Revolucioni ‘katalanas’: Betonizohen 6 blloqe urbanistike, 60% e rrugëve pa makina

4 Tetor 2019, 20:40Bota TEMA

Në Barcelonë, ​​këmbësorët kanë ndërmarrë një iniciativë ‘hakmarrëse’. Gjashtë blloqe të urbanizimit të tij të famshëm tashmë janë ‘pedonalizuar’, duke çliruar rrugët e brendshme nga makinat në nëntë blloqe.

Në “supe-blloqet”, fëmijët tashmë mund të luajnë të qetë dhe pa problem. Dhe jo vetëm ata: madje edhe të rriturit përfitojnë nga hapësirat e reja duke e gjetur veten në pushimin e drekës në tavolina dhe stola të instaluara nga administrata e drejtuar nga Ada Colau. Aty ku makina dikur zhurmonte, njerëzit tani ecin dhe rriten pemë të reja.

Projekti, i filluar nga rrethi i Poblenou, synon pedonalizimin e 503 super blloqeve, për të çliruar 60% të rrugëve nga veturat e pushtuara tani nga trafiku, gjithashtu duke ulur trafikun motorik në qytet me 21%, si dhe falë promovimit të lëvizshmërisë së butë me biçikletë, me hapjen e 300 kilometrave pistash të reja, dhe së fundmi falë kufizimit të kohës së pritjes në transportin publik në maksimum 5 minuta.

Atmosferë më pak e ndotur

“Automjetet private tani sigurojnë vetëm 20% të udhëtimeve totale në qytet, por ato zënë 60% të rrugëve. Ne duhet t’i ri kthejmë rrugët banorëve”, thotë Janet Sanz, nënkryetar me përgjegjësi për ekologjinë, planifikimin urban dhe lëvizshmërinë dhe një mbështetës i shkëlqyeshëm i projektit, i cili tani ka fituar gjithashtu një mbështetje të fortë nga shkenca mjekësore.

Plani gjithashtu do të rrisë numrin e hapësirave të gjelbërta në një nga qytetet më të dendura në botë, me vetëm 6.6 metra katror hapësirë ​​të gjelbër për banor, krahasuar me 27 në Londër dhe 87 në Amsterdam. Studiuesit llogaritin se rritja e bimësisë do të parandalonte 60 vdekje të parakohshme në vit, ndërsa rritja e aktivitetit fizik do të shtonte dhe 36 raste të tjera. Në total kjo skemë e re mobilizimi do të mund të shpëtojë 667 jetë njerëzore në vit. (Ilsole24ore)

1 komente në “Revolucioni ‘katalanas’: Betonizohen 6 blloqe urbanistike, 60% e rrugëve pa makina”

  1. dudu says:

    ky eshte lajm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje