Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një prezantim paraprak të planit kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave, duke nënvizuar se do të hetohet çdo zyrtar dhe ish-zyrtar si dhe do të hetohen pa përjashtim të gjitha veprat publike.
“Në muajin shtator do të bëj të ditur në detaje planin tonë kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave, i cili parashikon si hap të parë auditimin dhe hetimin e menjëhershëm pa asnjë përjashtim të të gjitha ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara. Që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin, gjurmimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë”, thotë Basha.
Ndërkohë, ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit.
1-Një ligj për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, që do të parandalojë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga veprimet financiare tek ndërtimet dhe çdo lloj aktiviteti tjetër. Kjo, si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsionit apo krimeve të tjera ekonomike.
2-Një ligj për përgjegjësinë civile të personave private dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Nga Teatri, tek Unaza e Re, në Shkozë, tek Bulevardi i Ri, në Himarë dhe kudo ku aferat korruptive të Edi Ramës me kompani kliente të Edi Ramës kanë shkaktuar dëme, qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. Milionat e Beketit, për t’i marrë si shembull më i dhimbshëm dhe i patolerueshëm i papërgjegjshmërisë korruptive të Edi Ramës duhet dhe do të paguhen nga Edi Rama dhe jo nga qytetarët. Paratë dhe asetet e kompanive do të paguajnë për dëmet pasurore të shkakuara shqiptarëve dhe arkës së shtetit.
3-Një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë, e cila do të forcojë rregullat e deritanishme, e cila synon të pamundësojë investimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë pa u hyrë gjemb në këmbë.
Hetimi dhe auditimi do të ndjekë origjinën e parave të investuara si për ndërtimin e objekteve private, ashtu edhe për PPP-të apo koncesionet korruptive apo për blerjen e pasurive brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky hetim do të bëhet në bashkëpunim me shërbimet e specializuara ndërkombëtare.
Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka marrë ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjerërsuara dhe të vjedhura te shqiptarëve. Ne jemi në kontakt me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar nga Europoli tek Interpoli, nga agjencitë e vendeve kryesore të BE, tek agjencitë e specializuara amerikane. Të gjitha kanë shprehur gatishmërinë të ndihmojnë.
4-Që ditën e parë në pushtet, qeveria e re do të nxjerrë një fond të konsiderueshëm për të mundësuar hetimet dhe auditimet e thelluara dhe gjurmimin e parasë si në Shqipëri, edhe në çdo vend të botës.
5-Ne do të bëjmë detyrim ligjor verifikimin e origjinës së të gjitha parave të investuara në ndërtim, në koncesione dhe në PPP.
6-Ne do ta bëjmë detyrim ligjor që, për blerjen e çdo lloj pasurie të patundshme, të tregohet burimi i parave dhe pagesa e taksave në mënyrë që të regjsitrohet pasuria e patundshme në hipotekë apo regjsitrat e tjerë shtetërore.
7-Ne do të shpallim një regjim të veçantë të kontrollit të pasurive publike dhe të të ardhurave për të gjithë punonjësit shtetërore, që punojnë në dhënien e lejeve dhe licencave në sektorët strategjikë të vendit përfshi atë financiar, të energjisë, dhe në veçanti, atë të infrastrukturës.
8-Ne do të fusim inspektimin e detyrueshëm fizik të pasurive të drejtuesve të lartë të vendit si pjesë e deklarimit të të ardhurave dhe pasurive të tyre.
Cfaredo nisme qe do te marresh apo te japesh mendime ti nuk je gje tjeter vetem nje zero, ti shkaterove PD, ik sa me shpejt qe te shpetoje PD. tung
O zot! Nje kale per nje mbreteri!
Ne vitin 1918, ne kulmin e luftes civile ne Rusi,kur urija ne qytete bente kerdine dhe te bardhet ne zona te gjera kishin rimarre pushtetin ,qeveria bolshevike ishte ne prag te katastrofes.Ligjet ,,revolucionare,,kishin varrosur ekonomine.Ne mbledhjen e qeverise Trocki propozoi ngritjen e grupeve te armatosura te cilet do te shkonin ne zona prodhuese te grurit per te marre grurin me force.Ne rast rezistence,Trocki propozoi pushkatimin.Buharini,nderhyri dhe tha…fshataret do ti pushkatojme por grurin nuk do ta gjejme,do te vdesin ata por edhe ne.Dhe propozoi nje takse te aresyeshme dhe tepricat mund to shisnin.Po keshtu iu kthye liria e kontrolluar edhe prodhuesve te vegjel dhe te mesem.Kjo u quajt ,,politika e re ekonomike,,ose NEPI.Lenini,si pragmatik dhe inteligjent, aprovoi propozimin e Buharinit.Russa Sovjetike Jo vetem shpetoi por fitoi.Kjo politike u zbatua deri ne 1927,kur BS arriti te dale nga kriza vdekjeprurese .Lenini kishte vdekur dhe Stalini ,mbasi e shfrytezoi Buharinin ,e pushkatoi dhe shfuqizoi edhe NEPIN.Kina ,me nje lloji NEPI still kinez u be superfuqi .Por BASHA eshte si Trocki,ne vend qe te kerkoje te vendose rregull ne kapitalizmin primitive qe ndertoi Berisha ,kerkon te ,,pushkatoje,,per te zhdukur parate si e ,,keqja..e madhe e kapitalizmit.Votoni Bashen ,bejeni kryeminister dhe do te shikoni ku do te perfundoje vendi.Me siguri me daljen sotme qesharake dhe gjysem te cmendur ka habiur boten .Basha ,duke patur frike nga drejtesia ,kerkon te behet prokuror,per te mos patur kurre drejtesi ,e cila te gjithe pjesen ligjore kunder krimit ne ekonomi e ka detyre themelore te saj.
Ky ,mesa kuptohet projekt-ligjet kundër krimit dhe pastrimit të parave,
e bën vetëm kundër qeverisë.Apo do të kenë vlerë për të gjithë ?
Mos e ben që të largojë dyshimet për lobimin Rus vallë ?
Jo ,nuk besoj që një politikan kaq i pastër dhe i ndershëm,të mendojë gjëra të tilla.
O truthare ! Po ti nuk je ne qeveri dhe nuk je bo akoma Kryeminister !!!
Si eshte e mundur qe deliron çdo dite, do bej ket do bej ket etj etj…!
A e di ti qe ne luftuam ne vitet 90 per pluralizem dhe zgjedhje plurliste ?
Ke fatin te Jesh i lire the jo koma i arrestuar per korrupsionet qe ke bo, pregatit partine tende per zgjedhjet e 2021 dhe po i fitove mund te bosh deklarata te tilla (edhe pse per mendimin tim ky program qe ti i prezanton popullit i ngjan nje sjellje despoti ma te rrezikshem se E.Hoxha).
Ky thot, nga shtatori do bej kete reforme et etj,,, or mik Shqiperia drejtohet Nga EDI RAMA deri ne 2021. Po pate byth merrja pushtetin me vot por mos llap rrugeve si qen i keq. Eshte e mundur qe te bosh rrumuja me molotov nga shtatori sepse punonjesit e bashkive the komunave qe humbe Jane te lire tash the kane koh me djeg institucione !!!
Por populli e ka kuptu qe ti dhe shume te tjere ne PD nuk e keni bagazhin (humanist, sinqeritet, literar, kulturor, artistik) te Edi Rames ehe pastaj e keni si fiksim pranojme gjithçka por pa Ramen: “Rama ik”!!!
Pse nuk thoni, Balla-Ruçi-Braçe ou ndonje tJeter IK ? Sespse Edi Rama eshte burr I ndershem me Vizion per Shqipetarine. Ai e tha qe diten e pare qe i hyri politikes, se kam hy ne kete rruge per te NGELUR NE HISTORI (lexo fjalimin ne vlore ne 2009,, brilant!). Sikur Edi RAMA te nderroj parti e te vije ne PD, jam i sigurte qe i gjithe populli shqipetar do ta votoJ. Edi RAMA, eshte do apo s’do ti, Fan Noli I shekullit 21 dhe do ta bej shqiperine.
Edhe nje keshille, mjaft mo me retorikat bajate the pa lidhje fare se 85% e shqipetareve e refuzuan ne 30 qershor; ne e dime fare mire se shume votes nuk shkuan nga frika qe ju i futet popullit per vllavrasje (deri edhe presidenti Meta mori pjes me katastrofen qe do ndodhte) dhe kjo ishte strategjija Juaj per te bere te pamunderen ne 30 qershor.
Zoti Basha, a i leçon mesazhet apo fjalimet tuaja ne ato lokale dasmash neper Shqiperi (app Hollande), qe jane shume te varfera nga ana intelektuale ! Nuk kane as folje, kryefjale etj etj por: Kriminel, hajdut psiqik, etj etj..! Shume i varfer je intelektualisht (jo financiarisht pasi aty je i forte zotni deri sa te bohet drejtesia).
Edi RAMA po bon réformen ma historike te kombit tone; SPAK, Veting etj etj,,, edhe Edi Rama vullnetarisht po thote qe Amerika dhe Evropa po bojne reformen (qe neser ju lepurushat kur t’ju vihen prangt mos llomotisni neper ruget e Evropes se po na arreston Rama per bindjet politike). Por edhe bufi e kupton qe kete rreforme po e bon vetem nje burre qe quhet EDI RAMA, dhe kro do ta boj me hy ne historine tone moderrne te Shqiperise.
Lexoje keto komente zoti Basha, sepse un kam marre pjese para jush ne krijimin e PD dhe e dua shume pluralizmin ne kuti te votes the jo ne rruge.
Faleminderit nqs e botoni kete kritike.
ky eshte gomar koke e kembe.kerkon te mbuloje deshtimin ne zgjedhjet.
po ik o katagjoz se ty ste beson as shtepia jote,sa per masat e tua fshi by….se i pari je ti qe te pret burgu.
Po drreth peshqirin teveqeli i Sali baglës deri kur të kërrcasin prangat. Vjen vërdallë, flet gomarrllëqe, fryhet si kryeprokuror në një sistem drejtësie që se pjreth askush dhe ju çan dërrasa të gjithëve me se çfar do bëj kur të bëhet kryeministër. Edhe pse partinë e vranë dhe tani kanë ngelur vetëm dy mumje të ballsamosura që vijnë vërdallë me vulën në dorë.
Bën mirë që dikush ti thotë të mendojë fundin, se nuk është çudi që pas ndonjë muaji ta gjejnë me litar në qafë në helenë e burgut, tani që si la asnjë rrugëdalje vetes. Ëndrrat nuk e ndihmojnë dot aty ku varrosi veten si politikan dhe si vegël kamikace e Sali kërmës.
Keto masa jane njesoj si plani i masave te bashkimeve profesionale qe nxirrte cdo jave pas mbledhjeve.
Keta palaco nuk kane aspak moral qe kur flasin per luften kunder korrupsionit te fillojne nga pasurite e tyre dhe rrethit te tyre dhe pastaj te bindin popullin per te ardhmen.
Paturperia e ketyre sharlataneve eshte bere norme edukate, neveri per kete dhe mostrat qe jane pas…………
Kryeminister ? nuk besoj kurre , kryekamarjer mundet sepse ne kater llafe qe thote tre jane genjeshtra ne nje histori te shkuter ne kohen e dulles nje inspektor i arsimit do te bente konroll ne nje shkolle 8 vjecare duke kaluar rruges neper koridore degjoheshin zera ku mesuesi pyeste per tabelen e shumzimit 7×7 klasa pergjigjej 77 pstaj 7×9 pergjigja ishte 89 etj inspektori i habitur iu drejtua drejtorit cfare behet ketu dhe drejtori pa u shqetesuar i tha eshte nje kurs per kamarjer pra lulushi i ploteson keto kushte kur u shpeh se 7×7=42 por me nje gabim do dali dificit dhe i duhet te paguaj nga xhepi deri sa te mbaroje kursin e kamarjerit.