Ilir Meta: Vendi ka nevojë për një frymë dhe model të ri politik, vlerat e demokracisë po na shemben para syve

18 Shtator 2019, 17:52Politika TEMA

Ilir Meta ka përshëndetur sot Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë.

Për shkak se ndodhet në Strasburg, Meta u përcolli sindikalistëve pjesëmarrës në këtë Kongres, mesazhin e tij përmes këshilltarit për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani.

“Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite. Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre.

Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre. Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik. Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë”, thotë Meta ndër të tjera nëfjalën e tij.

Mesazhi i plotë i Metes:

“Është një kënaqësi e veçantë për mua, si President i Republikës t’ju falënderoj sot për ftesën në Kongresin e 7-tëtë Sindikatës tuaj të nderuar!
Në pamundësi për të qenë pranë jush në këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit tuaj, do të desha t’ju uroj përzemërsisht nëpërmjet këtij mesazhi: Suksese e punë të mbarë kongresit!

Së pari falënderoj për solidaritetin dhe pjesëmarrjen e saj të shquar Znj. Sharran Burrow!

Prezenca e Sekretares së Përgjithshme të Konfederatës Botërore të Sindikatave është një inkurajim i madh në betejat e punonjësve shqiptarë për një jetë më të mirë dhe në luftën e tyre kundër oligarkëve që kanë ngulur kthetrat në ekonominë e vendit.

Ajo i bën nder jo vetëm Kongresit, por mbarë lëvizjes sindikaliste dhe aspiratës për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe të demokracisë në Shqipëri

Të dashur miq,

Në fillim si qytetar e politikan dhe tashmë si President i Republikëse kam ndjekur me vëmendje rrugëtimin tuaj në mbrojtje të kauzës tuaj sindikaliste!

Kam qenë dhe ndihem edhe sot bashkëluftëtari juaj në betejat për një Shqipëri më të mire dhe një shoqëri më të drejtë!

Në vitet ‘90-tëne u ngritëm së bashku kundër diktaturës dhe regjimit totalitar për një Shqipëri demokratike dhe ekonomi të tregut të lirë, ku të respektoheshin të drejtat dhe liritë, garantohej mirëqenia e punonjësve si dhe e gjithë qytetarëve.

Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite.

Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre.

Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre.

Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik.

Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë!

Në atdheun tone të dashur mjerimi ka pllakosur vendin. Investimet po shterojnë dita ditës.

Borxhi publik po paralizon ekonominë. PPP –te po vrasin të sotmen, por edhe të nesërmen e financave publike.Nuk bëhet fjalë për rregullat e punës dhe të tregut. Paga minimale nuk mund të ushqejë as në 1/3 e muajit familjet e varfra. Kontrasti shoqëror po pasuron një grup oligarkësh dhe po varfëron çdo ditë punonjësit e të gjitha shtresave.

Shoqëria shqiptare po humbet perspektivën e saj, dhe bijtë e shqiptarëve largohen prej vendit amë në kërkim të një jete më të mirë.

Në këtë situatë ne duhet të mendojmë të gjithë së bashku për një frymë dhe model të ri politik të vendit. Për një shoqëri më sociale, të drejtë e të barabartë, për një rishpërndarje më të drejtë të të mirave materiale, sidhe përiniciativa frutdhënëse në biznese e punësim.

Së pari ne duhet të kthejmë zgjedhjet e lira në këtë vend. Të mos lejojmë të flasin në emër të shtresave në nevojë ata që po pasurohen në kurriz të varfërisë së përgjithshme dhe së bashku me botën e krimit po vjelin çdo ditë të ardhurat e përbashkëta.

Të dashur sindikaliste,

Aktiviteti juaj për rreth 30 vjeçar përbën një aset të ri për shoqërinë shqiptare në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, kulturën e re të punës dhe forcimin e demokracisë tonë të brishtë.

Koha kërkon prej jush dhe gjithë shoqërisë civilekrijimin e një sjellje të re, e një raporti të ri me pushtetin në dobi të punonjësve, e një reagimi të fuqishëm ndaj politikave sunduese si dhe një marrëdhënieve të re shoqërore në tregun e punës.

Betejat e mëdha kërkojnë edhe solidaritet të fuqishëm.

Ju nuk jeni vetëm në këtë mision. Ju keni meritën që e mbështetët programin në arritjet më të mira bashkëkohore të sindikalizmit evropian dhe në konventat dhe legjislacionin më të përparuar ndërkombëtar.

Prandaj keni sot mes jush Znj. Burrow, e cila është një zë i fuqishëm në politikat ekonomiko-sociale dhe një nga personalitetet më të rëndësishëm te sindikalizmit botëror.

Keni ndihmën e pakursyer të sindikatave simotra që janë me ju edhe në këtë kongres.

Të dashur sindikalistë,

Duke përfunduar do të theksoja se Demokracia jep frytet e vërteta kur ajo bëhet pronë e individëve atdhetarë, e drejtuesve të ndershëm politikë dhe qytetarëve aktivë.

Ne të gjithë kemi nevojë për kurajën tuaj qytetare, për një shoqëri të hapur, transparente dhe barazi shoqërore!
Shtetit,Demokracisë dhe interesave të mbarë punonjësve i duhet një sindikatë luftarake, e shëndetshme e cila ofronrekomandime për mirë qeverisje por edhe reagime kundër padrejtësisë.

7 komente në “Ilir Meta: Vendi ka nevojë për një frymë dhe model të ri politik, vlerat e demokracisë po na shemben para syve”

  1. Une,Lubonja says:

    I dashur like floriri! Jep doreheqjen dhe dil para drejtesise sepse nuk ke shpetim! Po rendon veten me keto papjekuri! Nderkombetaret nuk jane Saliu apo Rama e aq me pak Lulja dhe Mona!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ehh mor Like
      na hënksh munë
      as paratë
      s’bëkan punë.
      Si një goxha
      president
      bën takime
      si student?!
      Apo Gianni
      Italia
      t’u duk si
      Ramiz Alia?
      Si azgan
      e trim i çartur
      mirë me brekë
      të keshe vajtur.
      Të habisje
      njerëzinë
      me fizikun
      mënçurinë.

      O lumadh
      të rëntë pika
      do të lërë
      dhe Munika.
      Mos të ardhçin
      as për mort
      nashti ika
      do shoh cport.

  2. USA says:

    Po keta gezimat jane hajdute nqse ju dhe keta futeni ne burg nuk ka Shqiperi.

  3. mendoj says:

    Demokracia e presidentit hajdut dhe kokepalare!

  4. Ledio says:

    Fryma e re per kete poli-agjent Ruso-Serb eshte kalimi i pushtetit pas 28 vitesh nga Likja tek Monikja.. ? Motrat ku ti keni ty, Berishes, Rames, Bashes, Nanos e te gjithe rrobeqi… te tjere qe vodhen , vrane edhe shkateruan kete vend.

  5. rexha 10 says:

    GJATE GJITHE KARIERES TENDE NE POLITIKE KENI BERE AKOMA DHE ME SHUME .PERSE NUKE FLISNI PER VDEKJEN E NJERZEVE TE PAFAJSHEM?
    HAPESHE BETHAS KER KALOJE NGA MAJTAS E DJATHTAS NE QEVERISJEN E VENDIT,DHE NA DEKLAROJE SE E BEJE PER TE MIREN E POPULLIT.
    TANI PO NA QAHESH SE POPULLI I PASKA HUMBUR VLERAT E DEMOKRACISE.
    NA E KE BERE TAMAM SI HISTORIA E KURVES ,QE JA LA KOPILIN NE DERE TE SHOQES DHE I THA ESHTE I JOTI. JU NUKE PO E KUPTONI SE SA JU VLEN LEKURA. NE DITET E SOTME NUKE KA ME MIQE PORE LEFTA PRESIDENTE LEFTA.PRANDAJ QE TE MOSE HYJE UJTE NEN BYTHE PAGUAJ GARANCINE PA BERE PAZARE.VJILLI TE GJITHA ATO C!FARE KE VJEDHURDHE THUAJ FALEMINDERIT PO TE PRANUAN,SE KE PER TE MESUAR SI MUBARAKU I EGJIPTIT.

  6. Kudreti says:

    O Ilir Floriri, nuk eshte sistemi i gabuar por ju. Problem jane hajdutet, kriminelet, trafikantet, spiunet qe kane depertuar ne sistem. E nisi Sala qe per hir te malokeve primitive, hoqi nga puna me te miret, sepse ishin nga jugu dhe e vulosi Rama qe hajdutin me cizme e vuri President. Me e keqja jeni ju qe nuk dorehiqeni por vrisni, prisni dhe shisni Shqiperine per interesat tuaja. Ti Ilir Floriri edhe president i Amerikes po te ishje, prap mendjen do e kishe tek floriri. Ti Ilir Floriri ne cdo qelize tenden ke mentalitetin e dallkaukut dhe cuditesh se si po te vjen fundi. Ke menduar gjithmone si hajdut ordiner qe politiken e konsideron vegel per te shtuar floririn.
    Per ty gjithe keta qe kane lene Shqiperine nga halli jane budallenj, sepse Shqiperia per ty eshte vend i persosur per te bere para. Parate e vena ti Ilir floriri i shpenzon pa hesap ne shkollat e femijeve te tu dhe ne investime politike, sepse nuk te dhimbsen. Ato jane pare hajduti. Po te ishin pare te fituara me djerse, ti do i edukoje ndryshe kalamajte e tu dhe nuk do harxhoje parate per koketulat qe sjane te zot per asgje. Prandaj dhe nuk jep doreheqjen. Prandaj dhe ke leshuar zagaret gazetare te kercenojne sistemin me vrasje politike. Keto vetem nje mafjoz i ben. Me vjen turp qe jam shqiptar, kur ti Presidenti im je kethyer ne lolo. As e kupton se sa i lexueshem je. As e kupton qe kur i jep doren Merkelit, ajo e disifekton me vrap se mos virusi i hajdtit i futet ne gjak. A ke pare ti Merkelin se si ben pazarin e zarzavateve per shtepine e vet? Ti Ilir katundari je bere me borgjeze se ajo. Na tregon ne histori per macet e tua…Turp e zi per Shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje