Tronditet stoli i Zidane, Reali gati të rikthejë Jose Mourinho-n

19 Shtator 2019, 10:00Sport TEMA

Real Madridi po vazhdon me formën skandaloze të sezonit të kaluar.

Skuadra është ndalur në kampionat, ndërsa në Champions League e nisi me një humbje skandaloze kundër PSG-së me rezultatin 3-0.

Asnjë gjuajtje në portë, që tregon dhe njëherë se madrilenët kanë shumë probleme.

Trajneri Zinedine Zidane është nën presion, pasi ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro në merkaton e verës.

Skuadra e tij ka pësuar gol në çdo takim, ndërsa ka vetëm 43% të sfidave të fituara në këtë fillim sezoni.

Me problemet e shumta në skuadër, Zidane duhet të fillojë të shqetësohet dhe për stolin e tij.

Hijet e Jose Mourinhos kanë filluar të shfaqen dhe francezi ka nisur të dridhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje