Është zbardhur ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu u qëllua mesditën e sotme me armë dhe ndodhet në spital në gjendje kome.
Policia njofton se autor i plagosjes është shtetasi me iniciale L.V., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.
Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, në një vilë trekatëshe, 26 vjeçari që ka mbetur i plagosur ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 26 vjeçari, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.
L.V. te behet gati per sapunin e Rrogozhines!
Uuuuuuiii ishte dhe me cepa te forte
te pakten 2 apo 3 [ne feste kurbon bajromi edhe me shume,kjo per faktin e ”tolerances”mes muslims] koke sunita or shiita vriten mes veti ne jave ,qe sipas logarities ne vit kapin shifren 200+,por anal-isti Kapllan afendi shqetsohet per 170 tourkalvanoi-te qe ”vrau”[te pakten sipas tij] greku per 30 vjt…..!!!
Rrac e degjeneruar. Popull i lujtur mendsh i gjithi. Si more qellohet me arme nje njeri per zenka te momentot.
Pthuuu popull psikopat.