Koreja e Veriut nuk ndalet, lëshon raketa balistike në Detin e Japonisë

2 Tetor 2019, 13:12Bota TEMA

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa drejt Detit Lindor, i njohur ndryshe edhe si Deti i Japonisë, sipas raporteve të agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.

”Raketat janë lëshuar nga një port i Koresë së Veriut”, sipas agjencisë së lajmeve.

Yonhap fillimisht raportoi se raketat balistike ishin me rreze të shkurtër veprimi, pa specifikuar llojin dhe lartësinë maksimale të objekteve të arritura.

“Ushtria jonë po monitoron situatën dhe në rast përsëritjeje do të  mbajmë një qëndrim’’, deklaroi për Yonhap shefi i Shtabit  të Përgjithshëm të ushtrisë koreano-jugure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje