Ka përfunduar në tragjedi arrestimi i dy personave të dyshuar për vjedhjen e një motori në Trieste të Italisë.
Dy vëllezërit e ndaluar për vjedhjen e mjetit motorik janë përleshur me oficerët e policisë në ambientet e Kuesturës dhe i kanë marrë armën njërit prej tyre, dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të oficerëve të tjerë, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht kur një prej të ndaluarve që dyshohet të jetë me probleme psikike i kërkoi njërit prej agjentëve që ta shoqëronte në tualet dhe më pas u përlesh me të dhe i rrëmbeu armën.
Si pasojë e të shtënave 3 efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Pas ngjarjes të dy vëllezërit me origjine domenikane tentuan të largoheshin nga Kuestura, por u ndaluan.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i krerëve më të lartë të shtetit italian që kërkuan zbardhjen e ngjarjes, nxjerrjen e përgjegjësive dhe dënimin e autorëve të këtij krimi të rëndë.
Me habit se si opozita ne Itali nuk kerkon heqjen e ministrit dhe zgjedhje te reja!!!!!!
Condoglianze per le famiglie che hanno perso i loro cari, ma tutto il rifiutò per lo stato xsenofobo ed infame italiano, che gli ambienti delle questure dello stato sono trasformati nei lager del razzismo, del furto, del abuso della legge e della persecuzione nei confronti dei milioni immigranti!