Dhunohet varri i Mahatma Gandit, vidhet hiri i tij

3 Tetor 2019, 18:37Bota TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur hirin e Mahatma Gandit në atë që do të kishte qenë 150 vjetori i lindjes.

Hiri u rrëmbye nga një memorial në qendër të Indisë ku mbaheshin prej vitit 1948, kohë kjo kur Gandi u vra nga ekstremistët hindu. Hajdutët, gjithashtu shkruan “tradhtar” me bojë jeshile në fotot e liderit të pavarësisë.

Shumë hindu të linjës së fortë e konsiderojnë Gandin si një tradhtar të bashkimit hindu-mysliman. Ndërkohë autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim për këtë ngjarje të rëndë që mund të shkaktojë incidente dhe kërcënim të paqes në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje