Rama, kirurgu estetik i oligarkëve

4 Tetor 2019, 14:39Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama mblodhi në pallatin mbretëror “aristokracinë” e biznesit shqiptar në një përpjekje të dëshpëruar për të retushuar imazhin e tyre në publik. Kryeministri pranoi se ata 200 burra dhe gra që i kishin ardhur në sallë, ishin viktima të “frymës agresive kundër gogolit të oligarkut”, të një preceptimi të keq popullor, që kulmon deri në thirrjet për djegjen e bizneseve dhe shkatërrimin e shtëpive të tyre.

Dhe për këtë i ftoi ata që të dhuronin nga paratë e tyre përmes një fondi, që do të rriste solidaritetin me më të varfërit, duke e shndërruar ajkën e kapitalizmit shqiptar në një “lokomotivë morale për shoqërinë”.

Masa që propozoi shefi i qeverisë, në atë monolog ku njerëzit më të pasur të vendit bënin rolin e spektatorit avdall, dhe ai vetë të star-it që vjen me vonesë për të performuar para turmës, ishte që biznesmenët e mëdhenj të dorëzonin 2% të dividentit personal (jo të fitimit të kompanisë) në këtë fond solidariteti që do i vishte fytyrave të tyre një maskë njerëzore. Duhet thënë që në fillim se ajo nismë dhe ai format ishin krejt të pakuptimta. Dhe kjo për disa arsye…

Së pari se perceptimi armiqësor ndaj “figurës së urryer të oligarkut”, nuk ka prekur të gjithë biznesmenët e mëdhenj shqiptarë. Eshtë e vërtetë se në imagjinatën popullore, mund të ngatërrohet  i njomi me të thatin, është e vërtetë se nën sundimin arbitrar të rilindjes po thellohet një kontradiktë që buron prej pabarazisë së skajshme, ajo mes të pasurve dhe të varfërve, por duhet thënë gjithashtu, se pjesa më e madhe e publikut e di se cilët janë mëkatarët e vërtetë: se cilët marrin koncesione dhe PPP multimilionshe, se cilët fitojnë tendera pa garë dhe “gara” ka konkurent, se cilët lobojnë për ndryshimin e ligjeve në favor të tyre, se cilët janë kilentët e përhershëm të cilët majmen vazhdueshëm nga paratë publike.

Në atë sallë kishte edhe plot biznesmenë të ndershëm, që fitojnë me punën dhe djersën e tyre, pa ndihmën e fondeve publike dhe lobimit për lehtësira fiskale. Dhe natyrisht ata nuk mund të detyrohen për të shplarë imazhin e oligarkëve të Ramës, disa prej të cilëve, si për ironi të fatit, as nuk gjendeshin në atë sallë, të organizuar për të bërë makiazhin e tyre.

Së dyti, ti kërkosh bosave të biznesit shqiptar të derdhin në një fond solidariteti të drejtuar dhe kontrolluar prej tyre 2% të dividentit, është një masë qesharake. Edhe sikur të funksionojë, ajo shumë, nuk është asgjë më tepër sesa një piku uji në oqean, për të korrigjuar hendekun mes atyre që kanë dhe atyre që s’kanë. Atë e bën edhe me groteske fakti se nuk ka kaluar as një vit, kur me një ligj antikushtetues të kthyer pas edhe nga presidenti, Rama i fali, po, po, i fali më të pasurve të vendit, 7% të dividentit, jo vetëm për një vit, por edhe me efekt prapaveprues për vitet që patën kaluar.

Së treti, një qeveri e majtë, e cila shqetësohet realisht për thellimin e pabarazive, për thyrejen sociale që rrjedh prej tyre, për kalcifikimin e një sistemi ku të pasurit pasurohen gjithnjë e më shumë dhe pjesa tjetër varfërohet gjithnjë e më tepër, nuk e zgjidh këtë me anë të lëmoshës, as me fondet për rindërtimin e një shtëpie, apo kurimin e një fëmije të sëmurë. Ajo e zgjidh me anë të taksimit.

Tashmë në mbarë botën po pranohet njëzëri se Amerika e pas krizës dramatike të 1929, kur Ruzvelti vendosi të aplikojë deri në 80 % taksim për pasuritë më të mëdha, përjetoi bumin e vet të lavdishëm ekonomik. Po ashtu edhe Europa e pas luftës së dytë botërore, që vendosi të ndërmarrë, politika fiskale të bazuara tek solidariteti, kujton ditët e saj më të arta. Vetëm këto janë masa që mund të rikthejnë kohezionin social të shkatërruar dhe të ringjallin ekonominë e kapur për fyti nga 10 -15 vetë.

Natyrisht, Edi Rama i di këto. Që kur erdhi në pushtet në 2013, ai e bëri një nga refrenet e fushtës së tij, zbutjen e pabarazive, në një vend ku siç i pëlqente të thoshte atëherë, vetëm 5% e shoqërisë kanë sa 95% tjetër. Pikërisht për këtë ai nisi betejën për taksimin progresiv ku ata që fitojnë më shumë, paguajnë më shumë.

Por, me ta ardhur në pushtet ai lundroi në drejtim të kundërt. Ai jo vetëm e thelloi hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, por krijoi një diferencë edhe midis vetë biznemenëve duke veçuar prej tyre një grusht oligarkën që bashkëqëverisin me të. Ai jo vetm që nuk bëri gjë për më të paprivilegjuarit, por do të mbahet mend për thirrjen drejtuar sipërmarësve italianë që të vijnë në Shqipëri se këtu fuqinë puntore mund ta shfrytëzojnë si mish për top, pasi nuk ka as sindikata.

Të gjitha këto politika të denja për një ekstremist ultraliberal i kanë dhënë frytet e tyre. Ato kanë konverguar në atë që Rama e quajti së fundi përpara 200 ‘aristokratëve” të biznesit, si frymën agresive të shoqërisë kundër gogolit të oligarkut.

Dhe këtu ai ka meritën e pamohueshme se di ta masë pulsin e shoqërisë. Ai tregoi se e ka kuptuar se virusi i kësaj fryme po përhapet me shpejtësi. Prandaj zhvilloi dhe tubimin farsë në pallatin mbretëror.

Por, ashtu si shpesh herë, problemi i tij nuk është se s’di të kapë problemet e duhuara, ai është se jep përgjigjet e gabuara. Kështu bëri edhe këtë herë kur veshi përparsen e krirurgut estetik të oligarkëve: në vend që të marrë masa për të zbutur kontradiktën në thellim mes të pasurve dhe të varfërve, ai mbajti një fjalim para biznesit të madh me shpresën për ti transformuar ata nga “djaj”, në lokomotiva morale të shoqërisë. (Lapsi.al)

7 komente në “Rama, kirurgu estetik i oligarkëve”

  1. Kreshniku says:

    O lepurushi i gjyshit.

  2. Doni me per Belulin.. says:

    Sa me i nenshtruar te jete nje popull, aq me te medhej jane hajdutet dhe mashtruesit qe e qeverisin..

  3. Turja says:

    Ke harruar te thuash :Ne pallatin mbreteror qe u be per Hisniun por qe nuk e gezoi sepse ishte si ajo molla e pashme nga jashte e brenda ishte grier nga krimbi Sali se bashku me Peugeotin tend ,gjyshen e shtrenjte !Oligarke nuk jane Ramet por Kapajt or qenush i lepire nga Saliu !Ndaj ju lehesit qe keni shurdhuar njerezit prej mese 28 vite me lehjet tuaja ne sherbim te Saliut po ju vjen fundi i keq e lirari sa vjen e po shtrengohet,ndaj bisha Sali ju ka hedhur ne sulm te gjitheve se koha nuk pret !Shqiperia do te behet kur shporra Juaj te iki njehere e pergjithnje nga skena e opiumit per kete popull dhe e dyta Saliu beri nje gabim shume te trashe duke bere me shkolle te larte pa te mesme te gjithe Market,Gjelmarket,Peket e per pasoje ata nuk mund ti perdori dot per hedhje shtyllash te tensionit te larte ne ere se tashme çeçua ka piçak e ua pret deri ne rrenje e pas ketaj ju s’keni kujt ia fusni siç jini mesuar!Andi Bushat Kapo varka per juaj ka dale ne breg e per pasoje varkarri juaj po ngete ate ne lluce !Ndaj or Andush per ne eshte me interes te shkruash ndonje roman se si gjishja jote hengri Hisnine se bashku me saline qe i hoqi organet pa vdekur ne Parise!Nuk ma merr mendja qe ti te kesh kaluan ndonje traum ne ate kohe per gjishin tend duke te lene me cen ne hemisferen e trurit tend qe leviz si ajo karoca qe i ka ikur nje rrote e vazhdon rugen deri ku te mbrije!Soji jot nuk jeton dot pa mbeshtetjen e Saliut se ndoshta vjen nje dite e i paguan te tera or Andush!

  4. SHKELZENI says:

    TI JE KOMUNISTET SI GJYSHI .
    KE NJE URREJTJE PATHOLLOGJIKE PER RAMEN DO BEHESH ME KANCER O ANDI GHYSHIT ANDI BLLOKUT .
    JE SHUME I VOGEL EDHE SI GAZETARE EDHE SI NJERI

  5. USA says:

    Po ketij andit nuk I ben pershtypje te vetetat Turja per te e rendesishme te lehe per serbin sali mundesisht te shkoje ne varr me shokun sali.

  6. Arturi says:

    O Turja. Shqipërinë nuk do e bëjë vërtet Saliu që ishte mjek e student me nota të shkëlqyera (pavarësisht sa e urrejnë disa) por do t’a bëjë drogmeni piktor që erdhi me xhup lekure e thonj të paprerë nga Franca . Hodhi ca kutia boje nëpër pallate kur ishte kr/ bashkiak, njësoj si Pikaso qëmoti , e ja mbushi mendjen te gjithë shqiptarëve budallenj qe mezi pritën t’a votonin. E sot, si për ironi të fatit, ata që e votuan dalin emigrantë jashtë vendit e kërkojnë azil dhe atje në Shqipëri kanë mbetur dy kategori njerezish : ata oligarkët që përmenden në shkrim dhe ata që shiten për një kothere bukë për komente portaleve si puna jote. Kush ka dinjitet dhe aftësi nuk mund të udhëhiqet nga një qenie më inferiore se vetja vetëm sepse kështu voton shumica e popullit që është inferior. Po ky popull inferior solli dhe mbajti për 45 vjet në pushtet një tjetër qenie inferiore që si për çudi vinte edhe ai nga Franca pasi nuk arriti të mbyllte studimet dhe prishi të gjitha paratë e akorduara nga bursa shtetërore . Fatkeqsisht ky është niveli i popullit dhe kjo s’ka ndryshuar e s’do ndryshojë .

  7. Arber says:

    Gallata ne shume komente ketu eshte se komentuesit qe shajne Bushatin si pinjoll te Kapove perdorin gjuhen me te ashper komuniste, ate te harbuterise, gojendyresise, qenit qe leh aty ku ha e qe i zoti e ndersen me terbim, genjeshtra nga me te pabesueshmet, e denje vetem per komunistet injorante fshatre e barinj.
    Eshte tipike e komunisteve qe nuk merren me cfare shkruhet por me personin, kush eshte ai, kujt i sherben etj, pa dhene asnje mendim apo koment per cfare shkruan. Keta duhet te jene mercenaret e Velise qe shperblehen me suflaqe e patate te skuqura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje