Natyra na ka dhënë shumë, por turizëm s’dimë të bëjmë

30 Gusht 2019, 11:50Turizëm TEMA

Pak ditë më parë në Shqipëri u regjistrua turisti i 1 miliontë që kishte vendosur që pushimet t’i kalonte në jug të vendit. Turizmi në Shqipëri po rritet me hapa të shpejt, po ashtu edhe numri i bizneseve që operojnë në këtë sektor.

Megjithatë, Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe rajon për numrin e shtretërve që ofrohen nga njësitë akomoduese, bazuar në të dhënat që Eurostat dhe INSTAT ka publikuar për vitin 2018.

Sipas të dhënave nga INSTAT, për vitin 2018 numërohen 38 mijë shtretër për njësitë akomoduese, shifër kjo më e ulëta në raport me vendet e BE-së, por edhe me vende fqinje si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Kështu, në Mali e Zi në 2018-n kishte 43 mijë shtretër që ofroheshin për akomodimin e turistëve,  ndjekur nga Islanda dhe Malta me 45 mijë, Maqedonia e Veriut me 48 mijë.

Franca dhe Italia mbajnë rekord për numrin e strukturave akomoduese me përkatësisht 5 milionë e 112 mijë dhe 5 milionë e 107 mijë shtretër. Të ndjekur nga Anglia dhe Spanja, me 3.9 dhe 3.6 milionë shtretër.

Në Greqi dhe Kroaci, vendet ballkanike ku industria e turizmit është mjaft e zhvilluar, numri i shtretërve që ofrohet për turistët i kalon 1 milionë.

Sektori i turizmit ndër më informalët

Së fundmi sektori ka qenë nën sitën e Tatimeve për sa i përket informalitet që ka ky sektor. Gjatë konsultimeve në Ministrinë e Financave për projektin e “Fiskalizmimit”, Ministrja Denaj tha se janë rreth 1600 njësi të regjistruara në platformat online, më shumë seç janë të regjistruara në QKB.  Mos përputhja tregon që ky sektor vijon të lundrojë në informalitet.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2018, në gjithë vendin funksionuan 1.326 struktura  akomoduese  (hotele,  motele,  kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra), dhe janë vënë në dispozicion rreth 17 mijë dhoma dhe rreth 38 mijë shtretër, apo rreth 13 mijë shtretër për banorë.

Sipas INSTAT 69% e shtretërve janë shfrytëzuar nga jo rezidentë. Ndërsa kapacitete maksimale janë shënuar gjatë muajit gusht.

4 komente në “Natyra na ka dhënë shumë, por turizëm s’dimë të bëjmë”

  1. lagja.brrakes says:

    Po kur baza turizmit esht hajdutnija tu vjedh trojet e tjetrit, kur baza turizmit osht me ndertu pa leje, kur baza turizmit osht ne dur te kriminelve ekonomike qe bojn ndertime sa me i shit me vrap e me mar leket tu hum gjurmet e investitorit si do jet turizmi shqiptar.
    I flluske sapuni sic ka qen do jete.
    Injoranca shqiptare i ke dhi plazhet me super dendsi ndetimesh me super ujna te zeza me super mungesa rrugesh parkimesh super trafiqeve me bo 10 km 3 ore.
    Shto dhe qeverite qe me ket hale plazh kerkojn sukses imagjinar na rrofte turzmi shqiptar ku te hujet vin ka iher sa me pa e svine mo per her te dyte.

  2. ce says:

    Po si do kete turizem elitar kur nga Velipoja deri ne Ksamil bregdetin e kane pushtuar te fortet e lagjeve , te qyteteve qe s’pyesin as per shtet, dhe as per zot, ato ne fund te sezonit ndajne llokmen per heshtjen me zyrtarin pergjegjes te Bashkise, Tatimeve, Drejtorise se policise, e keshtu me radhe. Kur te clirohet bregdeti nga keta horra, perbindesha qe nuk jane pa mbeshtetje politike atehere ky do jete dhe clirimi i dyte i Shqiperise pas asaj te 1944 dhe turizmi do kete me shume vlera dhe populli shqiptar do jete me i lire ne plazhet qe zoti ja ka dhene me shumice,,,,,

  3. S. Toma says:

    Sipas llogarise tuaj dhe propagandes se qeverise i bie qe per 26 turistë kane patur ne dispozicion 1 shtrat.?
    Ju llogarisni “turistë” shqiptarët qe jane te paisur me pasaporte te huaj por edhe turistet qe kalojne tranzit brenda dites nga Mali i Zi ne Greqi.

  4. FLUTURA says:

    Nuk kemi trashegimi ne kete fushe, prandaj nuk mund te kete krahasim me vende te tjera…
    Do te lulezoje edhe ketu, po mos prit te shohesh frutat ne momentin qe mbjell fidanin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje