U çmend ‘Venecia’ apo u çmend sërish Ilir Meta?

1 Tetor 2019, 21:36Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Që prej ditës që u bë publik opinioni i Komisionit të Venecias ku qartësisht konstatohej fakti se Ilir Meta kishte shkelur Kushtëtutën me ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve dhe se zgjedhjet që u zhvilluan në 30 qershor ishin plotësisht legjitime, Presidenti është bërë më agresiv se kurrë duke sulmuar Komisionin si të shitur e të blerë nga një palë apo nga nje tjetër.

Natyrisht që kjo është një sjellje e një njeriu në hall, i cili pasi u zotua përballë Çim Pekës se nëse Venecia do thoshte se ai ka shkelur Kushtetutën do dorëhiqej, nga zyra e tij e shtypit dhe po në portalin e famshëm të Cimit dhe jo vetëm, ka nisur një sulm ndaj ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë të Komisionit të Venecias.

Por, Ilir Meta që sot sulmon Venecian, në fakt ka patur një qëndrim krejt tjetër ndaj këtij institucioni, përpara se të gjendej në hallin që është tani.

Ilir Meta e ka cilësuar vazhdimisht Komisionin e Venecias si ‘institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Evropë për çështjet e së drejtës kushtetuese.’

Jo më larg se në 3 korrik të këtij viti, teksa fliste për reformën në drejtësi, meta do të shprehej se : ”Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Evropë për çështjet e së drejtës kushtetuese”.

Për ta vazhduar në 22 korrik të po këtij viti, ku shprehej me superlativa se ‘Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces. I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika. ”

Por jo vetëm kaq. Ilir Meta që në 12 Mars 2016 është shprehur entuziast dhe ka dhënë nota maksimale për Venecian. Një ditë pas miratimit të draftit final të reformës në drejtësi, asokohe si kreu i Kuvendit Ilir Meta pati konfirmuar në një dalje të posaçme për mediat se Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

“LSI ka vetëm një plan të votojë reformën në drejtësi. LSI është shprehur se gjykatësi suprem është Venecia dhe askush tjetër”.

Pyetjes nëse LSI-ja do të miratojë reformën pa Partinë Demokratike, Meta iu përgjigj: “LSI-ja ka vetëm në plan që të votojë reformën në drejtësi. LSI-ja e ka thënë e para se standardi është vetëm Komisioni i Venecias. Ajo e ka gjykuar me thellësi draftin e reformës, pra ka qenë e ndërgjegjshme për një klimë politike jo shumë bashkëpunuese, kështu që nuk ka asnjë plan tjetër, përveçse të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, shprehej Meta.

Në fakt ka edhe plot deklarata të tjera të Ilir Metës që janë lavde për Venecian, por sapo ky komision dha një opinion të tijin që thoshte se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe se zgjedhjet e 30 qershorit ishin tërësisht legjitime, ai u bë bishë dhe e shpalli atë institucion të blerë nga Soros e të tjera përralla shqiptare si këto.

E megjithatë, ”Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën e zgjedhjet e 30 qershorit ishin legjitime”, shkruan Venecia…

5 komente në “U çmend ‘Venecia’ apo u çmend sërish Ilir Meta?”

  1. Sit back and relaks■●eyr▪%^* says:

    Cilen pjese te kushtetutes ka shkelur o Artisti Artistit qe te paska dale gjumi me vonese? Te tejkalosh e te shkelesh jane dy gjera te ndryshme, Nuk mund te shkelesh dicka qe nuk ekziston. Pallavesh.

    1. katarakti says:

      73. In conclusion, even if the President may have pursued a legitimate aim neither the Constitution nor the Electoral Code establishes any general power for the President to cancel elections and to set a new date.

      Strasbourg, 29 September 2019 Opinion No. 959 / 2019 CDL(2019)027* Or. Engl. EUROPEAN COMMISSION FOR DEMOCRACY THROUGH LAW (VENICE COMMISSION) ALBANIA DRAFT OPINION ON THE POWERS OF THE PRESIDENT TO SET THE DATES OF ELECTION.

  2. Guri says:

    Eshte cmendur Venecia, kane pire te gjith hashash

  3. Bureto says:

    @Sit back, etc, etc! Cila nuk na ekzistoka, Kushtetuta? 30 qershori, si datë zgjedhjesh? Që presidenti bëhet palë në lojrat politike, për më tepër pjesë e opozitës që kërkonte për hallet e veta, destabilizimin e vendit?! Atë stabilitet që Presidenti i Republikës, e ka detyrën nr. 1 kushtetuese ta mbrojë?! Kaq shumë e vështirë është xhanëm për të pranuar ca të vërteta, edhe kur ato bëjnë muuuu…! Çudi, vërtet çudi, për ca!

  4. bezati says:

    Ne thelb asnje nuk e kap insterpretimin qe i bene Kom.i Venecias kapercimeve kushtetuese qe ka bere Ilir Meta!Qe te shkelesh kushtetuten duhet te kesh shkelur nenet e saj!Ndaj po te lexosh me vemendje pergjigjien e keij Komisioni ai me mjeshterine juridiksionale ka deklaruar me elegance qe soji i Metes(flas per juristet e tij)bene sikur nuk e kupton qe Meta jo vetem qe ka shperfillur kompetencat por ka krijuar edhe nje preçedent te rrezikshem duke çuar njerezit ne perplasje te skajeshme!Pra mos qendroni nese ka shkelur apo jo kushteteuten Toto Likja por analizoni kapercimin qe i ka bere asja duke dale fare nga kompetencat e tij qe bazohen ne Kushtetute!Ndaj ai duhet te gjykohet por jo nga Ulsinjet qe diten qe u blodh komisioni per te degjuar Toto Liken ,Ulsiu nuk kishte vend ne ndenjesen e tij se mund te ishte shtrire edhe barkas ne dysheme ate dite nga gezimi i shkelqesise !Ajo qe ka bere ai eshte e lagu se lagu,ai duhet te pergjigjet per “bllokun me misitrin e tij ” ,te pronave te pafunda qe disponon ,per 21 Janarin si pergjegjes kryesor i masakres qe beri kryekrimi Berishe,per 12 banjot e maceve ku ne to fus edhe vete ate dhe Moniken,te bineseve qe dihet nga te gjithe qe te gjitha lojrat e fatit i komandonte koka e tij!Ndaj mos u merrni me e lagu se lagu por gjijini burimet se ku ka fshehur miliona Eurot e qe postin e Presidentit e ka shfrytezyar per te bere takime te fshehta me mbreteri ofshore duke bere te mundur garantimin e pasurise maramendese te tij e familjes se tij!Gjate ceremonise mortore te ish presidentit Francez Jak Shirak po te vini re Kryeministri u takua per disa sekonda me princin e Monakos!Mos valle ai ka qene i interesuar per ti thene diçka ne “vesh” kryeminsitrit ,per klientin e bankave ofshore qe gjenden ne Monako!!!!!! Dhe pernjehere do tju kujtohen vargjet e D.Agollit por te pershtatura;Ku ti kerkoj rrenjet e tua Ilir?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje