Kompania e njohur për prodhimin e automjeteve luksoze “Buggati” ka prezantuar një model të veçantë, kësaj radhe për fëmijë.
Bëhet fjalë për veturën “Bugatti Baby II”, e cila gjithashtu mund të drejtohet edhe nga të rriturit.
Prezantimi i kësaj veture thuhet se është bërë gjatë festës së përvjetorit të 110-të të firmës.
Dhe siç bëhet e ditur, Bugatti ka vendosur të prodhojë vetëm 500 ekzemplarë të “Baby II” me çmime që fillojnë nga 33,000 dollarë.
“Bugatti Baby II” mbështetet në një motor elektrik dhe është i pajisur me dy mënyra të zgjedhjes së përdoruesit të energjisë: modaliteti për fëmijë dhe të rritur.