dhe liritë e të drejtat e qytetarëve, duke u sjellë jo si zyrtarë të shtetit që paguhen nga taksapaguesit shkodranë e shqiptarë, por si komisarë politikë.

 Ky mesazh, është edhe për kryeministrin, ministrat, deputetët e zhytur në afera korruptive por edhe të vërtetuar tashmë me dokumente ligjore, me zë dhe me figurë, si dhunues të vullnetit të shqiptarëve, përmes vjedhjes së votës.

4 komente në “Voltana Ademi u del në krah punonjësve të saj që iu arrestuan për ryshfet: Jemi mësuar me burgosjet politike tani”

  1. Labi says:

    Nuk mund ta mendoja ndryshe këtë kavie armiqësore ndaj zhvillimeve demokratike të vendit. Na tregojnë vitin 1945, kur njerëzit e saj e shitën Shqipërinë, kur në demokracinë liberale të vitit 2019 ata arratisen nga zgjedhjet dhe paskëtaj kërkojnë ta mbajnë pushtetin me forcë. Kush janë komunistët? Sherbëtorët që vuajtën diktatin e zotërinjëve. Mjerim!

  2. MH says:

    Basha nuk mbetet pa shanse.Mbas Mones tashti ka ne perdorim Volduc Ademin.

  3. Ce says:

    Kakaris moj Laraske serbo naziste që dogje shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri, po të vjen fundi, as Komandanti i naziskineve të Mamurrasit Flamur Herman Geringu nuk të vjen dot me në ndihmë, perfundove në koshin e plehrave të shqipërisë

  4. Ce says:

    Flitet se pas largimit nga Bashkia do shkoje per pushime në haremin veror të Jales për tu dhënë leksione lristave naziskineve të Haremit famëkeq erotiko naziskin të Jales. Thonë se do emërohet dekanë e fakultetit të Kakarisjes pranë universitetit Vitrina.i përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajges se Shkodrës Voltana Serbja nazistja që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje