Propozimet e opozitës, një çarje e re me ndërkombëtarët?

2 Tetor 2019, 14:22Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Presionit ndërkombëtar për tu bërë pjesë e miratimit të reformës zgjedhore, Lulëzim Basha i është përgjigjur me një seri kushtesh, parimisht tejet të drejta, por praktikisht të parealizueshme. Në platformën e paraqitur sot nga opozita renditeshin një sërë pikash, të cilat Edi Rama, jo vetëm nuk do, por as nuk ka mundësi ti realizojë. Nëse do ti vihej një titull draftit që publikuar, ai mund të qe: “Nuk ka reformë, me Ramën kryeministër”.

Ashtu sikurse Lapsi.al e ka shpjeguar (lexo poshtë) aty nuk gjenden vetëm kushte formale si psh: mosralizimi i kësaj reforme nga një parlament i dalë nga vota e vjedhur, mosmiratimi i saj në kuvend, por me referendum etj.

Aty, e frymëzuar nga raporti i fundit i OSBE-ODHIR-it, që vizatonte një shtet të kapur nga një parti dhe një njeri i vetëm, opozita kërkonte, as më pak e as më shumë, përmbysjen e kësaj piramide. Ajo me të drejtë thekson se është qesharake të duash të bësh një reformë të re pa dhënë shembullin e dënimit të atyre që kanë grabitur zgjedhjet, pa depolitizuar administratën e kapur nga rilindasit, pa e bërë këtë me një KQZ, kamikaze e kështu me radhë.

Po le të shqyrtojmë sa për ilustrim vetëm njërin nga kushtet. Që të sigurohet drejtësi për hajdutët e votave duhet që në krye të prokurorisë të mos jenë profile të ngjashme me Arta Markun e Donika Prelën. Duhet që gjykatës të mos jenë ata që i tremben një vettingu selektiv. Duhet të shkojnë pas hekurave njerëz shumë të afërt me Ramën dhe që kanë vepruar për llogari të tij. Duhet riparë, pra, gjithçka është ngritur deri më tani në institucionin e akuzës dhe mënyra si është devijuar reforma në drejtësi në sajë të trysnisë politike.

A është e mundur kjo?

A janë të aftë, a kanë nerva, besim, vullnet dhe shpresë, ata ndërkombëtarë që po e yshtin PD-në dhe aleatët të miratojnë reformën zgjedhore, ti hyjnë gjithë këtij qilizmi të shtetit të kapur shqiptar?

Askush nuk mund të vërë këtu një bast pozitiv. Opinioni i përgjithshëm është se ata duan një zgjidhje sa për sy e faqe, një reformë zgjedhore të përmirësuar, për ti thënë OSBE, bundestagut, Palmerit se një nga kërkesat u realizua. Ata, as nuk e ëndërrojnë, as nuk e bëjnë dot, një shkallmim të strukturës kriminale që ka kapur pushtetin, pa të cilën reforma zgjedhore do të rrezultonte një shaka pa kripë. Ata nuk kanë as aq fuqi dhe as aq vullnet sa të zhbëjnë gjithçka Edi Rama ka ndërtuar në gjashtë vite dhe ç’ka trashëguar nga më parë.

Pikërishtë këtu qëndron kontradikta e tyre me platformën që PD propozoi sot: Opozita, në letër, kërkon një transformim të madh, ndërkombëtarët, në praktikë, një arrnim të vogël.

Në këtë kuptim, kushtet e sotme të PD dhe aleatëve, sado logjike dhe parimore qofshin, rrezikojnë të hapin një konflikt të ri me diplomatët burokratë dhe ambasadorët e Tiranës. Sepse në thelb ato lexohen si një “Jo” ndaj kërkesës formale për tu ulur në tryezën e reformës. Dhe ky rrefuzim i butë, ky pranim për tu ulur në tryezë me kushte të pamundura, riskon të thellojë hendekun mes tyre.

Nuk do të ishte çudi, që pas kësaj të kërkohej rruga më e lehtë. Rama ta bënte reformën me opozitën e re, ta miratonte atë në parlement me bekim ndërkombëtar, Bundestagut ti thuhej: kushti u përmbush e të gjithë të shpërndaheshin të lumtur dhe të kënaqur. Opozita do të linte edhe njëherë imazhin e humbses. Para saj do të shtrohej dilema e madhe nëse mund të marë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në kornizën e një reforme nga e cila e kanë përjashtuar.

Por, me sa duket me rrugën që kanë zgjedhur, Basha as aleatët e tij nuk kanë zgjidhje tjetër. Ata edhe njëherë po e vënë veten mes dilemës, të bëhen fasadë, apo ta lënë të keqen të precipitojë në fund. Versionin e parë e kanë të testuar, i dyti ende mbetet mister. (Lapsi.al)

7 komente në “Propozimet e opozitës, një çarje e re me ndërkombëtarët?”

  1. Une,Lubonja says:

    Pyetja eshte : a eshte Bushati Bipolar, gay, impotent me keto qe shkruan? Nuk kane kuptim! A nuk eshte Andi qe keshillonte lenien e mandateve? “Analiza” te tilla jane mediokrtet!

    1. I.Hoti says:

      MOS se i fyen Homot.. Bushati eshte nje maskara ne gene! eshte trashigimtare i shkaterruesve te shoqerise civilizuese,ehste nje hibruid i shemtuar i njeriut pa tru,i hutuar terbuar shkaterruarpa shprese i Humbur. Keni pare a degjuar gomare ‘duke ngordhur’!……Mos ja vini re qelbesires se ngordhur!

  2. mali says:

    plehre. anal-ist!
    mjere ti o bushterat cfare helmi te kane dhene qe flet me kete gjuhe.
    mjere hysniu cfare heq atje ku eshte, kur shikon nipin te behet jashteqitje e lulit, dhe saliserbit.

  3. shqip says:

    Bere ç’bere , mi hengre tre minuta kohe o nipçja i kuq . Ne fakt nuk e lexova te gjithe artikullin . Se qe ne momentin kur thua ; nderkombtaret duan nje reforme sa per sy e faqe , ndersa Basha do ti hyje me qi-lizem , lere thashe . Dhe bera gjene e duhur . Ando o Ando ! E dime qe keni alergji nga nderkombtaret , sidomos kur jane nga perendimi . Edhe gjyshi kishte alergji , madje i quante “armiq” . Sa mund te behet Rusia demokratike , aq mund te beheni dhe ju qe vegjetoni ne oborrin e Sali kafsherorit . Fale zotit , me ne fund nuk u a japin me voten , edhe me para ne dore ta kerkoje , Lyli bashke me idiotet qe mban perreth . Perfshi dhe kazanin e Kadrinjve . Po te “forte” dolet o kazanxhinj . Edhe derri do ish merzitur se jetuari si pervers e me te shara .

    1. Ana says:

      Ahahaha ja ke qendisur!
      Nejse, Andi e di shume mire qe PD, sikurse me Kushtetuten në 1998, do beje sikur nuk do (dhe do e pranoje nen ze). Por Andi merr leket per keto brockulla qe shkruan sepse ka ende disa budallenj qe lexojne Lapsin. Pra ‘fortesia’ e tij prej derri e ka burimin tek interesi ekonomik. Hajt mo, do e haje dhe Andi nje çapë buke

  4. Jimi says:

    Qe ne kohen e Ali Pash Tepelenes bushatllinjte e Shkodres ishin ata qe e sabotuan bashkimin e pashalleqeve shqiptare ne lufte kunder Anadollit. Sot s’ka sesi qe ky bushatlliu i vogel te mos i ngjaje nje cike atij bushatlliut te “madh” te kohes se Aliut! Pas renies se komunizmit, te gjithe shqiptaret jane udhehequr nga deviza “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa”! Me demek edhe shqiptaret te behen bashke me Europen. Por per cudi, sot ky bushatlliu “i madhe” i epokes komuniste, sternip i bushatlliut te madh te Anadollit, po i ben thirrje mbare europianeve, qe te udhehiqen nga deviza “Ta bejme gjithe Europen si Shqiperia”!? Ne nje fare menyre ky i vogli i bushatllinjve, ka nje fare te drejte, se po u ben edhe europianet si shqiptaret, kemi nje unifikim, bashkim quhet! Keshtu qe ky prandaj edhe i jep te drejte Lulit qe t’mos luaj nga “istikami”! Shkon mali tek Muhameti dhe jo Muhameti tek mali!

  5. h says:

    Mos i ndyni shba,evropen dhe komisjonin e venecjas me gojet tuaja te ndyra
    si halet e trenit ne bangladesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje