Për shumë e shumë vite, për të shkuar në shkollën e fshatit, nxënësit e Ndroqit do të duhej që të kalonin përmes baltës në vjeshtë dhe dimër dhe pluhurit në verë.
Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës ajo që më shumë i ngjante një shtegu se sa një rruge, tashmë ofron të gjithë standardet duke çuar për herë të parë tek banorët e Lagjes së Re në Ndroq, edhe rrjetin e ujësjellës kanalizimeve si dhe ndriçimin LED.
Ashtu siç edhe premtoi gjatë fushatës, të gjitha zonat rurale do kenë më shumë investime, kryesisht në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve por edhe për të afruar sa më shumë prodhimet bujqësore dhe blegtorale me tregjet e kryeqytetit.
Pirdh o lali Eri se deri tani ja kekeputur kot.Gjoja po merresh me pune te medha dhe ke lene detyrat tuaja.Temperaturat mbi 4o grade dhe nuk pame duke lagur asnje nga rruget e qytetit.Ka tre muaj qe ka filluar behari dhe nuk pame asnje makine dizinfektuese ndaj insekteve.Ku ne qytete
te tjera si motra.Rruget i lagin edhe nga 3 here ne dite.dizinfektimin e benin cdo jave me makine apostafat.Bulevardet ishin me lule me ngjyra dhe jo me ferra siajo pjese e bulevardit tek treni.Per 4 vjet bulevardi Zogu I po ndertohet per here te trete.Seku merren keto pare nuk dime.Bota nuk e perqendron punen tek dy parqe si tek liqeni apo ne Ne te Ferit Xhajkos kute vemi. Bej edhe parqe te vogla lagjesh si ne vende te tjera.Keto e di qe nuk lexohen nga ana e K Bashkiakut.Per reklame je njesh Per pune je dobet.