Gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një rrjetin social facebook një video, ku shfaqej një kamion që transportonte lëndë drusore në fshatin Polis të Librazhdit.
Ndryshe nga herët e tjera që informatori i Berishës është Qytetari Dixhital, këtë herë “qytetari dixhital” është dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzon Taulant Ballën si mbështetës të prerësve të pyjeve në atë zonë.
Por për të kuptuar se si është e vërteta u interesuam pranë Bashkisë së Librazhdit, e cila na vuri në dispoicion një kontratë, e cila është lidhur para 10 vitesh nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimtë Ujrave, kohë kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.
Kontrata mban numër protokolli 5480, datë 29.07.2013 dhe lënda është: Kontratë për shfrytëzimin e materialit drusor në këmbë në grupngastrat, pa rrugë autopyjore.
Ankandi thuhet në kontratë është kryer me datë 10.06.2013 “Për shitjen e lëndës drusore në këmbë”. Sipas kontratës e drejta për ndërtimin e rrugës në këmbim të kontratës ka qenë për kompaninë e shfrytëzimit dhe nuk është premtuar nga Taulant Balla siç pretendon Jamarbër Malltezi në videon e postuar në rrjetin social të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Është e kuptueshme që vala e sulmeve të Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe enturazhit të tij ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka të bëjë me prishjen e mimazhit të Ballës, sidomos pas vizitës së tij të fundit në Bundestagun gjerman, ku zhvilloi një sërë takimesh me deputetët e CDU për të lobuar për mbështetjen e Gjermanisë për nisjen e bisedimeve për antërësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Ore po akoma Berisha e ka fajin. Balla dhe Rama 6-vite ne pushtet dhe akoma nuk kan faj per kete gjendje ku eshte vendi, per PPP, hajdutizmat me tendera, njerezit nga syte kembet, shendetsi si mos me keq, rend akoma me keq, drejtesi vetem me ba vet gjyqesi, prodhimet e fshatit hidhen se nuk mund te konkurrojne tregtaret e mbeshtetur nga qeveria, etc, etc.
Je shume i forte o Mero, totalisht Zeri Popullit.