Shpëtim Gjika i përgjigjet Kolës: Tërmeti paska bërë dëme, Agustini kishte organizatë partie

23 Shtator 2019, 14:11Sport TEMA

Në një intervistë për “Radio Tirana”, Agustin Kola u shpreh se finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Flamurtarit e luajtur në vitin 2009, ishte shitur me urdhër të Bamir Topit dhe ishte Flamurtari skuadra që fitoi me përmbysje.

Ndërkohë, kësaj deklarate i është përgjigjur Shpëtim Gjika i cili asokohe ishte presidenti i Flamurtarit. Gjika shtoi se skuadra e tij ka fituar gjithçka me djersë dhe se Kola kishte një ekip organizatë partie.

Reagimi i Gjikës:

“Dëme psikologjike paska bërë tërmeti!

Halucinacione që nuk vlejnë as ti lexosh, e jo më tu përgjigjesh! Nëse miku im Agustini e ka pasur ekipin organizate partie, miku im Eqerem Memushi ka drejtuar ekip futbolli!

Djersën dhe meritat e atij ekipi dhe të asaj kupe nuk ka “tërmet” që i lëviz themelet! Nuk është turp që profesorat e futbollit tirons ne atë kohë, i mundën paq, bash mu aty në fushën e lojës, çunat bio vlonjatë te Flamurtarit!

Flamurtarin, jo vetëm në kohën time, por edhe historikisht vetëm e kanë vjedhur dhe masakruar! E keqja është që edhe tani po e masakrojnë, por nuk ankohemi dot se nuk e kemi të keqen nga jashtë, por nga brenda dhe nga lart”, shkruan Gjika.

4 komente në “Shpëtim Gjika i përgjigjet Kolës: Tërmeti paska bërë dëme, Agustini kishte organizatë partie”

  1. Nik says:

    Gjika jam plotèsisht dakort me ju edhe pse nè 2009 nuk e kam ndjekur ndeshjen por mbaj ment arbitrimet qè favorizonin tiranèn e viteve 1980 tè kur flamurtari jepte spektal nè fushè gjer nè 1990 èn dhe meritonte tè paktèn 5 kampionate .Flet Kola qè nè kohèn e tij kishin barazimin nè xhep pa filluar ndeshja nè çdo rreth qè shkonin sepse federatèn e kontrollonte tirana sè bashku me arbritrat prandaj Kola mos na hap barkun me deklarata idiote se nqse hapen dosjet tirana ka fituar me anèn e federatès shumè kampionate.

  2. Ladi says:

    pak i ke thene! Tru-peshk ka qene gjithe jeten ai futbollist i talentuar..

  3. Bramushja says:

    Ri urtë ore Shpëtim,Flamurtari dhe labëria ka patur dhe ka persona të ndershëm që e mbrojnë dhe i dalin për zot.

  4. Tirona says:

    E mor Tino ne goj te kujt ke ra. AGUSTIN KOLA ne goj TE labve komunist. ????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje