Që nga nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë mallrave të Serbisë.
Për nëntë muaj, Serbia ka humbur 280 milionë euro, në pamundësi të eksportit të mallrave në Kosovë.
Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiç i ka thënë RTS-së, se që nga 21 nëntori e deri më 8 gusht, Serbia ka humbur 280.8 milionë euro në mungesë eksportit.
Ndërsa për 1 vit eksport në Kosovë, shteti serb i ka fituar afër 500 milionë euro.
“Ne nuk kemi shpresë së në Kosovë do të flitet për heqje të taksës, pasi të gjithë po garojnë duke prezantuar taksën si ide të vetën dhe po përdoret si fushatë për të mbledhur poenë politik”, ka deklaruar Ljajiç, transmeton lajmi.net.
Ai mendon se janë dy faktorë që mund të ndikojnë në heqjen e tarifave, SHBA-të dhe BE-ja.
Tutje, ministri serb ka thënë se është më mirë që Serbia nuk ka marrë ndonjë kundërmasë ndaj Kosovës, pasi sipas tij kështu ka fituar politikisht.
Ljajiq ka shtuar se për të futur mallra në Kosovë, nuk po mund të gjejnë rrugë tjera alternative.
Vertet pa shkolle dhe sdi shqip mire Haradinaj , eshte treguar strategu me i madh pas Skenderbeut .
@Alfred Trapi: Shqiptaret nuk jane mirenjohes! Para se te marresh ne goje emrin Haradinaj mos harro qe humbi dy vellezer gjate luftes me Serbet ne vitin 98-99! Cfare ishe to ba ti zotrote gjate luftes me Serbet?
Po mijra jetet e humbura te shqiptareve?!
Varshi ne hale me ato molionat qe po qani. Si kerkoni zbatim rregullash tregetare me nje shtet qe vet se njihni dhe nuk lejoni ta njohin as te tjeret?
Ministri serb (pro-serb) Rasim Lajqi!!!