Në atë që mund të jetë një kthesë historike, njëri prej liderëve talebanë Qadir Hekmat, paralajmëroi heqjen e burkës për gratë në ato zona të Afganistanit të kontrolluara prej militantëve të dhunshëm të ish regjimit të përmbysur.
Në një të dhënë për gazetën “la Repubblica” në një vend sekret në Kabul, Hekmat tha se “burka mund të mos jetë më e detyrueshme për gratë“.
Perçja qe i mbulon femrat kokë e këmbë, duke lejuar të ekspozohen vetëm sytë, është konsideruar e padiskutueshme në mentalitetin taleban.
Por duket se ndryshimi po mbërrin: talebanët e quajnë të domosdoshme që meshkujt dhe femrat të frekuentojnë shkolla të ndara. Por sa për veshjen, Hekmat ai shpjegoi se “Kurani thotë vetëm që gratë nuk duhet të vishen në mënyrë jomodeste”.
Që do të thotë se për talebanët dhe për shkrimet e shenjta, burka nuk është e detyrueshme, dhe mund të zëvendësohet me hixhabin, i cili është mjaft më i lehtë për tu mbajtur dhe e lejon femrën të tregojë fytyrën.