Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këtë nuk e thonë politikanët e Prishtinës, e thotë Bashkimi Europian. Dhe prapë vizat mbesin në fuqi. Regjimi i vizave është jo më pak se racizëm burokratik ndaj banorëve të Kosovës. Shqiptarëve dhe pakicave. Gati dy milionë europianë me pasaporta biometrike vazhdojnë në jetojnë të mbyllur në kafaz. I vetmi popull në Europë. Madje edhe ukrainasit dhe gjeorgjianët udhëtojnë pa pengesa nga Finlanda në Spanjë.
Nga Enver Robelli
«Pasaporta është pjesa më vlefshme e njeriut. Ajo nuk krijohet në mënyrë aq të thjeshtë si njeriu. Njeriu mund të krijohet gjithkund, me mendjelehtësi dhe pa ndonjë arsye të madhe, ndërsa pasaporta kurrë. Për këtë shkak ajo pranohet kur është e mirë, ndërsa njeriu sado i mirë të jetë prapë nuk pranohet».
Bertold Brecht, «Biseda me refugjatë»
Dikur, në fund të shekullit ‘19, për të udhëtuar nuk nevojitej vizë. Kush kishte para e dëshirë për të parë botën, mund të merrte «Orient Expressin», trenin më luksoz të kohës, dhe të përshkonte së paku gjysmën e Europës. Ky tren qarkullonte nga Parisi në Stamboll dhe ndodhitë brenda tij u kanë shërbyer autorëve si Agatha Christie dhe Graham Greene si shembull, model dhe inspirim për të shkruar romane.
Më vonë, duke filluar nga mesi i viteve ‘60 të shekullit ‘20, lidhjet me tren mes Turqisë dhe Ballkanit me Europën Perëndimore u shpeshtuan. Turq, shqiptarë, serbë, kroatë dhe boshnjakë udhëtonin me trena të veçantë, të ashtuquajtur «Gastarbeiterzüge», drejt Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë për të punuar kryesisht në ndërtimtari. Ndodhën, pastaj, luftërat, kuptohet jo vetvetiu, por si pasojë e dalldisë nacionaliste. Kështu ishte në vitet ‘90. Treni nuk mbeti më mjet i popullarizuar udhëtimi drejt Europës. Njerëzit fatzi iknin drejt pjesës paqësore të Kontinentit të Vjetër me autobusë, vetura e kamionë dhe, pak para kufirit, zbrisnin, vraponin drejt maleve dhe kalonin kufijtë ilegalisht.
Luftërat në Ballkan tani i takojnë të kaluarës, së paku kështu thonë politikanët. Por, rruga drejt Europës Perëndimore për shqiptarët e Kosovës mbetet e bllokuar. Duhet vizë për të vizituar të afërmit në Gjermani, duhet vizë për të studiuar në Berlin, München, Zürich, Bernë apo Vjenë. Qytetarët e Kosovës nuk janë ende në Listën e Bardhë të Schengenit. Ata janë në Listën e Zezë, ndonëse ajo nuk ekziston zyrtarisht. Shtetet e Europës nuk po arrijnë të pajtohen për t’ia hequr vizat kosovarëve. E si do të jenë ato në gjendje të arrijnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë?
Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këtë nuk e thonë politikanët e Prishtinës, e thotë Bashkimi Europian. Dhe prapë vizat mbesin në fuqi. Regjimi i vizave është jo më pak se racizëm burokratik ndaj banorëve të Kosovës. Shqiptarëve dhe pakicave. Gati dy milionë europianë me pasaporta biometrike vazhdojnë në jetojnë të mbyllur në kafaz. I vetmi popull në Europë. Madje edhe ukrainasit dhe gjeorgjianët udhëtojnë pa pengesa nga Finlanda në Spanjë.
«Pra, pasaporta nuk është, siç kam menduar unë, një letër që dokumenton identitetin tonë, por një dokument që tregon se çfarë mendojnë të tjerët për identitetin tonë».
Orhan Pamuk, «Shikim nga dritarja ime»
Është kohë pushimesh dhe shumë njerëz të Kosovës kanë dëshirë të udhëtojnë. Nuk duan të kalojnë pushimet përherë në rajon. Për të braktisur rajonin, duhet secili t’i nënshtrohet një procedure torturuese. Duhet «termin», duhet pritur për «termin», kur të vijnë dita e «terminit», ti shkon aty si lypsar modern i shekullit ’21, shkon së paku një orë para kohës dhe zë vend në rend, në rendin e gjatë, ku secili ka nga një rrëfim, dikush do të shkojë te çika në Gjenevë, tjetri te djali në Berlin, te tezja në Vjenë – ose të vizitojë Romën apo Venedikun, Zürichun apo Münchenin. Por kur ti dëshiron të bësh këto udhëtime, zyrtari i vizave s’ka «termin», ti dëshiron të shkosh në tetor, ndërsa «termini» më i hershëm është në dhjetor apo janar, po, janar 2020. 21 vjet pas luftës së Kosovës, 21 vjet pas çlirimit, 21 vjet nën administrim ndërkombëtar dhe vendor, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë: kosovarët janë të vetmit njerëz të Europës që gëzohen kur «marrin termin».
Të kërkosh një vizë është një përvojë pothuaj apokaliptike. Të marrësh një vizë, një betejë e pamatshme. Një torturë si në tregimin «Para ligjit» të Franz Kafkës. Shkrimtari nga Praga shkruan: «Para ligjit është derëtari. Një ditë te ai paraqitet një fshatar, i cili do të hyjë te ligji. Po derëtari i thotë se tani për tani nuk mund ta lerë të hyjë. Njeriu mendohet, pastaj e pyet nëse mund të hyjë më vonë. Ndoshta – i përgjigjet derëtari – po jo tani. Derëtari tërhiqet anash; e meqë dera e ligjit është përherë e hapur, fshatari përulet dhe e zgjat kokën për të parë brenda. Roja e vë re dhe qesh: Nëse të tërheq kaq shumë ligji – i thotë – përpiqu të hysh, megjithëse është e ndaluar. Po hap sytë: edhe se unë jam derëtari i fundit, jam goxha i fortë, mendo si janë të tjerët. Çdo sallë ka derëtarin e vet, njeri më i fuqishëm se tjetri. Mendo sa as unë nuk i bëj ballë as me vështrim të tretit».
Të kapërcesh njëqind dyer për të marrë një vizë. Në vitin 2019 Kafka do të ishte me qejf shkrimtar në Prishtinë. Por jo banor. Jo i dënuar të jetë i izoluar.
ラブドール販売 男性のダッチワイフの配置女性のための170cm等身大のシリコーンのダッチワイフ
ラブドール リアル 男性が大人のダッチワイフだけで持つことができるいくつかの利点
Sakte!
Ne kete gjendje diskriminuese te Kosoves, a mundet nje Kosovar te kerkoje strehim politik ne cdo shtet qe asht gjeografikisht jasht Evropes ?
Duke pare rrethanat, logjikisht mendoj se kane te drejte.
I nderuar Robelli,shpesh,por Jo gjithnje,ben shkrime te verteta gazetarie.E kuptoj ,ti mund te thuash me shume,por nuk mundesh Sepse edhe perendimi ka censuren e vet te padukeshme formalisht ,por te pameshireshme .Po mundohem ta plotesoj shkrimin me mendimet e mija modeste.
Ish Jugosllavia ishte e perkedhelura e perendimit.Edhe pse Tito ishte nje antishqiptar I betuar pasi i coptoi ,I shtypi dhe I la pa zhvillim,duhet pranuar se per sllavet e Jugosllavise beri shume,duke ndjekur me zgjuarsi politike ,,miq me te gjithe por thjesht per perfitime ekonomike,politike dhe ruajtjen e pushtetit.Gjithesesi perendimi e ka paguar ish Jugosllavine dhe tani shtetet sllave per interesa gjeopo!itike .Shkeputja nga ish BS e ish Jugosllavise dhe tani mbajtja sa me larg shteteve sllave prej Rusise Jane objektiva te perhereshme te perendimi.Nderhyrja per shpetimin e shqiptareve e dhe krijimin e Kosoves ishte nje veprim I detyrueshem perballe cmendurise serbe dhe krimeve te ndodhura ne Bosnje.Ndryshe perendimi do te humbiste perfundimisht rreth 7 milione shqiptare etnike qe jetonin mijra vjet para sllavave ne Ballkan .Por duket qe perendimi eshte kthyer serisht ne politike tradicionale,te perkrahjes pa kushte te sllaveve ,gjithmone per te mbajtur large Rusine ne kurriz te shqiptareve .Sepse shqiptaret nuk kane asnje mundesi te bien nen ndikimin rus pasi edhe E.Hoxha,pavaresisht sistemit ,I perzuri qe ne vitin 60.. Nderkohe qeverite shqiptare bejne akoma politike servile,deklarojne ,,aleanca strategjike,,kur gjithe bota ben vetem aleanca pragmatike.Mjafton te shikosh fqinjet tane si manovrojne ,me SHBA,me BE ,me Kinen ,Rusine ,Marrin para nga te gjithe dhe nuk betohen si idiote para ambasadoreve te radhes.Perendimi e ka kuptuar idiotizmin tone dhe luan me ne per interesat e veta te ndihmuar edhe nga kriminele politike antishqiptare si Berisha ,Meta dhe te tjere ne Kosoves,por Jo ne Maqedoni.Prandaj Shqiperine nuk I hapen bisedimet dhe Kosoves nuk I liberalizohen as vizat.Kafka,I nderuar Robelli,Jo vetem do te habitej ,por as nuk do te shkruante. Sepse do te thoshte nuk mund te jete reale,eshte thjesht nje enderr e frikeshme.Por ne realitet nuk eshte enderr,eshte thjesht paranoia europiane ndaj shqiptareve europiane shume kohe perpara ,,barbareve,,dhe sllaveve.
Europa me shumë të drejtë ka vendosur kufizime ndaj shteteve të cilat nuk kanë arritur t’i krijojn kondita socioekonomike e sociokulturore qytetarëve për t’u realizuar si individualitete ,por e shoh si të padrejta kufizimet që po i bënë qytetarëve të Kosovës jo pse ne jemi aq të evoluuar në drejtim të vendosjes së vlerave europiane dhe po na bëjnë të padrejtë por sepse kufizimi është duke u përdorur si instrument puro politik në lidhje me dialogun me Serbinë,prandaj çështja pasaportes më duket që në këtë rast është jodomosdoshmërisht e përputhshme ,edhe pse nuk është e quditshme pse europianët janë duke e “tepruar” me kufizimet ,nga se ne jo për dialogun me Serbinë por edhe për problemet më bizare na duhet shtytja e europës,me paaftësinë tonë jemi bërë të bezdisshëm.
E kuptoke mir Europën!
Pa u integruar nuk ka liberalizim,sllave apo ku t’a di une kan kulturë të krishterë dhe kjo është një lojë e Vatikanit me pjesën tjetër të krishterë sllavofolse!
Krishterimi është një,pavarsisht interesave,lindje perëndim!
Katolicizmin e kemi lënë më të lirë të bëj politike se jan më shum e kerkojn gjithnjë inflyencen ndaj myslimanëve e ju të ureni ortodoksinë se kështu u mjelin më mirë!
Integrimi u shpëton nga skllavëria ku e kan fut batakcinjte e patriotizmit të pushtetit!
Nacionalizmi përdoret gjithnjë për pushtet e jo për progres ekonomik!
Perse: ne mos ka shqiptare europjan ? Ne mos ishim i vetmi shtet ateist ne bote e tani i vetmi shtet islamik ne Euro-Atlantik.
Si neve po ankohen edhe Boshnjaket. Barem Erdogani thote se Bosnjen ja la amanet Izetbegovici.
Kosova eshte Turqi deklaroi Erdogani.
Urime Kurban Bajrami e hiqu prrallave.
Jeme populli me i lashte qe gadi hupem identitetin. Me te vhetrit por me te dobetit ne ruajtjen e identitetit.