Ish-zyrtari i Pentagonit që ka qenë përgjegjës për Ballkanin, Michael Carpenter, vlerësoi se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, si dhe zgjedhjet e vitit 2020 në Serbi, mund të vonojnë marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës.
Carpenter tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, se periudha e zgjedhjeve është një kohë shumë e keqe për të negociuar marrëveshje ndërkombëtare.
“Fakti që Kosova nuk ka një kryeministër është një pengesë e madhe, dhe koha e zgjedhjeve është gjithashtu e përshtatshme për ata që mbrojnë pikëpamje më të ashpra politike, gjë që është e keqe për të arritur një marrëveshje. Unë nuk do të thoja që një marrëveshje është e pamundur, por duket se nuk ka gjasa”, tha Carpenter.
Sipas tij, rrethanat politike të brendshme në Serbi dhe Kosovë duket se janë të tilla, që ideja e një “shkëmbimi territoresh” mund të ketë sukses, por sipas tij, ende ka ardhur momenti për këtë, as në Kosovë dhe as në Serbi.
“Unë nuk besoj se vazhdimi i dialogut, i udhëhequr nga Federica Mogherini, do të çonte në diçka konkrete. Unë mendoj se nëse Serbia dëshiron të kapërcejë atë pengesë, dhe të njohë pavarësinë e Kosovës, do të duhet të marrë diçka shumë konkrete në këmbim, diçka që qytetarët do ta konsiderojnë të vlefshme”, tha ai.
Carpenter shtoi se administrata aktuale e SHBA-së dëshiron të shfrytëzojë mundësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se mbështetja për idenë e shkëmbimit të territorit, nuk ka asnjë lidhje me ndarjet partiake në Amerikë.
Duke iu referuar rolit eventual të Rusisë, Carpenter tha se “nga këndvështrimi i Moskës, është më mirë të vazhdojë një konflikt midis Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i lejon Rusisë të paraqitet si mbrojtës i interesave serbe dhe kundërshtar i Kosovës”.
“Unë nuk mendoj se është në interesin e Kremlinit për të zgjidhur këtë çështje”, tha zyrtari amerikan.
Problemi eshte shume I komplikuar.SHBA Jane shume te interesuar ta shkeputin Serbine nga ndikimi rus.Nderkohe Jane edhe krijuesit e Kosoves se pavarur .Por ish zyrtari ne kete rast mban hapur qendrim ne favor te Serbise.Pra ai thote hapur …Serbia duhet te marre dicka konkrete qe ta njohe Kosoven….Pyetja shtrohet…Cfare eshte kjo konkrete….sigurisht hapsire,toke .Dhe duhet,toka qe mund te kenaqe Serbine eshte vetem Mitrovica me minierat e saj.Pra nuk ka shkembim por rrembim.Sepse Kosova pa Mitrovicen eshte si te lesh Shqiperine pa det.Ne se do te ishte fjala per disa shkembime te barabarta dhe te vogla …ne veri te Kosoves me Medvjegjen dhe Bujavnocin,mund te pranohej.Sepse kjo do te eleminonte kufizimin qe ka Kosova per per levizjen drejt bashkimit me Shqiperine.Ne se politika amerikane shkon drejt ketij objektivi,nje shkembim I vogel do te kishte interest.Por a eshte dakord Europa???.Sepse vertet SHBA eshte partner strategjik por mireqenia dhe e ardhmja e shqiptareve varet nga BE…Prandaj levizjet e politikes shqiptare duhet te jene te llogaritura mire,te bashkerenduara me te gjithe forcat intelektuale atdhetare.Eshte kjo edhe nje nder aresyet qe shtetshkaterrues si Berisha,Basha,Meta ,por edhe ndonje ne hapsirat e tjera shqiptare ,pavaresisht retorikes idiote ,,patriotike,duhet te zhduken perfundimisht nga skena politike.