Nga Alfred Peza
Ditët e fundit të gushtit, më shumë sesa një ikje me përtacinë e kuptueshme njerëzore nga pushimet verore, duken si fillimi i rrugëtimi të ri politik që e nis në shtator. Pavarësisht shkëndijave të para të gjallërisë, atmosfera në ambjentet e selive kryesore politike rrotull qendrës së Tiranës, duket ende e përgjumur.
E para që e ka rindezur makinën e saj politike, ndryshe nga sa pritej, ishte Partia Socialiste në pushtet. Kryetari i saj Edi Rama, nga fillimi i javës e në vijim, po realizon një axhendë të ngjeshur takimesh, mbledhjesh e konsultimesh. Me lëvizjet nga jugu i Shqipërisë e në veri dhe nga Tirana në Elbasan, Kryeministri duket se po tenton që ti japi xhirot e duhura për udhë, makinës së tij politike.
Socialistët pas fitores së 60 nga 61 bashkitë e vendit në zgjedhjet lokale, kanë përpara procesin e madh të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, që përmbyllet në Kongresin e janarit 2020. Krahas këtij procesi që do të përfshijë çdo hallkë, nga rreth 5 500 organizatat socialiste në territor e deri në forumet kryesore drejtuese të PS në të gjitha nivelet, Kryeministri Edi Rama do nisë edhe turin e takimeve e konsultimeve me “Forumet e Debatit Qytetar”, për të thelluar filozofinë e tij të bashkëqeverisjes me ta.
Fokusi i qeverisë qëndrore në këtë periudhë, mbetet tek aksioni i madh kundër informalitetit, në të gjitha fushat e jetës social- ekonomike. I nisur pak javë më parë, ky aksion do të përfshijë çdo qelizë të jetës së vendit, duke e ngritur në një stad të ri sfidën e shtetformimit tonë modern. Përmbushja e të gjitha detyrimeve, për të garantuar ngritjen dhe mirëfunksionimin e çdo hallke të sistemit të ri të drejtësisë, mbetet prioritet i prioriteteve. Ndërkohë që brenda tetorit, Shqipëria sëbashku me Maqedoninë e Veriut, presin që të marin një datë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Realiteti politik në kampin opozitar sa vjen dhe përvijon qartë kristalizimin e bipolaritetit të saj. Jeta opozitare ka nisur të eci gjithnjë e më e sigurtë, mbi dy shina tashmë. Nga njëra anë kemi opozitën e rrugës e nga ana tjetër, opozitën institucionale. Opozitën antisistem dhe opozitën brenda sistemit politik e demokratik të vendit. Opozitën jashtparlamentare dhe opozitën parlamentare. Opozitën që po del nga skena dhe realitetet e reja opozitare që kanë hyrë e që po përgatiten që të futen vrullshëm, në skenën e madhe kombëtare.
Ky zhvillim nuk e bën skenën e përgjithshme politike të Tiranës, tripolare. Por, ajo e bën realitetin opozitar, dukshëm bipolar. Fenomeni i fragmentarizimit politik opozitar sa vjen dhe thellohet, po të kemi parasysh se edhe brendapërbrenda “Opozitës së Bashkuar” në rrugë, kemi një çarje. E cila ka nisur me qëndrimet e kundërta të PD dhe LSI për zgjedhjet e pretenduara nga Ilir Meta më 13 tetor e që vijon me një listë tjetër problemesh që po gjeneron pa u ndalur, realiteti politik i post 30 qershorit në Shqipëri.
Në këto kushte, nga kauza “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita” katërshja e lidershipit opozitar të rrugës Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është përpara sfidës së re ekzistenciale: Ose rikthehen në sistem, ose dalin përfundimisht jashtë jetës politike të vendit. Sa më shumë kohë kalon nga mungesa e përfaqësimit të opozitës në pushtetin qëndror dhe atë lokal, aq më shumë bie pesha specifike e ndikimit të saj në jetën e vendit. Për pasojë, rrjedhja e mbështetjes nga elektorati për të, sa vjen dhe shteron në mënyrë të pandalshme.
Rruga e “Opozitës së Bashkuar” në shtator, për tu rikthyer në jetën politike e demokratike të vendit, kalon nga ulja pa kushte në tryezën e madhe të dialogut me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama. Nga mbështetja pa kushte për reformën në drejtësi. Nga përfshirja në komisionin e reformës së re elektorale për të adresuar të gjitha pretendimet për standardet dhe garancitë e kërkuara, për zgjedhjet e reja të 2021. Rrugë tjetër, siç u pa nga koha e djegies së mandateve të deputetëve në Parlament e deri më 30 Qershor, nuk ka.
A do vazhdojë opozita të qëndrojë ende në rrugë? Apo do të gjejë forca dhe kthjelltësinë e arsyes, për tu rikthyer sërisht në rrugën e Zotit? A do të rilindë ajo nga hiri i saj politik? Apo do ta çojë deri në fund aktin e vetvrasjes? Nisur nga këto dilema, shtatori nuk duket që të jetë thjeshtë një fletë e re në kalendarin e 2019. Por, një mundësi e re politike. Ndoshta mundësia e fundit, për ekzistencën e opozitës sonë rrugore.
na mbyten katunaret kudo shef surratin e bajgave te katundeve
ne Drejtesi .Gazetari.Politike.maje Malit ,maje Ekraneve te Tv-ve ne te gjitha Mediet
Help
heeeeeeeeeeeeeeeeeeeejj
a e shiko dikush thirrjen qytetare SOS ne ate oqean peshqish artificial ?!
Neraste se ende opozita nuk e ka kuptuar gabimin e bere deri tani ,paste meqaf veten ,kur thote populli. Jo vetem opinioni brenda vendit e ka denuar rrugen e ndjekur,por edhe opinioni nderkombetar. Athere si ngulin kebe perseri me teorine : o iken Rama o ram e vdiqem. Sa femijenore! U bene 10-te protesta nga keto shtate me molotov , me betime e ster betime se kete here arama eshte i larguar,por ja qe opozita per 10 protesta deshtoi. E para deshtoi se populli nuk e perkrahu rrugen e dhunes. Sado qe pjesmarrjet ne c’do proteste zmadhohej,por si thot populli : fshati qe duket nuk do kallaus. E ne pame me syte tane se ne proteste e shumta ishin 10 mije vete , e nga keta gjysma ishin punonjesit e bashkive Vore,Kamez, Kavaje ,Lezhe e shkoder. Nga Fieri ishin 300-400 militantte PD. Do apo s’do Luli ky eshte realiteti. Si mund te rritet besimi i popullit ndaj opozites,apo me mire ndaj Partise demokratike,se partite e tjera egzistojne vetem si emra.
1. Lulzim Basha t’i drejtohet drejtesise qe te hetohet per rrugen e kombit ,ku akuzohet per 230 milion eurove. Akuza nuk eshte nga PS -ja ,por nga Kontrolli i larte iShtetit.
2. Te pranoi gabimin e bere per largimin nga parlamenti. 3. Te pranoi gabimin e bere per mospjesmarrje ne zgjedhjet e 30 qershorit,ku nje pergjegjesi te madhe merr per kete date Ilir Meta.
4. Te largohet nga teorite per luften kundra kriminalitetit,por t’i drejtohet prokuroreise. Po bejme 6 vjet qe degjojme Rama-Rama, krimi-krimi, i semiri psiqik..drogaxhiu,por asgje ne prekurori.
5. Marrja pjese ne komisionin zgjedhor. ^.Te jerkoi falje para pedeisteve dhe simpatizanteve per ofendimet qe u ka bere atyre qe u futen ne parlament ,po nga lista e hartuar me doren e tij. E plot qera te tjre .Pra PD-ja te beje kthesen 180 grade para popullit duke u takusar me ta. Gabimetetij mos t’ia hedhi Rames ,por vetes se tij, ndryshe me dhune nuk marrin kurre pushtet e nuk largihet Rama ,pasi edhe zgjedhjet e 30 qershorit u bene me dienine e Amerikes dhe BE,ndaj dhe jane te pranueshme. Pa kritik nuk duhet te rrije edhe Ilir Meta. Propaganden e 13 tetorit ta kishte bere per 30 qershorin ,sepse populli nuk e ha sapunin per djath. A e di ky njeri se autoriteti dhe besimi ndaj tij eshte ne 5 apo e shumta 10 % ne popull. degjoni dhe fjalet e popullit,pavrsishte se ju pelqen vetem vetja juaj.
Opoziten e ka mar lumi se e ka kerkuar vet.
Rama eshte ber vertet per te ikur
Po neqofte se eshte se do te shkrij ate qe ka mbetur na opozita le te rrij atere
Shume bukur, po mbyllet cikli, me ne fund shqiptaret superinteligjente e kuptuan qe opozita eshte kot. Perpara per fitorje te reja me Sekretarin e Pare shokun Edvin Rama ne krye te KQPPSH. Rrofte Lenini! Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni rreth kandilit ndricues ne buze te Adriatikut, qe sapo i kane hedhur vaj te ri qe t’ia thyejme kerbishtet kapitalizmit kudo ne bote, ose fundja po nuk u bo gjo po i hame mutin si perhere se nuk prish pune. Shume shpejt fillon tufezimi dhe shperndarja e tallonave te reja. Lavdi Mutsizem – Karlizmit.
Nuk eshte opozita qe do shkrihet, por thjesht Luli, Mona(Likja) se me Salen merret perendia.
Edhe ne Diktature kishte opozite, palé tani qe eshte vete sistemi qe s’ka kuptim pa opozite. Populli opozitar duhet te nxjerre drejtuesa qe t’i udheheqin drejt pushtetit. Sistemi i ri i drejtesise do t’i spastroje keto ferra qe ia kane zene frymen popullit opozitar!
Në mënyrë kriminale, PDnë e mbyti Sali Berisha,
ashtu siç bëri me vendin që e hodhi në humnerë në 1997, pasi e kishte rrjepur me piramida, i hapi depot dhe burgjet.
Ashtu siç bëri me ushtrinë.
Ashtu siç bëri me financat dhe humnerën e borxhit.
Ashtu siç bëri me pronat, urbanistikën dhe bregdetin.
Ashtu siç bëri me kanibalizimin e sektorit strategjik të industrisë.
Ashtu siç bëri me drejtësinë mafjoze gjingjoniste, që u desh impenjimi i gjithë botës për t’a shkulur nga kthetrat e mafjes.
Sali Berisha ka për të ngelur në histori, si kërma më e madhe që barku i injorancës sonë ka pjellë ndonjëherë.
As Partia Demokratike që sot është e droguar, nuk ka për t’ja falur kurrë. Shumë shpejt hakmarrja e saj ka për të qenë e dhunshme ndaj Berishës, pjellëve të tij që e kalëruan duke u pasuruar, gardës së tij terroriste paramilitare dhe skllevërve të Argitës që imponon për lidera partie.
ME VJENE KEQE PER OPOZITEN ,PORE DREJTUESIT E SAJE NUKE KANE QENE KURRE NE SHERBIM TE POPULLIT.ATA JANE KRIMINELE ORDINERE NE SHERBIME TE AGJENTURAVE TE HUAJE ,SIDOMOS NE SHERBIM TE SHTETEVE JUGOSLLAVE DHE GREKERVE.
PA KETA BASHKEPUNTORE NUKE MUNDE TE VEPRONTE EDHE AGJENTET RUSE. KUJTONI KETU QE NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE MINISTREVE NE KOHEN E BERISHES MERRTE PJESE EDHE BISNESMENI KROATE.LERI PASTAJE LOBIMET E KOMPANIVE TE PAGUAR ME TAKSEN E POPULLIT
SHQIPTAR NGA KETA DREJTUES TE PD E LSI KUNDER HYRJES SE SHQIPRISE NE EUROPE . CFARE BERI HOLLANDA KU LULUSHI ISHTE EDHE QYTETARE HOLLANDEZ???????????? DONTE TE KTHENTE VIZAT SHQIPTAREVE. SHTETI I TULIPANEVE TE DROGES DHE I FEKONDIMIT ARTIFICIAL ,SICE BEHET DHE ME KAFSHET.