Çfarë të reje do të sjellin të vjetrit në PD?

1 Tetor 2019, 11:26Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Në PD është ndërmarrë një nisë e re, për të rikthyer në seli të vjetrit.

Unë jam gjithmonë mbështetës i opozitave, pasi gjithmonë shpresoj se ajo do të jetë më e mirë se qeverisja aktuale.

Por kam disa pyetje:

Çfarë të reje do të sjellin të vjetrit?A nuk ishin ata që në në 2013 u dëbuan nga qeverisja sipas parimit të Muç Nanos “të mblidhen të gjithë qelbësirat, vetëm këta të ikin”?

Mos vallë mendoni se kemi harruar që konçensionet e skanimit të karburanteve, kolaudimit të makinave etj, i firmosën ata, dhe këta vetëm sa po u zgjasin afatin?

Nuk ishin ata, që në bregdet dhanë leje pa fund për vila oligarkësh, në vend që të jepin leje për rezorte turistike? Nuk ishin ata që i lëshonin lejet për universitete private si të ishin kioska byrekesh duke e mbjellë vendin me fabrika diplomash?

Nuk ishin ata që dhanë lejet për HEC-e mu në mes të parkut të Valbonës? Nuk ka aty asnjë hero që u ngrit për ti thënë Berishës: Ndal, mbaje dorën.

Mos vallë mendoni ti bindni shqiptarët tju votojnë vetëm për shkakun se këtë të sotmit mund të kene vjedhur më shumë se ju të djeshmit?

Shqiptarët nuk kanë nevojë sot të këmbejnë një të keqe me një të keqe tjetër, që pretendon se është më e vogël. Nuk kanë nevojë për të ricikluar fytyra që mezi i përzunë.

Shqiptarët sot kanë nevojë për alternativa të reja, ide të reja, të guximshme, që të fillojnë të besojnë tek politika, të fillojnë të besojnë se edhe në vendin e tyre jetohet.

Lulzim Basha mund të jetë nën presionin se ka lënë “baballarët e demokracisë” jashtë, por do të ishte mirë që edhe “babai i vërtetë” e shumë të tjerë, të ishin duke shkruar kujtime sot.

3 komente në “Çfarë të reje do të sjellin të vjetrit në PD?”

  1. syri says:

    Kujtimet Z. Kikia por ,nga Burgu!

  2. Zagali says:

    Mire do ishte vertete, qe plaku Mere te ishte duke lozur domino me shoket e tjere qe jan nxier jasht partise. Ai vazhdon te ndyje akoma karrigen ku ulet ne mbledhjet e pd-ke,eshte e turpsheme.

  3. Te vjetrit jane dru i kalbur qe nuk i reziston dot trysnise se kohes se re, a mund te behet nje cati me trare te vjeter ? kurre, vetem do thyhet dhe do na zeri brenda. Ndryshimi vjen nga brezi i ri ideal qe seshte provuar. Hiqni gjene vjeter bashke me ta salihu, luli, spaho, dhe kepushat e tjera si gon duka, mehdihoxh gerdeci, nard fillosofi, dash rakija, dhe disa te tjere qe po pine gjakun e pd-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje