Hysaj për të financuar një pjesë të superblerjes, ja pse Napoli nuk bën skonto. Roma e duruar, ka një strategji

19 Gusht 2019, 18:05Sport TEMA

Roma vazhdon që të jetë hipoteza më e mundshme për të ardhmen e Elseid Hysajt, mbrojtësi i djathtë i Napolit dhe kombëtares së Shqipërisë, i cili është “burgosur” nga kontrata e tij e nënshkruar përpara një viti.

Napoli nuk ka ndër mend të bëjë “skonto” dhe klubi verdhekuq, pasi është njohur me kërkesat e De Laurentiis, pra 20 mln euro për kartonin, ka hedhur vështrimin te Zappacosta i Chelseat, që kushton më lirë (thuajse 15 mln euro).

De Laurentiis dëshiron që të përfitojë sa më shumë për të mbuluar një pjesë të investimit për Lozanon.

Megjithatë, do të pritet fundi i merkatos, ndoshta deri javën e ardhshme, për të parë se çfarë do të ndodhë.

Agjenti i Hysajt ka bërë me dije se lojtari ka ndër mend të ndryshojë ekip sepse ka kuptuar se këtë sezon do të jetë më shumë në stol se sa në fushë.

Një hipotezë mund të jetë huazimi me detyrim blerje, ose me të drejtë blerje, por vetëm nëse paguhet një këst huazimi i lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje