Greqi, evakuohen turistët për shkak të zjarreve

11 Gusht 2019, 16:21Rajoni TEMA

Një kamping dhe shtëpi të vendosura në brendësi të ishullit Elafonisos, në jug të Greqisë, u evakuuan për të dytën ditë radhazi për shkak të zjarrit që ka rënë në një depo aty afër, i cili dje dukej se po shuhej, por më pas rifilloi për shkak të erës së fortë. 

Gjithsej, 90 zjarrfikës u përpoqën të kontrollojnë zjarrin, me gjashtë aeroplanë dhe tre helikopterë.

Elafonisos, një ishull rreth 19 kilometra katrorë, i njohur për plazhet me rërë, ka një popullsi prej rreth 350 personash, por vizitohet nga mbi 3 000 turistë çdo ditë gjatë verës.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar rënien e dhjetëra zjarreve që nisën të premten në të gjithë Greqinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje