Nga Lorenc Vangjeli
Komisioni hetimor për presidentin e Republikës është pika e ujit ku tentojnë të notojnë të gjithë dhe po të gjithë janë zhytur dhe mbytur. Edhe protagonistët e tij, edhe publiku që ndjek me ëndje ndeshjen e egër në katet e sipërme të politikës.
Në një vend si Shqipëria, emrat e përveçëm janë më interesantë se beteja për ide; fatet individuale ngjajnë më të rëndësishëm se vetë proceset, ngjarjet dhe rrethanat që kushtëzojnë ngjarje dhe proçese. Dhe ky këndvështrim sipërfaqësor që refuzon analizën e thelbit të asaj që ka ndodhur, ka kushtëzuar keqkuptimet e shumëfishta të shumëkujt.
Keqkuptimi i parë vjen nga kryeministri. Socialistët e tij janë të bindur se Rama e do me çdo kusht shkarkimin e Metës, si një faturë që duhet paguar për shkeljet presidenciale të kushtetutës. Në të vërtetë, rendja e vëmendjes mbas fatit të Ilir Metës, bëri që kryeministri të dëgjojë shumë më pak për 30 qershorin dhe gjithë rrjedhojat e tij.
Sipas parimit, kundërshto kundërshtarin në çdo gjë dhe je në rregull me veten, opozita e sheh komisionin hetimor si një mjet në dorë të kryeministrit për të marë dhe pushtetin e fundit që ai nuk kontrollon, Presidencën. Ky qëndim i saj, bashkë dhe me nuancat shumë të ndryshme në gjykim mbi këtë problem mes Bashës dhe Kryemadhit, kanë prodhuar keqkuptimin e opozitës me komisionin hetimor.
Edhe vetë presidenti Meta e ka keqkuptuar atë që po ndodh në ambientet e ish-Komitetit Qëndror të Partisë së Punës. Komisioni nuk është gjyq për të, siç mendon ai. Komisioni nuk është thelb që diskutohet, por vetëm forma që serviret për të dëshmuar ndalesat e të ardhmes.
Edhe publiku që ndjek ndeshjen është i keqkuptuar në gjithë sa po ndodh. Kanë ndihmuar në krijimin e perceptimit të gabuar, edhe tonet e mirësjelljes formale, përtej kufinjve edhe të hipokrizisë, që shfaqën palët gjatë ballafaqimit të parë: akuzuesit që bënin sikur sqaroheshin për një gjë që e kishin firmosur me parë e falenderonin Metën si pacienti doktorin dhe vetë Meta në anën tjetër, që kishte zgjedhur të fliste me mirësjellje hebreu përballë një grupi njerëzit që më së paku i përbuzte. Një skenë e panatyrshme dhe e shtirur, që është identike me kujdesin për të dezifektuar tehun e gijotinës përpara përdorimit.
Komisioni i Venecias që është thirrur të bëjë Kadiun e Evropës në këtë sherr tipik ballkanas, nuk do t’i japë të drejtë asnjë pale. Vendimi i pritshëm i tij do të jetë gijotina sterile që do të presë lidhjen mes çdo vullneti individual të presidentëve në lidhje me periodicitetin e zgjedhjeve dhe do të ndajë politikën e të dy krahëve nga loja ciklike me peridiocitetin e zgjedhjeve.
Komisioni i Venecias do t’i shpjegojë aktorëve të pikës së ujit, se në këtë verë përvëluese Meta bëri aktin e duhur politik, por me mjete të gabuara kushtetuese dhe Rama bëri aktin e duhur kushtetues, por me mjete të gabuara politike. Edhe pse i dyti duket sikur tenton shkarkimin e te parit, edhe pse i pari duket se i premton te dytit se do t’ja dhurojw fatin e tij vetem Komisionit te Venecias.
Diçka shkruve , diçka the por asgje nuk the edhe ti vete nuk the asgje . O z. Vangjeli a ban me te pyet ty kush e shkaktoj kete gjendje anormale dhe ne gjendje anormale na e thuajbti çfare veprimi normal duhet te kesh qe te jete i pranushem ? Dhe pyetja tjeter , Veprimet e Metes a e shuan zjarrin apo i futi benzin zjarrit? Po e filloj sqarimin jasht pyetjeve te ngritura . A e kujton kur tha Meta para komisionit qe mua nuk me degjuan as Luli as Rama biles as gruaja e tij , atehere çfare presidenti je ti qe nuk te degjon as gruaja pse nuk dhe dorheqen ? Dhe tjetra kur ti the pata nje informacjon sikur do digjnin parlamentin pra per grupe te mirestrukturuara atehere pse nuk mblodhi keshillin e sigurise dhe ta kalonte vendin ne gjendje te jashtzakonshme dhe konform kushtetutes i shtynte zgjedhjet dhe nuk kishte Edi Rame qe te bente zgjedhje dhe nuk kishte burre nene ta diskutonte ate dekret – Ja pra qe Meta e Berisha e kan bere me qellim dhe ky palo president i ka hedh benzin zjarrit .
Kjo qe thote z. vangjeli eshte tipike per periudhen 29 vjecare qe po kalon shqiperia, te gjithe te huajt nje model kane, si amerikonet, evropianeet, brukselasit, okb-istat, e shume ista te tjere, te gjitha raportet e tyre per zgjedhjet politike shqiptare edhe per politikanet shqiptare, hartojne raporte me dy kuptime, cdo njeri qe i lexon i deshifron sipas interesit partiak. Po te fliste troç europa, amerika apo brukseli, shqiperia nuk do ishte ne kete gjendje qe eshte sot. Menyra e foljes me dykuptime eshte e rrezikshme .