Kosova, Challandes publikon listën për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

30 Gusht 2019, 14:31Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë, më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.

Challandes ka grumbulluar për këto dy takime 22 futbollistë.

Stërvitja e parë e Dardanëve është më 2 shtator, në orën 18:00, në stadiumin e “Fadil Vokrri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje