Lajmi i rremë për tërmetin, Lleshaj: Veprim jashtëzakonisht i dëmshëm, u paguan për të krijuar panik. Ata duhet të përballen me drejtësinë

23 Shtator 2019, 16:48Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me lajmin e rremë që u publikua nga portali Syri. net ku paralajmëronin për një tërmet të fuqishëm duke përhapur panik tek qytetarët dhe duke i bërë që të dalin nga banesat.

Lleshaj në një lidhje telefonike për Report TV ka thënë se dy gazetarët e shoqëruar nuk janë njerëz të thjeshtë por janë paguar që të bëjnë pikërisht atë që ndodhi mbrëmë në Tiranë, duke krijuar panik.  Sipas Lleshajt lajmi i publikuar ishte i pa moralshëm dhe kundër çdo veprimi normal që do të bënte një shqiptarë. Ndër të tjera Lleshaj tha se ky lajm që krijoi mjaftë panik në kryeqytet mund të shkaktonte edhe dëme më të mëdha, ku si pasojë e panik mund të krijoheshin ngjarje kriminale.

Nuk i bej dot as komente, aq e shemtuar  është. Ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga një tërmet dhe një valë e madhe solidariteti, pati një tendence të turpshme për të krijuar probleme shtese dhe panik për të bërë të kundërtën që do të bënte çdo shqiptar.” ka thënë fillimisht Lleshaj.

“Situata për panikun që u përhap është e pazakontë, është e rrallë, jemi në një situatë.. , është e pamoralshme e pandershme e rrezikshme. Pasi në mes të panikut u tentua të krijohen probleme , u krijua hapsirë për krimin për fenomene te tjera. Pastaj bllokim të trafikut . Tirana ka trafik të rënduar në çdo kohë dhe kjo që nxorrën në rrugë është jashtëzakonisht i dëmshëm. Ata duhet të përballen me drejtësinë. Bëhet fjalë për përpjekje të mirë llogaritura. Jo se u angazhuan qytetarët të papërgjegjshëm, Por të paguar për të krijuar atë që u krijua për pak momente. “ ka thënë me pas Lleshaj.

Ndërsa për sa i përket paketës anti shpifje Lleshaj ka thënë se diçka e tillë është shumë afër dhe me anë të saj do të bllokohen mundësitë që të krijohen problematika të tilla siç u krijua nga lajmi i rremë i shpërndarë nga portali Syri.net.

“Rasti i mbremshme është rasti tipik për të pastruar median nga rrenat publike, duhen quar rrena. Ligji është domosdoshmëri rrena dhe fjala e lirë janë të kundërta duhet bllokimi për rrenën. Legjislacioni është në rrugën e vet shumë shpejt do të vijë në ndryshimet ligjore për atë pjesë të parregulluar.  Kodi penal parashikon masa të forta për këtë çështje pasi pasojat janë të jashtëzakonshme, anë më të rënda se aktet kriminale. Masat duhet të jenë të forta. Po hetojmë në thellësi këtë tentativë të rrezikshme. Po bëjmë ndryshime ligjore për të mos patur më të tilla raste.”

4 komente në “Lajmi i rremë për tërmetin, Lleshaj: Veprim jashtëzakonisht i dëmshëm, u paguan për të krijuar panik. Ata duhet të përballen me drejtësinë”

  1. goni says:

    O minister Leshi, kush i pagoi? termeti .ti kar me zile ,

  2. BENI says:

    Ska nevoj per burge. Thjeshte padi civile me nga $1000 dolarr demshperblim moral edhe fizik per mashtrim edhe panik per cdo person te prekur, se burgu ska vler, edhe flasim bashke!!! Le te dali nga burgu edhe per 1 ore po te doje.

  3. Lani says:

    Jo duhet te perballen….por do te perballen.Ministri i rendit ka per detyre ti arrestoje dhe denoncoje per terrorizem.

  4. ALBAN DEGA says:

    DENIM TE ASHPER LIGJOR PER TERRORIZEM PSIKOLOGJIK !

    – Te arrestohet ne flagrance krye- Drakules dhe kryekanibali i Vicidolit, Sali Berisha !

    – Sot ai sterderdhi kupen e krimeve me te renda

    – Nga Alban Dega, Njiu Jork

    Cdo plagosje apo larg qofte vdekje nga paniku psikologjik i cilitdo qyteteri apo qytetarje shqiptare duhet tu kthehet ne akuze per tentative vrasje ose vrasje me qellim ndaj ketyre rrjeteve social- vrastare e social- terroriste nga koka tek kembet !
    Vrane me tritol e barut, vrane me plumba ne 97 ne mbare Shqiperine ne Gerdec, ekzekutuan pa vendim gjykate me 21 janar 2011, vrane mbi 15 here ne 13 vjet Salikraci shtetin dhe demokracine shqiptare tani vrasin edhe me terror psikologjik ne rrethane fatkqesish natyrore!
    Sali Berisha, Supeshkaqeni- pronari dhe financuesi i “Syri net” me gjakun e Gerdecit, me miliona e CEZ-it, me parate e kokaines…, Clirim Peka vrasesit qe iu mbulua vrasja e nje viktime human-trafiku me pandeshkueshmerine e Ajatollah Ramollah Milloshevic Vicidolit e kushdo tjeter jo vetem te arrestohen ne flagrance por edhe ndeshkohen me ligjet e antiterrorizmit !
    Ne vend te plumbave dhe tritolit prej verteti ata perdorin fjale plumba e tritol, pra terrorin psikologjik qe eshte njesoj dhe ka pasoja te njejta me terrorin
    fizik !
    Megjithe fuqine e ligjit ne rrethanat me rendiese jo vetem atyre, por edhe kanibaleve qe fshihen pas tyre !
    Prokuroria te hetoje me perparesi dhe gjykatat te pershpejtojne gjykimin e tyre !
    Ligji e Drejtesi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje