Nga Alfred Peza
Në politikë ka një aksiomë të njohur: Nuk është e rëndësishme se çfarë flitet për ty, e rëndësishme është që të flitet për ty! Në fillim të turbullon pak, por keni parë ju që me kalimin e kohës, nis e të shijon?! Sepse të jep shpesh, një ndjenjë të parrëfyer argëtimi.
Një rubrikë humori që ka lindur në mediat shqiptare, përpara se të lindin portalet, kishte shkruar: E pandodhshme/ Fred Peza bën zbulimin më të madh në botë: Da Vinçi ka vjedhur “Darkën e Fundit” në Kishën e Balldresë.
As humori i “hanit” të bulevardit dhe as fjala “kopjoi” e vendosur në thonjëza, nuk i kishte penguar mediat e listës së përsheshit të Likes, që të hynin në një garë shumë serioze, për ta postuar atë si zbulimin më serioz të shekullit.
Kjo i kishte turbulluar pak edhe kolegët gazetarë të veriut, të cilët pas postimit tim për afreskun “Darka e Fundit” të Kishës së Shën Premtes në Balldre të Lezhës, vrapuan që të ripublikonin linqet e kronikave dhe shkrimeve të përgatitura prej tyre me këtë temë, për 30 vjet me radhë.
Si mund të ketë fuqi njeriu pas kësaj, që tia shpjegojë përsheshngrënësve të mjerë, se “Darka e Fundit” nuk është patenta e një zbulimi shkencor, por një motiv Biblik, që ka frymëzuar qindra artistë për vepra në çdo gjini, për dy mijë vjet me radhë?! Vepra këto të krijuara e shpërndara anekënd globit, e jo vetëm në Shqipëri e Itali?
E vetmja gjë që mund të bësh në të tilla raste, është të gjesh ngushëllim tek shprehja që thotë se e vërteta kalon nëpër tri faza: Në fillim, e sulmojnë duke e paraqitur si marrëzi. Më pas e pranojnë se ndoshta është e saktë por.., e parëndësishme. E në fund, pasi e pranojnë marrëzinë e tyre, kacafyten për të të marë autorsinë e saj.
Ajo që të mëson tjetër politika është se nuk ka asgjë rastësisht! Ndaj, mos kujtoni se e kanë bërë nga padija. Pas një shkrimi “për zoologjinë dhe botanikën politike të Likes”, sigurisht që e prisja goditjen e radhës poshtë brezit.
Por ajo që nuk e prisja ishte që portat e kopshteve zoologjik e botanik të medias, të hapeshin të dyja njëkohësisht.
Fredo mos ia fut kot! Se ben ate figuren e keqe te atij qe lan kaken me shurre.
Ti je profwsionist i fjales. E pikerisht per kete, duje e ditur se je dhe figure publike, duget t i masesh ato. Nuk je halla ime e sklerotizuar qe rri rri e ia fut nje budallallek. Po ajo fundja ne pension eshte. Kurse me ty ndryshon puna. Ti pretendon t u mbushesh mendjen shqiptareve, t i bindesh ata te bejne si i udhezon ti. Dhe kjo gje kerkon mençuri jo abuzim e manipulim.
Ato thonjezat e tua nuk ndryshojne shume situaten. Mund te shkruahe shume mire qe shqiptaret kishin nje oaraqitje grafije te darkes se fundit me te hershme se piktura e Da Vinçit. E askush nuk do protestonte. (Nuk diskutojme ketu vlerat artistike te kesaj ikone te stilit bizantin krejt e rebdomte dhe e tejkaluar per kohen kur u krijua, duke pasur parasysh se eshte kishe katolike dhe jo ortodokse dhe se ne kishat katolike kishte mese nje shekull qe ishte nderruar forma dhe stili i artit te shenjte)
Puna eshte se shqiptaret jane innorante ne hiatori. Dhe kam bindje te patundur se ata qe kane lexuar postin tend, me ate injorance e vetemburrje qe kane i marrin te mireqeba keto hip manipulime qe ti ben me vetedihe.
Per me teper kur nje nga 5 parimet baze te gazetarise eshte Saktesia.
Atehere duhet ta ndash mendjen. Shkruan si gazetar apo si politikan. Ne rastin e pare duhet te jesh i sakte. Ne rastin e dyte mund t ia lejosh vetes edhe demagogjine e retoriken. Po nuk duhet te ankohesh e te qash pse te tjeret gajasen me ty.
Jkane dhe ata te drehten e manipulimit gjuhesor dhe te figurave letrare si puna jpte. Se nuk jane prone vetem e Ps dhe Rames keto.
Nuk do kisha shkruajtur fare po vetem ne 2 dite m u shpif nga gomarlleqet qe shkruani ju analiste a editorialiste a opinioniste a publiciste siç e konsiderini veten.
Tan Hila shkruante ne nje artikull Dystropia, fjale qe nuk ekziston ne asnje gjuhe te botes. Pastaj pardje shjruante per banoret e Tokes qe jane 7 miliarde humanoide, duke ia futur krejt kot e duje mos pasur fare idene e kuptimit te fhales humanoid.
And Bushati shkruante per perfundime optimale (o zot i madh) sipas modelit beji dy fjale bashke e futja.
Ju shkruani keshtu pa pike pergjegjesie pazi i dini shqiptaret me injorante se veten tuaj apo ne te drobitur.e harroni ate sentencen tjetet biblike: kush vret me shpate e ha nga shpata. Kush gabon me fjale do duroje llafet e dynjase. Se do ndodhi nemos nhe here, njehere qe te tjeret tamarrin mundimin t ju thone sa para vleni realisht. E ne vend qe te mbyllni gojen ua vini prape fajin te tjereve qe s i kuptojne dot broçkullat tuaja. Ju. Uk ju.mungon vetem profesionaluzmi. Ju mungon se pari dinjiteti
Ja kaqe