Ruçi reagon ndaj Metës: Kushtetuta, garanti i demokracisë. Të vendosur ta mbrojmë me forcë

15 Shtator 2019, 13:10Politika TEMA

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka kthyer përgjigje Ilir Metës, duke i kujtuar se Parlamenti është i vendosur deri në fund që të mbrojë Kushtetutën dhe demokracinë.

Këtë deklaratë kryeparlamentari Ruçi e bëri gjatë ditës ndërkombëtare të demokracisë, ku cilësoi se Kushtetuta është garanti i vetëm i demokracisë dhe Kuvendi do ta mbrojë atë pa asnjë kompromis.

Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. 

Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. 

Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.” shkruan  Ruçi.

Kjo duket si një përgjigje që Ruçi i jep presidentit Meta, i cili më herët në “mbrojtje” të demokracisë foli si opozitar për “ngritje të popullit” dhe sulme e akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar si “qeverisje të pakicës.”

Pavarësisht statuseve të kreut të Shtetit në Facebook se ai gëzon një miqësi me Ruçin, duket se ky i fundit nuk ka hezituar t’i tregojë se përtej miqësisë nuk do të rrezikohet Kushtetuta e demokracia e Shqipërisë.

Presidenti Meta është në një proces hetimi nga Kuvendi për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe pritet që të marrë një vendim në muajin tetor për shkarkimin ose jo të tij.

11 komente në “Ruçi reagon ndaj Metës: Kushtetuta, garanti i demokracisë. Të vendosur ta mbrojmë me forcë”

  1. Gjoli says:

    O Gramoz.Rilindja dhe Rama i kane bere kaken Kushtetutes me kohe .Ku ishe?Pse nuk e mbrojte.

    1. Durresi says:

      O Gjoli po ku e ka shkel kushtetuten Rilindja . Shiko Ilir florin se esht bo per te psiqatria

  2. Adam says:

    Bla bla bla nje “BAJGE” ndare dysh

  3. USA says:

    Sigurim sali ruci meta sali === serbi greqi tradhetti

  4. AQIFI says:

    Kushtetuta nuk mbrohet me force , por nepermjet ligjeve qe ajo permban . Kush shkel ligjin apo e deformon ate denohet . Kjo vlen dhe per Haxhine dhe per Nurine , po qe se do jene ne krye te shtetit .

  5. Aleksander says:

    Salvini non e nessuno.
    Leh si qeni kunder TE HUAJVE, por nuk munet me ba as gja per Italiant, Salvini ça ke ba per Italian qe thua prima italiani, non hai fato niente e non farai mai niente. Perdente.

  6. Ledio says:

    Kur flet per demokraci, rrespektim te ligjeve/kushtetes ky krye-komunisti qe kur ishte Kryetar Komiteti ne Tepelene nuk ikte pa e shqyer qingjin, te vjen me fale per shprehjen ,per te dh….. Pale keta mashtruesit edhe derdimenet e tjere qe kemi, nga spiunet e KGB edhe UDB Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha , deri tek piktori me corrape te kuqe qe nuk kane as din e imam, te vjen ti peshtyshe ne fytyre qe te gjithe qe bene ate vend ashtu, pa pike shprese.

  7. Veshei says:

    Zoti
    Arbitrar e mbi Kushtetute ka dale disa here Berisha si Bolshevik-Enverist i staxjionuar dhe uzurpator i te Djathtes te quajtur sot revolucionare per destabilizim te democracise parlamentare ne prag te te hyrjes ne BE.

  8. Veshei says:

    Zoti Gjol
    Arbitrar e mbi Kushtetute ka dale disa here I ashtuquajturi i djathte i dale nga rradhet e Partise-Enveriste i staxjionuar dhe uzurpator i te Djathtes te quajtur sot revolucionare per destabilizim te democracise parlamentare ne prag te te hyrjes ne BE.

  9. mik says:

    Kushtetuta , garanti i demokracise i thote ky Likes !!! O Zot sa te pa turpshem qe jane !! Si nuk e kan qofte edhe 1% skrupull !!
    Keto njerez na udheheqin ne . Kap njerin shkapet per tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje