Palmer në "Zëri i Amerikës": Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Zgjedhjet, të përgjegjshme e transparente

1 Gusht 2019, 22:20Politika TEMA

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, tha se nëse zgjedhjet duhet të përsëriten ose jo, ky është një vendim që i takon gjykatës ta marrë dhe jo Shteteve të Bashkuara.

Zoti Palmer foli me korrespondenten e shërbimit në gjuhën serbe, Jovana Djurovic, edhe për çështje të tjera të Ballkanit, si bisedimet Kosovë-Serbi.

Zëri i Amerikës: Departamenti i Shtetit sapo ka identifikuar Vangjush Dakon, kryetarin e bashkisë së Durrësit, për korrupsion të konsiderueshëm dhe i ndalon atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vazhdon ta mbrojë atë. Çfarë ju thotë kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë.

Zëri i Amerikës: Ç’farë ju tregon kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, Partia Socialiste ka kontrollin e Parlamentit, të degës ekzekutive dhe tani, pas zgjedhjeve të qershorit, edhe bashkitë. Pra, në mungesë të gjykatave më të larta në vend, nuk ka asnjë institucion që mund të kontrollojë Kryeministrin Rama në ushtrimin e pushtetit të tij. A jeni i shqetësuar se qeveria e zotit Rama po kthehet në autokrate?

Matthew Palmer: Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respek për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët Gjykatën e Lartë. SHBA ka investuar në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe tani, pas tre vjetësh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë. Opozita është jashtë institucioneve dhe shumë thonë se SHBA kanë zgjedhur stabilitetin mbi demokracinë duke mbështetur kryeministrin Rama. Si u përgjigjeni atyre kritikëve?

Matthew Palmer: Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë.

Zëri i Amerikës: OSBE-ja e di se zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, por zgjedhjet u mbajtën gjithsesi. Votuesit mund të mos kenë patur një zgjedhje domethënëse midis opsioneve politike. Pra, a duhen përsëritur zgjedhjet lokale?

Matthew Palmer: Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.

Zëri i Amerikës: Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?

Matthew Palmer: Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare./VOA

5 komente në “Palmer në “Zëri i Amerikës”: Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Zgjedhjet, të përgjegjshme e transparente”

  1. USA says:

    Bekuar Palmer bekuar.

  2. Grigor says:

    Qe nje opozite dinjitoze, e riorganizuar, me ne krye nje njeri we rrezaton besim, do ta mare pushtetin ne Shqiperia, dhe do ta munde Ramen, kjo dihet.
    Rama do iki, Jo me thirrjet idiote “Rama ik”, por me vote. Nuk qendron ketu problemi.
    Problemi eshte se, ne qofte se PS, duke e pare se do humbe zgjedhjet, largohet nga procesi zgjedhor, braktis parlamentin, dhe bojkoton gjithshka, duke djegur si mandatet e palramentit, edhe ato bashkiaje, çfare do te behet?
    Do bjere qeveria jo-socialiste e kohes? Ata qe sot bejne ham-ham, do ta pranojne nje shtet “monist”?
    Apo do dale nje Berishe i ri, dhe do argumentoje me ca thenie qe ofendojne inteligjencen e njerezve, se “ky shtet nuk asht monist, se une ju siguroj ju, qy qeveria demokratike do garantoje pushtetin e popullit”, e te tjera paçaveure si keto?
    Ç’na thote papagalli i shquar, me falni “analisti i shquar i Shqupit”, Zike Qorri, per kete precedent te rrezikshem qe mund te vendoset ne politiken shqipetare dhe me gjere?
    Dhe kjo nuk ka te beje fare me faktin se sa i koruptuar eshte Rama, apo sa arrogant eshte ai. Une hoqa Ramen fare nga ekuacioni.
    Rama ka ikur, PS ne opozite djeg mandatet dhe bojkoton zgjedhjet, duke thene se me kryeministrin aktual nuk hyjme ne zgjedhje. Çfare ndodh?
    Apo do dalin demokratet e do thone “ç’i q* nënen? Kur ta kemi ne pushtetin, atehere do e vrasim mendjen per nje zgjidhje, Jo tani.”

  3. fantoma says:

    Amerika është KURVË dhe lufton vetëm për interesat e saj dhe asgjë më tepër…!!! Kështu që asaj i intereson edhe Basha, Berisha, Meta, Kryemadhi etj (të cilët ajo i mban dhe “i mbron” aty ku janë…-kujtoni “burrë shteti”, “yll në ngjitje” etj barufa…), por i intereson edhe “krahu” i Ramës me shokë… Kështu, përsa u përket vizave, nuk është se interesohet shumë për “korrupsionin”, por thjesht “të ruajë ekuilibrat”, duke i mbuluar këto me propagandë “demokracie antikorrupsion”…, ndërsa as “i rruhet” për Shqipërinë e popullin (fukara, por idiot…) e saj…!!! E hapa gojën shumë dhe Merua ka frikë t’i botojë këto, sepse i prish “supën” filoamerikane…!!!

  4. God bles USA says:

    Shyqyr qe ka Amerikon, thank you USA

  5. Hamshori says:

    Grigor, po u vodhen dhe manipuluan zgjedhjet siç i ka vjedhe ps-ja ne 2017, te bojkotohen zgjedhjet nga çdo parti, te bjere jo qeveria, po dhe pidhi sateme. Luli mut eshte, po zgjedhjet i jane vjedhur ama. Hajd te teme ne pidh tani, ciao.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje